Connect with us

Lajme nga vendi

( VIDEO) Virusi Korona ende është i pranishëm në mesin tonë

Published

on

Virusi Korona është i pranishëm në mesin tonë, pavarësisht se shumica e qytetarëve mendojnë se ai i përket të kaluarës. Udhëtimet jashtë vendit për shkak të pushimeve verore familjare, ose edhe për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, por edhe për shkak se fëmijët janë kategori e pa vaksinuar, ka ngritur alarmin që të miturit janë shënjestra kryesore e virusit korona.Autoritetet pranojnë se virusi është ende i pranishëm, por nga ana tjetër, ngatërrimi i simptomave me ato të virozëve të verës, i hamendëson qytetarët për të kërkuar trajtim të posaçëm për covid-in.Vetëm në javën e parë të korrikut u regjistruan 15 raste me kovid, numër ky që në javën e dytë u dyfishua.“Mund të atribuohet kjo rritje infeksioni nga që njerëzit më shumë dalin, më shumë takohen për shkak të grumbullimeve të ndryshme që vijnë edhe nga kurbeti, kështu që më tepër përhapet infeksioni nëpër grumbullimet e njerëzve dhe sigurisht që nuk bëjnë kujdes se kujtojnë që nuk ekziston më korona virusi”, thonë nga Qendra për shëndet publik në Shkup.Korona virusi ka thuajse të njëjtat simptome, por sipas mjekëve, tek fëmijët, gama e simptomave mund edhe të variojnë. Herë pas here, ajo manifestohet edhe me shenja dhe irritime të lëkurës, që ndonjëherë ngatërrohet nga prindërit si alergji e zakonshme vere.Nga pandemia e Covid, që përfshiu gjithë botën për gati 3 vite me radhë, vetëm në Maqedoninë e Veriut u shënuan rreth 350 mijë infektime, nga të cilat, rreth 10 mijë raste rezultuan me vdekje dhe mbi 337 mijë u shëruan.TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat