Connect with us

Lajme nga vendi

Ageler për deklaratën e Mickoskit se ambasadorët ndërhyjnë në punët e brendshme: Nuk kemi për qëllim të përzihemi, por t’ju mbështesim

Published

on

Qëllimi ynë nuk është asnjëherë të përzihemi, por t’ju mbështesim – thotë ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, në lidhje me deklaratën e fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski se është bërë praktikë që ambasadorët e huaj të pëzihen në punët e brendshme të vendit, transmeton Portalb.mk. 

Deklarata e kryeministrit i referohej deklaratave të disa ambasadorëve në vend se Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk duhet të shpërndahen – masë të cilën VMRO-DPMNE e kishte paralajmëruar që para zgjedhjeve.

Në një intervistë për emisionin “200” të Televizionit Alsat, Ageler thotë se vendimet e marra në Këshillin Gjyqësor dhe në drejtësi në përgjithësi janë vetëm për drejtuesit e këtij vendi, por shton se është zhgënjyese besimi i publikut ndaj gjyqësori, që është vetëm dy për qind.

“Qëllimi ynë asnjëherë nuk është të përzihemi. Gjithmonë ka qenë synimi ynë t’ju mbështesim. Vendimet e marra në Këshillin Gjyqësor, apo sinqerisht, në çdo organ tjetër brenda gjyqësorit, janë vendime të marra vetëm nga drejtuesit e këtij vendi. Ne nuk themi se kush duhet të ulet në asnjë gjykatë. Ne nuk themi se kush duhet të jetë anëtar i ndonjë këshilli. A ka korrupsion të përhapur në gjyqësor? Po. Kur mbështetja dhe besimi i publikut tek gjyqësori është 2 përqind, është zhgënjyese”, tha Ageler në një intervistë për TV Alsat.

Kryeministri Hristijan Mickoski para pak kohësh shprehu gatishmërinë që të ulet në të njëjtën tryezë me ambasadorët në vend dhe të bisedojë me ta për një zgjidhje më të mirë potenciale që do të ofronin për të ardhmen e Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit të Prokurorëve Publikë si organe gjyqësore-prokuroriale, ndërsa kjo të mos jetë shpërndarja e tyre.

Advertisement

VMRO-DPMNE-ja dhe kryeministri Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar shpërbërjen e përbërjes aktuale të Këshillit Gjyqësor dhe reformim në pjesën e zgjedhjes së ardhshme të anëtarëve të tij. Në një prononcim për “Sloboden Peçat” dhe “Fokus” Këshilli tha se gjyqësori, si një nga tre autoritetet, është i pavarur dhe çdo ndërhyrje nga autoritetet e tjera mund të jetë e rrezikshme për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat