Connect with us

Lajme nga vendi

Taravari: Ka informacione se është gjetur koncentrim i vogël i formaldehidit

Published

on

Ka disa informacione se në sallat e operacionit të Qendrës Klinike në Shkup është gjetur koncentrim i vogël i formaldehidit, por zyrtarisht ende nuk kam marrë asgjë, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari

 

“Tashmë jemi duke punuar për një furnizim të ri për një stacion kompresor krejtësisht të ri dhe një instalim krejtësisht të ri. Shpresoj që këtë problem ta zgjidhim sa më shpejt dhe të mos flasim më për tema të tilla të pakëndshme për të gjithë qytetarët, sepse krijojnë një situatë të pasigurisë tek pacientët”, tha Taravari.

I pyetur se si mund të jenë qytetarët të qetë kur nuk është bërë e ditur në opinion se ka pasur formaldehid dhe se ajri në sallat e operacionit del nga standardet evropiane sipas matjeve të 1 korrikut, Taravari tha se ende nuk ka arritur asnjë shkresë zyrtare në Ministri.

“Çfarëdo që të them do të jetë jozyrtare, e pasaktë, e pasigurt. Prisni, ne jemi transparent, gjithçka që marrim, e ndajmë me publikun dhe gazetarët”, tha Taravari.

Advertisement

Tani për tani, siç tha ai, më shumë se gjysma e sallave të kirurgjisë në Qendrën Klinike funksionojnë dhe gjatë periudhës së verës situata do të menaxhohet me “8 Shtatorin” dhe Spitalin e Qytetit “Shën. Naum i Ohrit”.

Sallat e operacioneve në Qendrën Klinike u mbyllën për shkak të erës së pakëndshme, pas së cilës u shpall tender për blerjen e stacionit të ri të kompresorit, i cili dështoi për shkak se nuk ishte marrë asnjë ofertë.

Më 26 korrik, ministri Taravari shpalli tenderin e ri për blerjen e një sistemi kompresor për Qendrën Klinike. I pyetur nëse është optimist se në një të ardhme të afërt do të gjendet një operator ekonomik i interesuar, pasi tenderi i mëparshëm ka qenë i pasuksesshëm dhe shuma në fjalë ka qenë rreth gjysmë milionë euro, Taravari tha se nuk mund të parashikojë nëse dikush do të paraqitet, por edhe që ky problem të mos vonohet, duke mos përjashtuar negociatat e drejtpërdrejta.

“Prandaj ne si Ministri morëm përsipër diçka që nuk është përgjegjësi e jona, gjithçka për ta përfunduar sa më shpejt. Megjithatë, nuk mund të them me siguri se do të raportohet ose nuk do të raportohet. Nëse nuk raportohet, atëherë do të shkojmë në opsionin që të kërkojmë dikë që mund të punojë dhe të bëjë marrëveshje direkt – Ministria me kontraktorin”, tha Taravari.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat