Connect with us

Lajme nga vendi

Mashtrohet një kompani “rent a car”, një person nga Turqija e merr një “Audi” me qira dhe nuk e kthen

Published

on

MPB ka njoftuar se me datë 25.07.2024 në ora 11:50 në SPB-Tetovë, një kompani e makinave me qira ka raportuar se janë mashtruar nga F.E.  nga Republika e Turqisë.  Sipas kallëzimit, më datë 24.04.2024 personi ka marrë me qira një automjet ,,Audi” prej tyre për të shkuar në Turqi dhe pas skadimit të kontratës, më 01.05.2024, personi ka paguar sërish para për vazhdimin e saj.  Siç raportohet, edhe pas skadimit të afatit të dytë, personi ka refuzuar ta kthejë veturën dhe më pas është denoncuar në komisariat.  Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

Lajme nga vendi

Po zbrazen shkollat në Maqedoninë e Veriut, bie numri i nxënësve

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie e numrit të nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme, krahasuar me vitin paraprak.

“Në fund të vitit shkollor 2024/2025 në shkollat e rregullta fillore klasën e kanë përfunduar 177 353 nxënës, ndërsa në shkollat e rregullta të mesme vitin e kanë përfunduar 65 192 nxënës”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Kështu, në shkollat fillore janë regjistruar 178 918 nxënës, ndërsa në të mesmet 65 476 nxënës, ashtu që në fillore kemi rënie për 1.3 përqind, ndërsa në të mesme 0.8 përqind.

“ Në vitin e njëjtë shkollor, shkollën fillore e kanë mbaruar 19 673 nxënës. Shkollën e mesme në këtë vit shkollor e kanë mbaruar 17 952 nxënës”, raportoi Enti.

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie për 0.3 përqind e numrit të fëmijëve në institucionet për kujdes dhe edukim, ndërsa numri i institucioneve u zvogëlua për 0.8 përqind.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti i vranët dhe me reshje, në disa vende me erë të përforcuar,

Published

on

Moti sot, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, do të jetë me reshje shiu, ndërsa në disa vende reshjet do të jenë më intensive (mbi 20 l/m²), njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga DPHM informojnë se, për shkak të depërtimit  të një mase ajrore të ftohtë, në zonat malore dhe në disa vende më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e përforcuar, herë pas here e fortë, e cila në disa vende do të arrijë mbi 70 km/h, përcjell TV21.

Temperatura minimale do të jetë nga 1 deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 7 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu. Do të fryjë erë e përforcuar deri e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 10 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, edhe nesër dhe të enjten priten reshje, të cilat në disa vende do të jenë më intensive (nesër mbi 20 l/m², ndërsa të enjten mbi 30 l/m²). Në zonat malore dhe më të larta, reshjet e shiut do të kalojnë në borë.

Advertisement

Të premten dhe të shtunën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me kushte për reshje të dobëta lokale. Nesër dhe të shtunën do të fryjë erë e përforcuar, herë pas here e fortë, me shpejtësi mbi 70 km/h.

Nga e diela pritet një periudhë me mot kryesisht stabil dhe më i ngrohtë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Rriten kreditë në Maqedoni, normat e interesit bankar mbeten të pandryshuara

Published

on

Në shkurt të këtij viti, norma mesatare e interesit për totalin e kredive ishte 4.73 për qind, duke mbetur në nivelin e muajit të kaluar, ndërsa në bazë vjetore u ul me 0.45 pikë përqindjeje (pp). Norma mesatare e interesit për totalin e depozitave shënoi një rënie mujore prej 0.01 pp, dhe në bazë vjetore është e pandryshuar në 2.19 për qind, informoi Banka Popullore.

“Norma mesatare e interesit për kreditë e miratuara rishtazi në shkurt shënoi një rritje mujore dhe vjetore prej 0.22 pikë përqindjeje dhe 0.06 pikë përqindjeje, përkatësisht, dhe arriti në 4.69 përqind. Norma mesatare e interesit për depozitat e pranuara rishtazi shënoi një rritje mujore prej 0.08 pikë përqindjeje, ndërsa mbeti e pandryshuar në bazë vjetore dhe arriti në 2.41 përqind”, njoftoi BNBRSM.

Në shkurt, theksoi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut në një deklaratë, norma mesatare e interesit për kreditë totale për sektorin e korporatave mbeti në të njëjtin nivel prej 4.35 përqind si në muajin paraprak. Krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, kjo normë interesi është më e ulët me 0.47 pikë përqindjeje.

Norma e interesit për kreditë e miratuara rishtazi për sektorin e korporatave, në shkurt, shënoi një rritje mujore prej 0.35 pikë përqindjeje dhe arriti në 4.62 përqind. Ndryshimi është rezultat i normave më të larta të interesit për kreditë në denarë pa klauzolë valutore dhe për normat e interesit për kreditë në valutë të huaj (me 0.42 pikë përqindjeje dhe 0.15 pikë përqindjeje, përkatësisht), në kushte të një rënieje të normave të interesit për kreditë në denarë me klauzolë valutore (me 0.22 pikë përqindjeje). Rritja vjetore e normës së interesit për kreditë e miratuara rishtazi për sektorin e korporatave arriti në 0.17 pikë përqindjeje, specifikon BBRSM.
Në shkurt, shtuan ata, norma mesatare e interesit për depozitat totale të sektorit të korporatave u rrit me 0.02 pikë përqindjeje në bazë mujore dhe arriti në 2.73 përqind.

“Rritja rrjedh nga rritja e normave të interesit për depozitat në valutë të huaj dhe normave të interesit për depozitat në denarë pa klauzolë valutore (me 0.05 pikë përqindjeje dhe 0.01 pikë përqindjeje, përkatësisht), ndërsa normat e interesit për depozitat në denarë me klauzolë valutore nuk ndryshuan. Në bazë vjetore, kjo normë interesi u rrit me 0.02 pikë përqindjeje”, tha Banka Popullore.

Advertisement

Norma e interesit për depozitat e pranuara rishtazi të sektorit të korporatave, siç thonë ata, në shkurt shënoi një rritje mujore prej 0.45 pikë përqindjeje dhe arriti në 2.49 përqind.

Në shkurt, theksojnë ata, norma e interesit për kreditë totale të familjeve arriti në 5.1 përqind dhe shënoi një rënie prej 0.01 pikë përqindjeje në bazë mujore. Ndryshimi është rezultat i normave të ulëta të interesit për kreditë në denarë pa dhe me klauzolë valutore (me 0.03 pikë përqindjeje dhe 0.02 pikë përqindjeje, përkatësisht), ndërsa normat e interesit për kreditë në valutë të huaj janë të pandryshuara. Kjo normë interesi shënon një rënie vjetore prej 0.43 pikë përqindjeje.

Norma mesatare e interesit për kreditë e miratuara rishtazi për familjet në shkurt ishte 4.76 përqind, që përfaqëson një rritje mujore prej 0.09 pikë përqindjeje. Rritja rrjedh nga normat më të larta të interesit për kreditë në valutë të huaj (me 0.01 pikë përqindjeje), ndërsa normat e interesit për kreditë në denarë pa dhe me klauzolë valutore u ulën (me 0.06 pikë përqindjeje dhe 0.02 pikë përqindjeje, përkatësisht). Në bazë vjetore, norma e interesit për kreditë e miratuara rishtazi për familjet është më e ulët me 0.05 pikë përqindjeje, sipas BPRSM-së.

Continue Reading

Më të lexuarat