Connect with us

Lajme nga vendi

Aksident i rëndë në Serbi, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut, familja po kthehej nga Sllovenia

Published

on

Në një aksident të rëndë në autostradën mbi Predejan-Leskoc në Serbi, në hyrje të Grykës së Gërdelicës, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku grua e re ka humbur jetën, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur me lëndime të rënda.

Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për një familje nga Maqedonia e Veriut, e cila po kthehej në shtëpi pas pushimeve në Slloveni. Në mesin e të plagosurve janë dy fëmijë 2 vjeç dhe 4 vjeç, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Leskovcit.

Aksidenti ka ndodhur pak para orës 18.00, ku siç raportohet nga mediat lokale me shumë gjasa drejtuesi i mjetit, 28 vjeçari me inicialet I.A. ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur fort argjinaturën (parmakët) e autostradës.

“Gruaja ka qenë pasagjere, kemi transportuar dy fëmijë, njëri prej të cilëve ka lëndime të rënda, lëndime ka edhe shoferi, bashkëshorti i të ndjerës, por duket se janë të lehta, edhe pse nuk mund të themi asgjë të sigurt derisa të bëhen ekzaminimet”, shpjeguan nga spitali i Leskocit.(INA)

Advertisement

Lajme nga vendi

Mickoski: Çdonjëri që ka pasur lidhje me rastin në Koçan duhet të del para faqes së drejtësisë

Published

on

“Çdonjëri, i cili në çfarëdo lloj mënyre dhe në çfarëdo lloj forme ka lidhje me rastin në Koçan duhet të nxirre para faqes së drejtësisë”, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski pas mbikëqyrjes së realizuar të aktiviteteve ndërtimore në rrugën “8 Shtatori” në Gradsko.

I pyetur për koment për storjen e re të IRL-së, në të cilën thuhet se ka përfshirje të inspektorëve tatimorë në rastin Koçan, ndërsa nuk ishin përfshirë me aktakuzën, ai theksoi se rastin e udhëheq prokuroria, gjegjësisht prokurori shtetëror publike Ljupço Kocevski.
“E keni parë edhe ju në periudhën e kaluar, rreth 12 prokurorë punuan në këtë rast. Nëse pyetja është nëse jam i kënaqur me punën e Prokurorisë, përgjigjja ime do të jetë se nuk jam i kënaqur. Pikërisht kjo ishte arsyeja pse e mbështetëm shkarkimin e Kocevskit në parlament, ndërsa pse LSDM dhe BDI nuk e mbështetën shkarkimin e Kocevskit është një pyetje tjetër”, deklaroi Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjatë javë priten reshje bore në viset malore në Maqedoni

Published

on

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se pritet mot i ndryshueshëm me reshje të shpeshta lokale shiu, përcjell TV21. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Sipas DPHM, në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

“Nesër moti do të mbetet stabil. Nga pasditja e së mërkurës deri të premten, nën ndikimin e një vale të re të lagësht do të ketë reshje shiu, më të bollshme (mbi 30 l/m²). Për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajri nga veriu dhe erës së përforcuar veriore, të enjten dhe të premten në male do të ketë kushte që reshjet e shiut të kalojnë në borë të përkohshme. Temperatura do të bjerë ndjeshëm. Gjatë ditëve të fundjavës pritet stabilizim i motit dhe rritje e ngadalshme e temperaturave ditore”, thonë nga DPHM.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Linjë e re ajrore nga Shkupi drejt Gjermanisë, tre herë në javë do të ketë fluturim drejt Shtutgartit

Published

on

Me fluturimin e parë që u nis sot në orën 06:25 nga Shkupi drejt Shtutgartit, kompania “Wizz Air” ka hapur një linjë dhe destinacion të ri nga kryeqyteti i Maqedonisë drejt Gjermanisë, njofton TAV Maqedonia.

Kompania do të operojë fluturime nga Shkupi për në Shtutgart 3 herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. Gjatë orarit veror të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, deri më 24 tetor, orari i nisjes është:

E hënë dhe e premte: 06:25 nga Shkupi, me mbërritje në Shtutgart në 11:10 sipas orës lokale.
E mërkurë: nisja në 06:30 nga Shkupi, me mbërritje në 11:10 sipas orës lokale.
Gjatë sezonit dimëror, fluturimet do të jenë gjithashtu të hënave, të mërkurave dhe të premteve, me të njëjtat orare nisjeje dhe mbërritjeje, respektivisht 06:30 dhe 11:30 sipas orës lokale.

Me shtimin e Shtutgartit në hartën e destinacioneve nga Aeroporti i Shkupit, “Wizz Air” ka tashmë 9 linja drejt 9 qyteteve në Gjermani: Shtutgart, Berlin, Dortmund, Baden-Baden, Friedrichshafen, Hamburg, Frankfurt-Hahn, Mynih-Memingen dhe Nuremberg.

Kjo linjë është pjesë e marrëveshjes së kompanisë me Qeverinë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat