Lajme nga vendi
Mimoza Musa: VLEN do të jetë Qeveria e ardhshme me kushte të qarta

Kandidatja për deputete nga radhët e VLEN Mimoza Musa mbrëm në emisionin OnTime në Televizionin KOHA ka potencuar që hyrja e VLEN-it në qeveri do të jetë në bazë të kushteve, si ndryshimet kushtetuese dhe heqja e 20%, deri sa ka kujtuar ndaj Frontit Evropian që ato janë ata të cilët negociojnë me VMRO-në që të ketë Qeveri mes tyre pa asnjë kusht, duke dërguar Menduh Thaçin si emisar tek VMRO.
“Në kampin maqedonas veç se fituesi dihet, mandatari vendos se me kë do të bëjë qeverinë e re. Asnjë dalje publike e liderëve tonë nuk ka deklaratë që do ketë qeverisje pa kushte. Ne kemi dy kushte, atë të votimit të ndryshimeve kushtetuese dhe heqjes së 20%. Deri tani Mickovski dhe Gordana mund të mbajnë vetëm retorikën e tyre, ata janë ata që na ftojnë në formimin e Qeverisë, andaj ne për këtë formim të Qeverisë kemi kushte qarta”, tha Mimoza Musa në emisionin OnTime në Televizionin KOHA.
Në replikë ndaj Fatmire Isakut nga Fronti Evropian, Mimoza Musa, ka kujtuar deklaratën e kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickovski i cili theksoi që BDI dërgon emisar që të negocioj hyrjen në Qeveri pa kushte, deri sa emisar ka qenë vetë z. Menduh Thaçi që e ka pranuar këtë publikisht: “Ju jeni ata të cilët dërgoni emisar tek Hristijan Mickovski, i cili deklaroi vetë që nuk keni asnjë kusht për hyrje në Qeveri. Emisari i cili shkon dhe negocion tek VMRO është Menduh Thaçi, lideri i juaj, i cili vetë e pranoi publikisht.”
Lajme nga vendi
Javën a ardhshme do të kryhet dezinsektim në qytetin e Tetovës

Komuna e Tetovës njofton se do të kryhet dezinsektim në territorin e qytetit të Tetovës.
ju njoftojmë se më 13.06.2025, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me SH.T.P.SH “PRONTTO”, do të realizoj dezinsektimi nga toka në territorin e qytetit të Tetovës, për zhdukjen e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.
Lajme nga vendi
Miratohet aktakuza për rastin “Onkologjia”

Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën për keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku përfshihen ish-drejtorët e klinikës, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi. Akuza ka edhe kundër tre onkologëve.
Gjykata Penale informon se ankesa e mbrojtjes është refuzuar kurse aktakuza është miratuar, kështu që kjo çështje do t’i caktohet ndonjë gjykatësit përmes sistemit AKMIS për procedura të mëtejshme dhe do të caktohet datë për seancën e parë kryesore.
Vasev akuzohet për dy vepra penale – shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të shëndetit të pacientëve kurse akuzohen gjithashtu dy onkologë që u kanë ofruar terapi pacientëve pa bazë mjekësore.
Sipas aktakuzës së dytë, Vasev dhe Nuhi akuzohen për mashtrim, duke shkaktuar dëm prej 35 milionë euro në buxhetin e shtetit.
Lajme nga vendi
Vëllezërit nga Debreshi dënohen me nga 40 vite burg për vrasjen makabre të Resul Kahremanit

Pas më shumë se 10 muaj hetimesh dhe procesi gjyqësor, Gjykata ka shpallur fajtorë tre vëllezërit nga fshati Debresh i Gostivarit për vrasjen brutale të Resul Kahremanit, 35 vjeç. Ata janë dënuar me nga 40 vite burgim secili, që është dënimi maksimal sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut për këtë vepër penale.
Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj viktimës u qëllua me armë zjarri nga një veturë tip “Volvo” me targa të Zvicrës, në pronësi të të dyshuarve. Vrasja u raportua në ora 17:15 në SPB Tetovë.
Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes u arrestua njëri nga autorët, B.B., dhe nga ai u sekuestrua edhe pushka automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Hetimet e mëvonshme vërtetuan përfshirjen edhe të vëllait të tij, J.B., si bashkëkryerës.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve