Connect with us

Lajme nga vendi

Policia do të kontrollojë punën e “Lotarisë shtetërore”

Published

on

Policia do të kontrollojë punën e Lotarisë shtetërore pasi në opinion dolën informacione se në mënyrë të kundërligjshme janë dhënë licenca për organizimin onlajn të lojërave të fatit edhe pse nuk ka guxuar ta bëjë atë për shkak të licencës së skaduar.

“Lidhur me rastin me “Lotarinë shtetërore”, ju informojmë se pas njoftimit të marrë nga Ministria e Financave, në DLKOS (Departamenti për luftë kundër krimit të organizuar dhe atij serioz) në koordinim me DPK (Departamenti i policisë kriminale) është formuar lëndë dhe ka filluar procedurë për kontrollimin e informacioneve, dhënien e paligjshme të licencave për organizimin e lojërave të fatit nga ana e “Lotarisë së Maqedonisë”, kanë konfirmuar për MIA-n nga MPB-ja.

Puna e Lotarisë do të kontrollohet, pasi më herët me kërkesë të Ministrisë së Financave, Qeveria ua mori licencat dy kompanive për organizimin e lojërave të fatit, njërës nga Strumica dhe tjetrës nga Shkupi. Siç bëhet e ditur nga autoritetet u është hequr licenca për funksionim të paligjshëm dhe mospagesë të taksave ligjore.

Kryeministri Hristian Mickoski, më 26 të këtij muaji, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për marrjen e licencave të dy kompanive të lojërave të fatit, tha se bëhet fjalë për kompani që kanë punuar joligjërisht dhe nuk kanë paguar taksa.

“Kemi dy raste të marrjës së licencave për lojërat e fatit, njëra nga Strumica, tjetra nga Shkupi, nuk kanë paguar taksat rregullisht, kanë punuar ilegalisht do të thoja në bazë të mendimit që kam marrë nga institucionet kompetente. Por kjo nuk është e gjitha. Në seancën e Qeverisë është pranuar interpretimi praktik i Ligjit ku është konstatuar se nga viti 2017 “Lotaria e Maqedonisë”, pavarësisht se vetë nuk posedon licencë, vetë ka dhënë licencë për organizimin e lojërave të fatit, posaçërisht për baste onlajn dhe tjera”, tha kryeministri Mickoski.

Advertisement

Sipas tij, ka pasur edhe funksionarë të lartë të mëparshëm të Qeverisë të cilët krahas faktit që e kanë ditur se kjo është në kundërshtim me ligjin, kanë lejuar që të organizohen lojëra të fatit, duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat