Connect with us

Lajme nga vendi

RMV, “Wizz Air” u bën thirrje pasagjerëve që sot të jenë në aeroport të paktën tre orë para fluturimit

Published

on

Linja ajrore hungareze Wizz Air po paralajmëron pasagjerët që sot të mbërrijnë në aeroport të paktën tre orë përpara fluturimit të tyre pasi priten ndërprerje të mundshme për shkak të një problemi të vazhdueshëm me sistemet globale të IT, transmeton Portalb.mk.

Siç raportohet nga Wizz Air, mund të ketë ndërprerje të rrjetit pasi shërbimet e uebsajtit dhe aplikacioneve celulare janë përkohësisht të padisponueshme.

“Gjatë ndërprerjes, e disponueshme është paraqitja falas në aeroport. Prandaj, ne këshillojmë pasagjerët që të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 orë përpara kohës së planifikuar të nisjes për të lejuar kohë të mjaftueshme për check-in, kontrollin e sigurisë dhe procedurat e shëndetit dhe sigurisë specifike të aeroportit”, thuhet në njoftimin e Wizz Airit.

Ndër shërbimet që nuk janë aktualisht të disponueshme janë ueb-faqja e Wizz Air dhe aplikacioni celular, sistemi i rezervimit, sistemi i regjistrimit dhe shfaqjes së biletave në internet dhe qendrat e kontaktit – rezervime të reja dhe ndryshime në ato ekzistuese.

Për shkak të një dështimi të madh të IT-së, sot linjat ajrore të botës, aeroportet në të paktën katër kontinente, sistemet shëndetësore, bankat, telekomunikacioni, media dhe kompani të tjera, institucione dhe organizata po përballen me vështirësi në punën e tyre.

Advertisement

Një numër në rritje i qeverive dhe institucioneve pretendojnë se pas dështimit të madh teknologjik që goditi kompanitë dhe sistemet në mbarë botën, nuk ka asnjë sulm hakerësh dhe ata e gjejnë fajtorin në softuerin e kompanisë së sigurisë kibernetike CrowdStrike.

Advertisement

Lajme nga vendi

Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore

Published

on

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).

Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.

Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…

Published

on

Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.

Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.

Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.

1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi ​​një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.

Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.

Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.

Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.

Continue Reading

Më të lexuarat