Lajme nga vendi
Nga muaji i ardhshëm pensionet do të rriten për 2500 denarë, ndërsa deri në mars edhe për 2500 denarë shtesë.
Në departamentin tim për fat të keq ka probleme sa të doni, por do të mundohem të kemi shumë projekte, të dalim me lajme pozitive dhe t’i zgjidhim problemet dhe të japim informacione kur të zgjidhen”, tha nënkryetari i VMRO- DPMNE-së. Aleksandar Nikoloski në shënimin e 34 vjetorit nga themelimi i Komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së në Strumicë.
Për gjendjen në departamentin e tij, Nikoloski theksoi se është katastrof financiare dhe shtoi:
Unë dua të ndaj disa informacione që të dini edhe ju. Vrima e buxhetit është e madhe, shpenzimet janë të mëdha, por kjo nuk do të thotë se nuk do ta realizojmë atë që premtojmë, edhe me ribalancimin e buxhetit, i cili duhet të miratohet nga Kuvendi deri në fund të korrikut dhe të dorëzohet tashmë në vijim. Javore planifikojmë që komunave t’u ndahen 100 milionë euro ndihmë me pakon për komunat që e kemi premtuar e cila do të jetë 250 milionë euro sepse do të jetë një vit i tërë dhe pensionet po rriten për 5000 denarë siç kemi premtuar dhe duke filluar. muajin e ardhshëm me 2500 denarë dhe deri në mars edhe 2500 denarë, pra 5000 denarë për një vit siç e kemi premtuar- tha Nikoloski.
Nikolloski konstatoi se qytetarët presin zgjidhje, dhe në të njëjtën kohë duhet të ketë projekte të reja.
Lajme nga vendi
PËRSËRITJA E ZGJEDHJEVE NË KATËR KOMUNA MË 11 JANAR
-
Është gjithnjë e më e qartë se 11 janari do të jetë data e zgjedhjeve të përsërituranë Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. Me propozimin ekreut të Kuvendit Afrim Gashi, pajtohet edhe kryeministri HristijanMickoski.“Mendoj se ishte 11 janari. Po, po na konvenon”, tha Hristijan Mickoski,Kryeministër.Kodi zgjedhor parashikon që zgjedhjet të përsëriten në afat prej 60ditësh nga përfundimi i zgjedhjeve. Në një përgjigje ndaj kërkesave të opozitësshqiptare që zgjedhjet të mbahen më herët, kreu i Kuvendit Gashi thotë se këto nukjanë çështje të preferencave individuale.Opozita shqiptare kishte kërkuar qëzgjedhjet të mbahen në fund të dhjetorit, atëherë kur mërgimtarët janë me pushimenë vend.Kryetari i Kuvendit vepron vetëm në bazë të afateve dhe procedurave tëpërcaktuara në Kodin Zgjedhor. Procesi i shpalljes së zgjedhjeve nuk udhëhiqetnga preferenca apo propozime individuale, por nga dy parimethelbësore:Respektimi i detyrueshëm i afateve ligjore të Kodit Zgjedhor, Vlerësimidhe gatishmëria e Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, tha Kreu i Kuvendit, AfrimGashi.Zgjedhjet lokale do të përsëriten në katër komunat ku nuk u arrit censusi idaljes prej të paktën 1/3 së votuesve më 19 tetor.
Lajme nga vendi
Komuna e Tearcës së shpejti bëhet me nënstacion të zjarrfikësve
Kanë filluar përgatitjet konkrete për hapjen e Njësisë Rajonale të Zjarrfikësve në komunën e Tearcës. Nga Komuna e Tearcës kanë bërë të ditur se tashmë është caktuar lokacioni ku do të vendosen zjarrfikësit e kësaj komune. Sipas kryetarit të Komunës së Tearcës Daut Memishi, lokacioni ndodhet në fshatin Përshefcë, ndërsa do të duhet që Komuna të bëjë disa investime për rikonstrumin e objektit. “E kemi një lokacion në fshatin Përshefcë, ku objekti duhet të riparohet dhe të kthehet në gjendje normale për t`u shfrytëzuar. Kushtet ne të cilët i treguan mysafirët nga Austria për të marrë ne grante dhe për të marrë të gjitha ata të mira të cilët mund t`i ofrojnë siç janë pajisjet e zjarrfikësve dhe kamion të cilët janë apostafat për punën të cilët duhet ta kryejnë në komunën tonë. Pasi që zjarrfkësit si punë e kanë edhe dhënien e ndihmës së parë kur ndodhin aksidente, në rajonin tonë kemi shumë aksidente dhe kjo për ne do të jetë një ndihmë shumë e madhe kur do të funksionalizohet” tha kryetari Memishi. Që të realizohet ky projekt i rëndësishëm për banorët e kësaj Komune, gjatë ditës së sotme në këtë Komunë qëndruan përfaqësues të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë dhe përfaqësues të nga zjarrfikësit e Tirolit nga Austria.Komandanti i Njësisë Kundër Zjarrit në Tetovë Avni Ameti është shprehur se do të ndihmojnë komunën e Tearcës që të jetësohet njësia e zjarrfikësve. “Presim që të hapim një nënstacion të zjarrfikësve këtu në Komunën e Tearcës.Interesimi është i mirë dhe bashkëpunimi me ambasadën e Austrisë dhe kolegët tanë nga Tiroli janë këtu për të na ndihmuar në këtë drejtim. Kemi angazhim maksimal edhe nga komuna e Tearcës që kjo iniciativë të realizohet sa më shpejtë në Komunën e Tearcës” tha Avni Ahmeti, Komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Tetovë. Përfaqësuesit e zjarrfikësve të Tirolit nga Austria thonë se janë në dispozicion të Komunës së Tearcës për të sjellë pajisje që u nevojiten këtyre zjarrfikësve. “Në Komunën e Tearcës takova kryetarin e Komunës dhe shumë vullnetarë të tjerë, njerëz të mirë, poashtu edhe komandatin e njësisë së zjarrfikësve të Tetovës. Kur do të ndërtohet garazha në hapësirat që ne e kemi vizituar në Tearcëm do të jetë jetë kënaqësi për neve si donator nga Austria që të sjellim kamion dhe mjete që duhen” tha Petar Logan kordinator nga Tiroli. Ndryshe, sipas kreut të komunës së Tearcës, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve emergjente dhe mbrojtjes së qytetarëve në komunën tonë dhe në mbarë rajonin e Pollogut. Me këtë nismë, synohet që reagimi ndaj zjarreve dhe fatkeqësive natyrore të jetë më i shpejtë, më profesional dhe më i koordinuar, në përputhje me standardet evropiane të sigurisë, u theksua në takimin në Tearcë. Nga Komuna e Tetovës thonë se po hidhen themelet e një infrastrukture moderne të mbrojtjes civile, që do të garantojë më shumë siguri për çdo qytetar të komunës së Tearcës. /Tv Koha/Urim Hasipi/

Lajme nga vendi
Dimitrieska-Koçoska: Propozim-buxheti për vitin 2026 është një mesazh ekonomik për stabilitet, besim dhe zhvillim
Ky nuk është vetëm një dokument me numra dhe tabela, ky është një mesazh ekonomik për stabilitet, besim dhe zhvillim, si dhe dëshmi e qartë për menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike që e kemi vendosur dhe po e vazhdojmë me kapacitet të plotë, tha sot ministrja e Finacave Gordana Dimitrieska-Koçoska e cila para Komisionit të Kuvendit e sqaroi Propozim-buxhetin për vitin 2026.
Komisioni duhet të fillojë debatin për amendamentet mbi Propozim-buxhetin.
“Buxheti për vitin 2026 është dëshmi se mundemi të menaxhojmë mënyrë të mençur, të disiplinuar dhe vizionare, edhe në kohë sfidash. Ky dokument flet për një ekonomi që rritet, për një shtet që investon dhe për një Qeveri që e di çfarë bën”, theksoi ministrja.
Pasi i prezantoi projekcionet, ajo tha se nga Komisioni pret një diskutim të argumentuar, cilësor dhe produktiv.
Pas Dimitrievska-Koçoska, para anëtarëve të Komisionit fjalim mbajti edhe kryetari i Këshillit fiskal, Abdulmenaf Bexheti, i cili e dha vlerësimin për Buxhetin e projektuar.
Të ardhurat e përgjithshme në Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm janë projektuar në 374,7 miliardë denarë, shpenzimet në 413,9 miliardë denarë, ndërsa investimet kapitale në 40,5 miliardë denarë ose 650 milionë euro. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind nga PBB.
Seanca plenare, ku do të shqyrtohet Propozim-buxheti për vitin 2026, sipas paralajmërimeve, është planifikuat të mbahet më 9 dhjetor.
-
Lajme nga rajoni2 months agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 week agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

