Lajme nga vendi
Kasami nga Gostivari: BDI me polici kërcënojnë qytetarët – burgu është për kriminel, aty do të përfundojnë!
Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në tubimin qendror të koalicionit VLEN në Gostivar ka deklaruar se qytetarët nuk do ta harronë asnjëherë keqqeverisjen 22 vjeçare të BDI-së. Më tej Kasami ka thënë se ata po e ndjejnë humbjen e pushtetit dhe për atë arsye jane tërbuar.
“22 vjeçarin e keqqeverisjes nuk do ta harrojmë asnjëherë, sepse drejtësia duhet të veprojë. Drejtësia duhet të hetojë dhe dënojë inkriminimet pushtetare në institucionet qeveritare. Për shkak të krimeve që kanë bërë, tani që e ndjejnë se e humbin pushtetin, ata janë tërbuar. Nga njëra anë çdo ministër dhe drejtor i tyre bën presion ndaj qytetarëve. E nga ana tjetër, i keqpërdorin policët duke i detyruar që të marrin pjesë nëpër tubime të BDI-së, të mbjellin frikë tek qytetarët, të kërcënojnë qytetarët nëpër telefona, vetëm për ti bindur të votojnë për BDI-në. Por u dërgoj të fala nga këtu, se nuk u trembemi, siç nuk u jemi trembur regjimit të Millosheviqit, nuk i trembemi as piunëve të Vuçiqit. Por iu them nga këtu, se duhet ta dinë se 8 maji është afër, e se do të përgjigjen për çdo veprim anti ligjor dhe kundër qytetarëve. Burgu është edhe për burra, por edhe për kriminelë. Krimi nuk bën pa u ndëshkuar e dënuar, sepse në të kundërtën përsëritet. Ashtu dhe duhet të veprojë shteti i së drejtës, që është njëra ndër pikat tona të forta programore”, deklaroi Kasami.
Lajme nga vendi
FORUMI RINOR I BDI-së: TË DORËHIQET MINISTRI SHASIVARI!
Forumi Rinor i BDI-së, para Ministrisë së Drejtësisë, kanë shprehur revoltën ndaj deklaratës së djeshme të Ministrit të Drejtësisë lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tyre, një deklaratë e tillë, nga një ministër që duhet të jetë garant i sundimit të ligjit dhe i respektimit të drejtësisë, është e papranueshme dhe shqetësuese. Forumi Rinor i BDI-së, kërkon që Ministri Jeton Shasivari ta tërheq këtë deklaratë dhe të dorëhiqet.
YLLI PAÇUKU – BDI – E para, kërkojmë nga Ministri i Drejtësisë që menjëherë ta tërheqë deklaratën e tij dhe të kërkojë publikisht falje për qëndrimin e shprehur.
E dyta, kërkojmë nga krerët e VLEN-it, të cilët e kanë sjellë këtë ministër në këtë detyrë, një distancim të qartë, publik dhe pa ekuivok nga deklarata e tij. Heshtja përballë një deklarate të tillë nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si pajtim me të.
E treta, duke pasur parasysh peshën e funksionit që ushtron dhe papërgjegjshmërinë e treguar në deklarimin e tij, kërkojmë dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë.
Drejtësia nuk mund të jetë selektive.
Institucionet nuk mund të përdoren për të fyer historinë dhe sakrificën e një populli.
Dhe ministri që drejton sektorin e drejtësisë duhet të jetë i pari që respekton standardet e drejtësisë.
Ne nuk do të heshtim përballë deklaratave që cenojnë dinjitetin e shqiptarëve dhe përpiqen të relativizojnë të vërtetat historike.
Kërkojmë përgjegjësi. Kërkojmë distancim. Kërkojmë tërheqjen e deklaratës. Kërkojmë dorëheqjen e ministrit.
I bëjm thirje komunitetit akademik që të distancohen nga Jeton Shasizvari dhe qendrimet e tij
Ky është mesazhi ynë sot, qartë dhe pa ekuivok, nga para Ministrisë së Drejtësisë.
Lajme nga vendi
Daut Memishi mban premtimin, ndahen vendimet e para – çerdhja “Foleja” në Përshefcë drejt hapjes

Lajme nga vendi
ZGJEDHJET NË BËRVENICË: GJASHTË KANDIDATË SYNOJNË KREUN E KOMUNËS!
Skadoi afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Gjithsej janë dorëzuar gjashtë kandidatura – katër nga koalicionet dhe dy nga grupe zgjedhësish.
Për postin e kryetarit do të garojnë Jovica Radeski, kandidat i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, Jakup Useini nga VLEN-i, Stojanço Radicheski nga koalicioni “Maqedonia Jote”, Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), si dhe kandidatët e pavarur Arife Idrizi dhe Dushan Bogdanovski.
Listat e dorëzuara të kandidatëve mund të refuzohen për shkak të dorëzimit me vonesë, në përputhje me afatet e përcaktuara për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës, ose nëse Komisioni Komunal i Zgjedhjeve konstaton parregullsi apo mangësi që parashtruesi i listës nuk i ka korrigjuar brenda afatit prej 48 orësh.
Listat e konfirmuara të kandidatëve për kryetar të Komunës së Brvenicës do t’i dorëzohen KSHZ-së, e cila do të përcaktojë renditjen në listën e kandidatëve dhe listën e vetme të kandidatëve.
Hedhja e shortit për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve do të zhvillohet nga KSHZ-ja më së voni deri më 23 shtator 2026.
Zgjedhjet e parakohshme lokale në Brvenicë janë caktuar për 18 tetor 2026. Ato mbahen pas vdekjes së kryetarit të Komunës së Brvenicës, Јоvica Ilievski, i cili ndërroi jetë më 23 qershor, në moshën 58-vjeçare.
-
Lajme nga vendi1 month agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

