Connect with us

Lajme nga vendi

5.601 persona kanë hequr dorë nga nënshtetësia e RMV-së në pesë vitet e fundit, a mund ta kthejnë të njëjtën?

Published

on

Vende të ndryshme kanë rregulla të ndryshme për marrjen e shtetësisë. Disa lejojnë mbajtjen e dy ose tre pasaportave, e disa të tjera jo. Shkas për trajtimin temës së kthimit të nënshtetësisë së Maqedonisë së Veriut u bë vendimi i Gjermanisë për lejimin e dyshtetësisë, e cila deri para pak kohësh insistonte në shtetësi ekskluzive. Si rregull, një i huaj mund të bëhej gjerman nëse hiqte dorë ose humbiste shtetësinë paraprake. Megjithatë rrethanat ndryshojnë, ashtu sikurse në këtë rast, ndërsa qytetarët ngrenë pikëpyetjen, a mund ta kthejnë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut pas ndryshimit të rrethanave apo ligjeve të vendit përkatës? Portalb.mk pyeti MPB-në për këtë çështje dhe përgjigjja është: PO. Por si dhe kur?

Sipas MPB-së, personat që heqin dorë nga shtetësia e Maqedonisë së Veriut, nuk mund të parashtrojnë menjëherë kërkesë për kthim të së njëjtës, por për ta bërë këtë, duhet të kalojë një periudhë e caktuar kohore.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë marrë vendim për heqjen e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas 3 vjetësh nga data e pranimit të vendimit për heqjen e shtetësisë, mund të paraqesin kërkesë personale për kthimin e shtetësisë sipas Nenit 8 të Ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Ligji për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut rregullon mënyrën dhe kushtet për fitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcaktimin e shtetësisë, organin kompetent shtetëror për zgjidhjen e këtyre rasteve, vërtetimin e shtetësisë dhe mbajtjen e evidencës së qytetarëve të Republika e Maqedonisë së Veriut.

Kërkesa për nxjerrjen, heqjen ose përcaktimin e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dorëzohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme sipas vendbanimit të personit ose, nëse personi jeton jashtë vendit, në përfaqësinë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit.

Advertisement

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë paraqitur kërkesë për lirim nga shtetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë procedurës mund të heqin dorë nga kërkesa për lirim nga shtetësia në pajtim me nenin 54 paragrafi 1 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, me të cilën do të ndërpritet procedura administrative dhe do të konsiderohen shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njofton MPB.

Në pyetjet e redaksisë sonë se sa persona kanë hequr dorë nga nënshtetësia e vendit tonëviteve të fundit, për cilën arsye më të shpeshtëdhe shtetësinë e cilit vend kanë marrë, nga MPB thonë se në pesë vitet e fundit, 5.601 persona janë liruar nga shtetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Numri më i madh i kërkesave për përjashtim janë për marrjen e nënshtetësisë së RF të Gjermanisë, Sllovenisë dhe Austrisë, ndërsa një numër më i vogël i kërkesave për marrjen e shtetësisë së Holandës, Republikës së Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Republikës së Serbisë, Bullgaria, Lihtenshtajnit, Singapori dhe vende të tjera”, thuhet në njoftim.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut shtohet më tej, lirohen nga shtetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të fituar shtetësinë e një shteti tjetër, i cili në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar ka siguruar posedimin e vetëm një shtetësie.

Kushtet që duhet plotësuar për nënshtetësi nëpërgjithësi

1. Të jetë 18 vjeç;
2. Të jetojë në RMV në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme për të paktën 7 vjet;
3. Të ketë një apartament të siguruar;
4. Të ketë siguruar një burim të përhershëm të mjeteve të jetesës në një masë që mundëson siguri materiale dhe shoqërore në kushtet e përcaktuara me ligj;
5. Në RMV dhe në shtetin e të cilit jeni shtetas, nuk jeni dënuar me burgim të paktën një vit, për vepra për të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare dhe që dënohen sipas rregulloreve në RMV-së;
6. Në RMV dhe në shtetin e të cilit jeni shtetas, kundër jush nuk duhet të zhvillohet procedim penal;
7. Të zotërosh gjuhën maqedonase në atë masë sa të kuptosh lehtësisht rrethinën;
8. Nuk ju është shqiptuar masa ndaluese e qëndrimit në RMV;
9. Pranimi juaj në shtetësinë RMV nuk kërcënon sigurinë dhe mbrojtjen e RSM;

Advertisement

Çfarë kushtesh duhet plotësuar, ata që kanë hequr dorë?

Nëse keni qenë të martuar para një gjendjeje civile me një shtetas të RMV për të paktën tetë vjet dhe jetoni ligjërisht dhe përgjithmonë jashtë vendit, mund të merrni nënshtetësinë RMV nëse:

· plotësoni të gjitha kushtet e mësipërme që duhet të plotësojë çdo i huaj, përveç kushteve 2, 3, 4 dhe 7, gjegjësisht nuk duhet të keni jetuar fare në RMV, nuk duhet të flisni gjuhën maqedonase dhe nuk duhet të hiqni dorë nga shtetësia e huaj ose të vërtetoni se do ta merrni atë.

· Paraqisni një kopje të dokumentit që konfirmon se keni një vendbanim të ligjshëm të regjistruar në një shtet tjetër, vërtetimin e shtetësisë së burrit/gruas tuaj, si dhe të gjitha dokumentet e tjera të listuara më sipër, përveç pyetësorit për njohjen e gjuhës maqedonase.

Po nëse nuk jetoni në RMV, por jeni emigrant nga RMV apo fëmijë emigranti apo keni hequr dorë nga nënshtetësia?
Ju mund të aplikoni për shtetësi me dokumentet e nevojshme si më sipër në ambasadën (konsullata) më të afërt të RMV-së. Nuk keni nevojë të liroheni nga shtetësia që keni ose të jetoni në RMV dhe nuk duhet të flisni gjuhën maqedonase, por duhet të plotësoni të gjitha kushtet e tjera si çdo i huaj i përmendur më lart.

Për informata më të detajuara, qytetarët duhet të drejtohen në konsullatat apo ambasadat më të afërta të RMV-së, për të nisur procedurën e kthimit të nënshtetësisë

Advertisement

Kujtojmë se ligji i ri për shtetësinë në Gjermanika hyrë në fuqi më 27 qershor 2024. Ky ligj mundëson që më lehtë të merret pasaporta gjermane, përfshirë mbajtjen e dyshtetësisë. Përpara kësaj, personat që kanë pasur shtetësi të huaj dhe i kanë plotësuar kushtet për pasaportë gjermane, duhej të hiqnin dorë nga shtetësia e atij vendi. Po kështu ka ndodhur edhe me shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Ligji i ri, i cili u propozua nga koalicioni qeveritar trepartiak i qendrës së majtë i Gjermanisë, ua mundëson njerëzve ta marrin shtetësinë gjermane pa e humbur shtetësinë e vendit të lindjes.

Njerëzit tani mund të aplikojnë për shtetësi gjermane pasi të kenë jetuar pesë vjet në Gjermani, nëse i plotësojnë të gjitha kushtet. Në të kaluarën, kusht ishte tetë vjet banim në Gjermani.

Fëmijët e lindur në Gjermani nga prindër të huaj do ta fitojnë shtetësinë gjermane nëse njëri prej prindërve ka qenë banor i ligjshëm në Gjermani për pesë vjet, në vend se për tetë vjet.

Advertisement

Lajme nga vendi

VLEN: SHQIPTARËT NUK JANË VEGËL, POR JANË LIGJ!

Published

on

Për 25 vite, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është përdorur për politikë – kështu thonë nga koalicioni VLEN duke adresuar kritika ndaj BDI-së, sic thonë, se kur ka ardhur puna te zgjidhja, gjithmonë ka munguar ligji, vullneti por edhe guximi. Sipas VLEN shqiptarët kanë nevojë për Ligj, e jo për vegla siç ishte “balancuesi.”

“Vegla e ashtuquajtur balancues, që duhej të garantonte barazi, në praktikë u kthye në mekanizëm me boshllëqe të mëdha juridike, që lejoi manipulime, interpretime dhe punësime të motivuara nga interesa të ngushta partiake. BDI-ja ka pasur vite të tëra që këtë parim kushtetues ta bëjë ligj. Nuk e bëri. As nuk u mundua.

Kjo është e vërteta!

Sot është ndryshe. Për herë të parë pas një çerek shekulli, përfaqësimi i drejtë bëhet detyrim. Për herë të parë, kjo çështje ka ZOT SHTËPIE. Krijohet trup koordinativ, në krye me zëvendëskryeministër shqiptar. Kjo do të thotë se nuk ka më ikje nga përgjegjësia. Nuk ka më arsyetime. Tani ka adresë dhe ka llogari.

Për herë të parë, mbyllet dera për mashtrimet. Nuk ka më vetëdeklarime të rreme. Ka metodologji të bazuar në të dhëna reale. Kush abuzon, do të përballet me pasoja.

Advertisement

Ky është dallimi. Ata për 25 vite e mbajtën këtë çështje gjallë për hajni e mbijetesë politikë. Ne po e mbyllim me ligj. Ata e lanë pa adresë. Ne po i japim adresë.

Pas një çerek shekulli, shqiptarët nuk kanë më nevojë për vegla. Kanë ligj.

LIGJ PËR PËFAQËSIM TË DREJTË DHE ADEKUAT! – tha në një press-konferencë Afan Elezi nga koalicioni VLEN.

Continue Reading

Lajme nga vendi

TEARCË, ÇERDHJA PRET PESË VITE AMININ E MINISTRISË SË FINANCAVE 

Published

on

E ndërtuar në vitin 2021,  por ende e pashfrytëzuar shkaku i mos dhënies së pëlqimit për punësimin nga ana e ministrisë së Financave.  Kjo çerdhe ndodhet në  Përshfecë të Komunës së Tearcës. Kryetari i Komunës së Tearcës Daut Memishi thotë se deri më tani janë bërë tre kërkesa që kanë marr përgjigje negative, ndërsa kërkesa e fundit është bërë me 17 mars dhe ai shpreson që kësaj rradhe të pranohet kërkesa e tyre .

“ Deri më tani në si institucion si komunë kemi bërë tre kërkesa në ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe pastaj procedura shkon në ministrinë e financave , dy të parët i kemi marrë negativë nga ministria financave me arsyetimin se nuk kanë arritur në të kaluarën të gjn planin e punësimeve ashtu siç duhet , tani kërkesën e fundit e kemi dorëzuar e 17 mars dhe tani jemi në pritje dhe mendoj se nga ana e ministrisë së financave do të jetë pozitive.”

Për banorët e fshatit Përshefcë dhe rrethinës, hapja e çerdhes del të jetë jetike, sidomos për ata familje ku të dy prindërit janë në madhëdhënie të rregull të punës.

“ Ku të shkosh në botë funksionin çerdhja, tek ne nuk funksionin pushteti edhe nuk mund të funskionojë edhe çerdhja.”

“  Duhet të hapet patjetër ka nevojë  , kët fëmijë të e vegjël qëndrojnë në shtëpi nuk kanë ku të shkojnë , a kështu u lënë atje dhe shkojnë në punë.”

Advertisement

“ Patjetër duhet të hapet , ajo është e nevojshme për fëmijët . apeloj që të hapet të ecë përparë vetëm për fëmijët por edhe gratë ti kenë kushtet më të mira.”

Në këtë çerdhe pritet të sistemohen rreth 150 fëmijë, ndërsa sipas informacioneve, Komuna e Tearcës ka nevojë që mbi 550 fëmijë të shkojnë në çerdhe. Pavaërsisht se kërkesa është shumë me e madhe se sa mundësia, banorët e Komunës së Tearcës do të ishin të lumtur edhe sikur të jepet fillimisht leja nga Ministria edhe për 150 fëmijë sa është e paraparë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MICKOSKI: FURNIZIMI ME NAFTË NUK KA PENGESË, KEMI REZERVA

Published

on

Maqedonia e Veriut ka sasi të mjaftueshme të rezervave të naftës, tha sot kryeministri Hristjan Mickoski duke shtuar se ka ditë kur pompat e benzinës sigurojnë mbi 2 milionë litra derivate në ditë. Ai shtoi se deri tani nuk ka asnjë paralajmërim për pengesa në furnizim, pavarësisht krizës që u shkaktua nga lufta në lindjen e mesme.

“Kemi mjaftueshëm sasi të karburantit dizel dhe të produkteve të tjera të naftës, edhe në gyp përçuesin që e lëshuam në fillim të vitit, që e lidh Rafinerinë OKTA me portin e Selanikut, por edhe në rezervat shtetërore. Nuk kemi deri tani paralajmërime për çfarëdo pengese në pjesën e furnizimit” tha Mickoski.

Maqedonia e Veriut është nga vendet e rajonit me çmimin më të lirë të naftës, ndërsa për këtë, Mickoski tha se nuk do të vendoset kufizim për veturat me targa të huaja, pasi sipas tij, në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut ndihmon edhe shtete fqinje.

“Nuk planifikojmë të vendosim kufizime, në këtë mënyrë ndihmojmë edhe fqinjët tanë, sepse disa aeroporte nga rajoni marrin kerozinë nga ne. Kështu që edhe këtu nuk planifikojmë të vendosim kufizim për sasi. Shumë qytetarë nga vendet fqinje furnizohen me benzinë dhe dizel nga pompat tona. Disa pompa për 3-4 herë e kanë rritur shpenzimin”, tha Micksoki.

Përndryshe, ditëve të fundit një fluks i madh makinash nga shtetet fqinje Kosova dhe Shqipëria kanë vërshuar në pikat kufitare më të afërta me Maqedoninë e Veriut për t’u furnizuar me karburantë pasi që në krahasim me shtetet tjera të rajonit, Maqedonia i ka çmimet më të lira.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat