Connect with us

Lajme nga vendi

Sindikata e postave kërkon sistematizim të ri

Published

on

Posta e Maqedonisë në prag të egzistencës. Kreu i sindikatës Boro Veligdenov në një konferencë për media para Qeverisë, tha se mbi 2 000 vende pune janë në pyetje. Veligdenov thotë se Sindikata do ta përgatisë sistematizimin dhe do t’ia dorëzojë qeverisë së ardhshme, duke insistuar që qeveria ta shqyrtojë urgjentisht si një zgjidhje fillestare për situatën e Postës.

Boro Veligdenov, Kreu i Sindikatës

“Të gjitha anomalitë dhe problemet në operim do të tejkalohen me sistematizim dhe do të pozicionohemi në treg,  gjegjësisht do t’ua kthejmë qytetarëve Postën e Maqedonisë me dërgesa të rregullta dhe me kohë të dërgesave. Ka punëtorë që nuk vijnë në punë, ka punëtorë që vijnë dhe nuk e dinë se çfarë janë punët e tyre, prandaj ky sistematizim i ri është – për të nxitur produktivitetin në punë, dhe me këtë do të rrisim të ardhurat dhe do të jemi në gjendje të funksionojnë në mënyrë të pavarur si kompani”.

Kreu i sindikatës, theksoi se tashmë janë duke u konsultuar me anëtarësinë për organizimin e një proteste të re dhe fillimin e procedurës së grevës, meqënëse nuk kanë marrë përgjigje për kërkesat për takim me Bordin Drejtues dhe Qeverinë pas protestës së muajit të kaluar.

Ai në ndërkohë thotë se kushtet janë jashtëzakonisht të rënda dhe se gjendja financiare është alarmante.  “Si punonjës jemi të shqetësuar për vonesat e pagave. Dje kemi marrë rrogë, por kemi mbi 200 postierë të papaguar”,  shtoi Veligdenov.

Advertisement

Ai thotë se është e rëndësishme të mos vazhdohet me politikën e keqe kadrovike partiake që ka vite e vite dhe e ka sjellë Postën e Maqedonisë në prag të mbijetesës. Problemi kyç, sipas tij, është pikërisht sistemi.

Mbi të gjitha, Veligdenov thekson se qëllimi është përgaditja e një sistematizimi të ri sipas nevojave të kompanisë dhe tregut, dhe vëmendja e madhe në procesin teknologjik dhe përpunimin e dërgesave. /SHENJA/

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat