Lajme nga vendi
FETAI: DO TË NDRYSHOJMË LIGJIN, PËR NJË VIT TË MBYLLIM 70% TË KAZINOVE
Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai tha se do ta ndryshojnë ligjin për marrjen e licencave për lojërat e fatit, dhe ky ndryshim do të mundësojë që për një periudhë gjatë mujorë deri në një vit, të mbyllë 70 për qind të kazinove, përcjell TV21.
“Ministria e Financa dje dha interpretimin autentik dhe vërtetoi se janë bërë shkelej të shumta. Njerëzit që i kanë bërë ato shkelje, që i kanë vënë nënshkrimet, rrezikojnë deri në tre vite dënim më burg. Kjo është masa për shkelej të tilla. Do të marrim nismë për ndryshim të ligjit për lojërat e fatit ku do të shohim edhe çështjen e licencimit. Idenë që e kemi, përmes ndryshimit të ligjit është se, ndryshojmë totalisht mënyrën e licencimit që brenda një periudhë gjatë mujore maksimalisht një vit të mbyllim 70 për qind të vendeve ku luhet bixhoz”, tha Fetai.
Lajme nga vendi
Prokuroria ka nisur hetim për vrasjen në Çashkë: Njëri nga të dyshuarit është identifikuar dhe i dyti është në kërkim
Prokuroria Themelore Publike e Velesit lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ka dyshime se ka qenë bashkëpunëtor në një vepër penale “Vrasje” sipas nenit 123, paragrafi 1 i Kodit Penal.
Më 5 nëntor, në vendin e quajtur Porojnica, pranë rrugës së dheut nga Çashka në fshatin Busilci, i dyshuari, së bashku me një person tjetër që ende nuk është identifikuar, i morën jetën Gjelo Gjoshevin, banor i Velesit.
Së pari, i dyshuari e joshi dhe e çoi të dëmtuarin në vendin e ngjarjes me makinën e tij. Pastaj, së bashku me personin tjetër, e qëlluan me armë zjarri, duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri në kafkë, nga e cila viktima vdiq.
I dyshuari më parë kishte kryer një krim grabitjeje, dhe sipas disa provave që janë siguruar tashmë, pas vrasjes në Çashkë ai u përpoq të mbulonte gjurmët dhe në këtë mënyrë të ndikonte në procedurë.
Për këto arsye, prokurori publik është i qartë në lidhje me rrezikun e arratisjes, mundësinë e ndikimit te dëshmitarët dhe rrezikun e përsëritjes së krimit, prandaj ai paraqiti një propozim për caktimin e masës së paraburgimit.
Pas urdhrave të prokurorit publik, Ministria e Brendshme po punon intensivisht për të identifikuar bashkëpunëtorin tjetër, si dhe motivet e sakta të vrasjes.
Lajme nga vendi
VLEN: Shkupi dhe Çairi po pastrohen nga mbeturinat
Nga VLEN sot përmes një kumtese thonë se pas muajsh të tërë kur Shkupi u mbyt në erë të keqe, mbeturina, neglizhencë dhe propagandë, nisi pastrimi i vërtetë i kryeqytetit dhe i Çairit.
“Jo vetëm i rrugëve, por i gjithë asaj mendësie që për vite e kishte lënë qytetin në kaos. Ajo erë që vinte nga kontejnerët ishte e njëjtë me erën që vinte nga zyrat e pushtetit të djeshëm, pushtet që bllokonte, vidhte dhe nuk kujdesej për askënd, përveç vetes. Më 19 tetor dhe 2 nëntor, qytetarët e Shkupit i dhanë fund kësaj epoke të ndotjes politike. E rrëzuan bashkëqeverisjen e dështuar mes Arsovskës, Blerim Bexhetit dhe Levicës, një treshe që la pas baltë, borxhe dhe qytet të mbytur në kaos. Ata që deshën ta dëmtojnë Shkupin, veçanërisht Çairin, sot po e shohin se qyteti paska mundur të pastrohet dhe po pastrohet përnjëmend, pa ta.
Sot, Çairi me Izet Mexhitin në krye po merr frymë lirshëm. Po pastrohen rrugët, por mbi të gjitha po hiqen pasojat e viteve të bllokadave dhe të moskujdesit që vinin nga pushteti i qytetit ndaj çairasve. Ky është pastrimi që Shkupi e priste, pastrimi i ndërgjegjes, i përgjegjësisë dhe i politikës së vjetër2, thonë nga VLEN.
Lajme nga vendi
Kryetari i Shkupit: I larguam 371 persona që nuk shkonin fare në punë
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, njoftoi mbrëmë se gjithsej 371 persona janë larguar nga puna nga ndërmarrjet publike, të cilët ose nuk kanë shkuar në punë ose kanë abuzuar me vendet e tyre të punës, ndërsa e gjithë kjo është paguar me mjete të qytetarëve. Ai njoftoi se aktivitetet për zbulimin e abuzimeve në ndërmarrjet publike të qytetit do të vazhdojnë në ditët në vijim, transmeton Portalb.mk.
Ai shtoi se mbrëmë ka marrë informacione për abuzime të tjera, siç theksoi ai, të mbështetura nga dokumente.
“Në periudhën e kaluar, janë marrë me qira automjete për pastrim në Higjienën Komunale dhe ato automjete janë paguar në emër të individëve për shërbime intelektuale, në vlerë prej 5 deri në 10 mijë euro, prandaj u bëj thirrje institucioneve përgjegjëse për këtë të përfshihen dhe të hetojnë çështjen. Unë njoftova se do të ketë llogaridhënie dhe audit, ndërsa sonte ju informoj se kemi indikacione serioze për shkelje të ligjeve, veçanërisht në Higjienën Komunale”, tha Gjorgievski para fillimit të aksionit për pastrimin e Qytetit të Shkupit.
Sa i përket të larguarve, ai shtoi se kanë keqpërdorur situatën, përkatësisht shumica prej tyre nuk kanë shkuar në punë edhe pse kanë marrë rrogë.
“Deri tani, janë larguar nga puna nga ndërmarrjet publike gjithsej 371 individë, të cilët ose nuk kanë shkuar në punë, kurse kanë marrë pagë ose sërish kanë kryer keqpërdorim të vendit të tyre të punës, kurse gjithë këtë e kanë paguar qytetarët. Këto aktivitete dhe kontrolle do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Për të gjithë këtë do të informoheni. Në mënyrë shtesë ka një informacion që ka arritur sot te unë, e kompletuar me dokumente kurse ftoj që sonte që institucionet kompetente të veprojnë, dhe ajo është se kanë qenë të angazhuar automjete gjatë periudhës paraprake për pastrim në Higjienën Komunale dhe të njëjtat vetura janë paguar në emër të personave fizik të cilët kanë marrë shërbime intelektuale në vlerë prej 5 deri në 10 mijë euro. Ftoj të përfshihen institucionet përgjegjëse dhe kompetente për këtë dhe ta hetojnë punën. Unë paralajmërova se do të ketë përgjegjësi dhe revizion dhe ja, që sonte, praktikisht, ju informoj edhe ju se tashmë kemi dyshime serioze për shkeljen e ligjeve, veçanërisht në Higjienën Komunale. Në ditët e ardhshme do të shohim se si është gjendja edhe në ndërmarrjet tjera publike”, tha Gjeorgjievski.
Problemi i kushteve johigjienike në qytet u përshkallëzua në mes të zgjedhjeve lokale në Maqedoni.
Lidhur me problemin me mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit, Qeveria i ngarkoi inspektoratet kompetente, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), të fillojnë inspektim të jashtëzakonshëm të koordinuar për të përcaktuar situatën me mbeturinat komunale, dhe me qëllim të ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve përkatëse.
Në vazhdën e kësaj situate, u arrestuan edhe ish-drejtorët e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale.
Ata dyshohen se kanë kryer vepër penale të rrezikimit të mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina, sepse kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave dhe aktivitetin themelor të kompanisë për mbledhjen dhe transportimin e rregullt të mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit.
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi1 week agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

