Lajme nga vendi
Taravari: Do të ndërmarr hapa konkret për zgjidhjen e rasteve të montuara
Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, është zotuar se nëse fiton garën presidenciale, nga pozita e kryetarit të shtetit, do të ndërmerr hapa konkret për zgjidhjen e rasteve të montuara politike dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Këtë javë, janë bërë 12 vjet nga montimi i rastit Monstra në lidhje me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. Për këtë vepër të fabrikuar nga strukturat parapolitike, pesë shqiptarë të pafajshëm janë dënuar me burgim të përjetshëm ose me dënim maksimal. Nga ana e pushtetit, ky përvjetor u trajtua si të gjithë të tjerët: me heshtjen që e karakterizon faji.
Monstra, Sopoti, Brodeci, Alfa, Lagja e Trimave dhe të tjera, janë që të gjitha emra që na e kujtojnë një plagë të hapur në shoqërinë tonë, atë të drejtësisë selektive që e shtyp shqiptarin. Ky sistem i padrejtësisë e ka bërë shqiptarin mish për top, për të qeruar hesape politike apo për të shtyrë përpara agjenda shoviniste saherë që dikujt i rrezikohet pushteti.
Drejtësia selektive në rastet e montuara politike por edhe pandëshkueshmëria në rritje pas ndryshimit të Kodit Penal, na kanë sjellur në një gjendje ku vetëm 2% e qytetarëve i besojnë drejtësisë.
Unë si President i Republikës, do të ndërmarr hapa konkret për zgjidhjen e rasteve të montuara politike dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Me koalicionin VLEN, do të kemi si top prioritet ngritjen e një gjyqësori të pavarur, efektiv dhe të drejtë, ku askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe askush nuk do të shtypet për shkak të përkatësisë kombëtare.
VLEN zotohet për krijimin e një trupe të përkohshme ekspertësh perëndimorë, kryesisht nga vendet evropiane, që do të integrohen në këshillat prokuroriale e gjyqësore të Maqedonisë së Veriut për një mandat gjashtëvjeçar. Kjo trupë do të monitorojnë punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendas. Por ata do të kontribuojnë edhe vetë si gjyqtarë e prokurorë.
Do të shtyjmë përpara ligjin për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe do të reformojmë në tërësi sistemin për zgjedhjen, avancimin, disiplinimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.
Pas plebishit popullor të 24 prillit dhe 8 majit, në sistemin tonë të drejtësisë, nuk do të ketë më vend për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe me mendësi jugosllave.
VLEN do të bëjë evropianizimin e sistemit të drejtësisë, si kusht i domosdoshëm për të ndalur epideminë e korrupsionit dhe drejtësinë selektive. Ne mund të bëhemi vend anëtar i BE-së vetëm atëherë kur Gjykata e Tetovës dhe e Shkupit të jenë po aq të besueshme sa Gjykata e Berlinit apo Bonnit. Rrugë tjetër nuk ka.
Me ardhjen e VLEN në pushtet, të gjitha viktimat e rasteve të montuara do të lirohen dhe do të dëmshpërblehen.
Ndryshimi ka nisur dhe nuk ka të ndalur. Drejtësia VLEN sepse ajo është parakusht për shoqëri inkluzive, për demokracinë dhe për zhvillimin ekonomik.
Tani po ia kaloj fjalën z. Sabri Aziri, familjar i Haki Azirit dhe Fejzi Aziri, dy nga shqiptarët e dënuar padrejtësisht me 9 dhe 15 vjet burg në rastin Monstra.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni1 month agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

