Lajme nga vendi
DMSH nënshkroi kontratë me dy pilotët e pensionuar të “Er traktor”, pritet përfshirja e tyre në shuarjen e zjarrit në rajonin e Negotinës
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) ka nënshkruar marrëveshje me dy pilotët në pension të “Er traktor” dhe gjatë ditës pritet të përfshihen në shuarjen e zjarrit në rajonin e Negotinës, ka bërë të ditur për MIA-n drejtori i DMSH-së, Bekim Maksuti.
Ai theksoi se dy pilotët tashmë kanë shkuar në aeroport dhe pasi të kenë kaluar procedurat që kërkohen para çdo fluturimi do të drejtohen për në malin Serta në rajonin e Negotinës.
“Kemi nënshkruar marrëveshje me dy pilotët dhe për një kohë shumë të shkurtër do të përfshihen në shuarjen e zjarreve në rajonin e Negotinës. Pilotët tashmë janë rrugës për në aeroport, duhet të kalojnë disa procedura para se të jenë gati për të fluturuar dhe në një kohë shumë të shkurtër do të përfshihen në shuarje”, deklaroi Maksuti për MIA-n.
Drejtori nuk ka dashur të tregojë se për sa rrogë dy pilotët janë rikthyer. Në një bisedë për MIA -në muajin e kaluar, Maksuti tha se për kthimin e dy pilotëve të trajnuar, DMSH-ja kërkon nga Ministria e Financave pagë prej 300 mijë denarë, sepse puna e pilotit në DMSH-së me pagë prej 72 mijë denarë është joatraktive.
Ai shtoi se kontrata është nënshkruar deri në fund të vitit dhe pas skadimit duhet të vendosë Qeveria, sepse, theksoi ai, “është e nevojshme që pagat të shlyhen në nivel shtetëror”.
“Kontrata është nënshkruar deri në fund të këtij viti, do të shohim se çfarë do të vendosë qeveria. Ka ndalesë për konkurse të reja, kështu që sapo të kemi mundësi të rinovojmë konkurset për marrjen e pilotëve të rinj, do ta bëjmë dhe do të shohim nëse ka të interesuar. Para së gjithash, duhet të rregullohet statusi i tyre për sa i përket të ardhurave, është i nevojshëm rregullimi i pagave në nivel shtetëror. Kjo është ende problem, sepse duhet zgjidhur në një nivel më të lartë”, tha Maksuti.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

