Connect with us

Lajme nga vendi

Kalendari i imunizimit/ Demiri: Qytetarët t`i marrin vaksinat e nevojshme!

Published

on

Kalendari për imunizimin e rregullt është përditësuar me vaksinën nëntëvalente HPV-Gardasil 9, e cila pas një muaji do të jetë në pikat e vaksinimit. Krahas faktit që po kalojmë nga një vaksinë katërvalente në një vaksinë nëntëvalente për HPV-në, risia e këtij viti është se do të jetë e disponueshme edhe për djemtë, deklaroi sot në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë , Ilir Demiri. Ai theksoi se kjo vaksinë do të ofrojë parandalim më të mirë të infeksioneve nga virusi papilloma humane (HPV), lezionet prekanceroze, si kanceri i qafës së mitrës. Ministri Demiri, apeloi deri tek qytetarët që të pranojnë të gjitha vaksinat enevojshme, sepse siç tha, më mirë të bëhet parandalim, se sa kurim.Duke folur për vaksinimin, Demiri tha se planifikon të kërkojë ndryshime ligjore të cilat do të ndalonin regjistrimin në shkoll të fëmijëve të pavaksinuar.

“Megjithatë, nuk ka ligj që do të sanksiononte prindërit, të cilët nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre. Këtu është kontradikta. 09:32 Prandaj, shfrytëzoj çdo mundësi që kam që t’u bëj thirrje që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Shpresoj që pas zgjedhjeve do të përgatitit ndonjë kornizë ligjore që do të mundësojë sanksionimin e prindërvëe që nuk vaksinojnë fëmijët”, tha Ilir Demiri.

Lajme nga vendi

Një emigrante nga Kina ka vdekur, ndërsa 7 emigrantë të tjerë janë lënduar në një aksident me kamion në Maqedoni

Published

on

Një kamion me targa të Serbisë u përmbys sot në mëngjes në rrugën Valandovë–Dojran, ku si pasojë një emigrante nga Kina humbi jetën, ndërsa shtatë të tjerë u lënduan, njofton Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Strumicë, përcjell TV21.

“Sot rreth orës 04:20, kamioni doli nga rruga dhe u përmbys në rrugën Valandovë–Dojran. Nga lëndimet e marra në aksident, ka ndërruar jetë një emigrante nga Kina”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion. Shtatë migrante të tjerë nga Kina kanë marrë lëndime trupore, pasi dyshohet se kishin hyrë në rimorkion e kamionit pa dijeninë e shoferit.

“Shoferi S.M. është ndaluar në spitalin e Gjevgjelisë për t’i dhënë ndihmë mjekësore”, bëjnë me dije nga SPB Strumicë.

Zjarrfikësit e Strumicës raportojnë se sot rreth orës 08:00 morën pjesë në një aksion për nxjerrjen e personave nga automjeti i përmbysur.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai: Akrobacionet e Selës nuk përbëjnë befasi

Published

on

Akrobacionet e Ziadin Selës nuk përbëjnë më asnjë befasi.

Ajo që po shohim është thjesht kapitulli i fundit i një rruge të nisur mbrapsht që në fillim. Rrugë të cilën e hapi vetë Ziadin Sela, dhe e shtroi Arben Taravari.

Të dy zgjodhën t’i shërbejnë agjendës së Ali Ahmetit, duke harruar një të vërtetë historike: votuesi i Aleancës është antipodi i BDI-së dhe kurrë, për asnjë çmim, nuk pranon të bëhet patericë e saj.

Sot nuk ka më dilema. Kur tradhton parimet, strukturat dhe votën anti-BDI për t’u bërë pjesë e planeve të Ahmetit e të Grubit, fundi është i pashmangshëm: saltoja morale bëhet mortale, dhe të mbaron karriera politike.

Para vetëm dy vitesh, votuesi i Aleancës mori një vendim të qartë si kristali: JO me Ahmetin, JO me Grubin.

Advertisement

Këtë e dinin shumë mirë si Taravari, ashtu edhe Sela. Megjithatë, ata tentuan ta merrnin atë votues me vete, ta mashtronin, t’ia thyenin dinjitetin.

Por votuesi i Aleancës nuk është plaçkë që kontrabandohet sipas qejfit të dikujt. Ata dështuan sepse votuesi ynë nuk nënshtrohet kurrë.

PO-ja për VLEN-in mori 107 mijë vota dhe më pas, 10 komuna. Ne nuk devijuam asnjë milimetër. Ne ruajtëm atë që është më e çmuar: besimin e njerëzve që duan ndryshimin dhe që refuzojnë me kokëfortësi kthimin te e vjetra, te modeli kriminal i BDI-së.

Dera e Aleancës mbetet e hapur. E hapur për të gjithë ata që u lënduan, e hapur për ata që u mashtruan dhe që sot ndjehen të tradhtuar, e hapur për ata që besuan, që duruan dhe që kurrë nuk e ulën kokën, edhe kur të tjerët tentuan t’i thyenin.

Ne ecim drejt. Ne ecim fort. Dhe kjo rrugë nuk ka kthim.

Advertisement

*Status facebook’u i zëvendëskryeministrit Arben Fetai

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN pas largimit të ASH-së: AKI si koalicion pa kauzë tanimë po shpërbëhet!

Published

on

Koalicioni AKI, i ndërtuar pa kauzë, pa vizion dhe pa orientim të qartë politik, po hyn në fazën e shpërbërjes së pashmangshme. Ajo që ndodhi dje me largimin e ASH-së së Ziadin Selës dhe largimi i Krenar Llogës nga ky koalicion tregojnë qartë krizën e thellë të brendshme, mungesën e kohezionit dhe dështimin për të ndërtuar një ofertë politike të qëndrueshme, thonë nga VLEN.

“Moskordinimi i tyre i vazhdueshëm është bërë tashmë model i dështimitjo vetëm që nuk arrijnë të formësojnë një drejtim të përbashkët, por çdo ditë dëshmojnë se ky koalicion ka funksionuar vetëm si strehë e interesave të ngushta personale, jo si projekt politik për shqiptarët.

VLEN mbetet forca e vetme e konsoliduar, me program, me vizion dhe me strukturë të qartë shtetndërtuese. Ndërsa AKI po shpërbëhet pjesë-pjesë, qytetarët dhe figura të rëndësishme politike po rikthehen aty ku gjendet stabiliteti, serioziteti dhe perspektiva e vërtetë.

VLEN do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi dhe transparencë, duke mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe duke ndërtuar një të ardhme të sigurt për qytetarët, ndërsa të tjerët merren me shpërndarjen e një koalicioni që asnjëherë nuk e pati një kauzë të vetën”, thonë nga VLEN.

Continue Reading

Më të lexuarat