Connect with us

Lajme nga vendi

PARADITE MOT ME DIELL, PASDITE JOSTABIL ME SHI TË RRËMBYESHËM DHE BUBULLIMA

Published

on

Moti në mëngjes moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe paraqitje të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë. UV=8.

Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, në pjesë të luginës në formë stuhie me erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 38 gradë.

Sipas DPHM-së, nesër dhe gjatë javës së ardhshme të punës pasdite dhe në mbrëmje do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa lokalisht do të ketë stuhi me reshje të forta të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe breshër. Temperaturat minimale do të mbeten të larta, ndërsa ato ditore do të pësojnë rënie graduale.

Advertisement

Lajme nga vendi

Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij

Published

on

Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë

Published

on

Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit

Published

on

Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat