Connect with us

Lajme nga vendi

Pas shumë zvarritjeve filloi montimi i ashensorëve të rinj në Spitalin e Tetovës, pritet të jenë gati në shtator

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka zgjidhur një nga problemet shumëvjeçare në Spitalin Klinik të Tetovës duke filluar me montimin e anshensorëve.

‘Filluam me montimin e ashensorëve të rinj në Spitalin Klinik, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet dhe shërbimet për pacientët dhe stafin mjekësor.’ – deklarohet nga kabineti i Arben Taravari.

Ky hap përfaqëson një përkushtim të qartë për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe kujdesit ndaj qytetarëve të Tetovës. Falë këtij përmirësimi, pacientët do të kenë qasje më të lehtë dhe më të sigurt në shërbimet mjekësore të nevojshme.

Lajme nga vendi

Juristi Bajrami: Provimi i jurisprudencës në shqip është plotësisht i ligjshëm

Published

on

Mundësit dhe organizimi I provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në këtë kontekst, juristi Ibrahim Bajrami jep sqarim të detajuar lidhur me bazën ligjore që e mundëson një gjë të tillë duke sqaruar se kjo e drejtë buron nga ligji për përdorimin e gjuhëve i cili u miratua me 14 janar 2019, dhe i cili hyri në fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare, duke shtuar se ligji ka një gamë të gjerë zbatimi dhe përfshin edhe përdorimin e gjuhës shqipe në këtë proces.

Në pyetjen e gazetarit se, a është e mundur që në RMV, provimi i jurisprudencës të organizohet në gjuhën shqipe?, ai u përgjigj:

“Absolutisht që po, kjo e drejtë buron nga ligji për përdorimin e gjuhëve i cili u miratua me 14 janar 2019, dhe i cili hyri në fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare. Kështu i formësuar, ligji ka një gamë të gjerë zbatimi ku 20 % në nenin dy taksativisht ceket se ka të bëje me gjuhën shqipe. Në të njëjtën kohe, temë debati mund të jetë edhe ligji i fundit për provimin e jurisprudencës i cili u miratua në fund të vitit 2019 dhe ka hyrë në fuqi në dy janar 2020. Ligji për jurisprudencë është miratuar pas miratimit të ligjit për zbatimin e gjuhëve dhe në këtë frymë është dashtë që të potencohet që në përputhje me ligjin për zbatimin e gjuhëve edhe ligji i jurisprudencës të jetë i inkorporuar e drejta e 20 %, gjegjësisht përdorimi i gjuhës shqipe gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës,” deklaroi Ibrahim Bajrami – Jurist. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dauti: Ligji për përdorimin e gjuhëve i obligon institucionet shtetërore përdorimin e gjuhës shqipe

Published

on

Deputetja e ASH-së, Ziadin Selës, Ilire Dauti ka deklaruara se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoni dhe se institucionet shtetërore janë të obliguara të zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Dauti në “ClickPlus” e pyetur nëse gjuha shqipe është zyrtare ajo tha se “doni një vërtetësi, jo më larg se dje. Do të ndalej seanca po të mos ishte gjuha shqipe zyrtare? Kërkesa ime ishte e prerë që materialet t’i kem në gjuhën shqipe”.

Dauti theksoi se Ligji për përdorimin e gjuhëve i obligon institucionet shtetërore që ta zbatojnë dhe të krijojnë kushte për zbatimin e ligjit.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve ka dispozitë ku i obligon institucionet shtetërore që ta implementojnë dhe të krijojnë kushte për zbatimin e ligjit. Ka pas një nen tjetër, i cili ka qenë shumë i kontestueshëm nga pala tjetër, por me gjithatë është pjesë e ligjit dhe që thotë se ata institucione dhe organe shtetërore të cilët nuk do t’i harmonizojnë ligjet tjera me atë do të vlejnë ligjet e ligjit në fjalë, dmth ligjit për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi Ilire Dauti – deputete e ASH-së, Sela.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dënimet me burg të përjetshëm për vrasjen e Vanjës dhe Pançes në debat para Gjykatës së apelit

Published

on

Gjykata e apelit në Shkup sot do të mbajë seancë publike rreth ankesave të parashtruara të aktvendimit të shkallës së parë për rrëmbimet dhe vrasjet e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi me të cilin Ljupço Palevski, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishov u dënuan me burgim të përjetshëm.

Lënda është në procedurë të shkallës së dytë rreth ankesave të parashtruara nga mbrojtja dhe nga Prokuroria themelore publike, e cila ankohet në pjesën e aktvendimit lirues për babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, si dhe për veprën e dytë të të akuzuarve.

Gjykata themelore publike Shkup më 25 qershor 2025 i dënoi Ljupço Palevskin, Velibor Manevin, Bore Videvskin dhe Vllatko Keshishev me burgim të përjetshëm për veprat penale grabitje dhe vrasje brutale të dy viktimave, përderisa Aleksandar Gjoçevski u lirua nga aktakuza për shkak të mungesës së dëshmive.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit së bashku planifikuan grabitjen e 14 vjeçares Vanja me qëllim që t’i qasen një anëtari të familjes së saj të ngushtë për të dhënë para për shpërblesën. Grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles, ndërkaq, u bë me qëllim që ta detyrojnë t’ua japë automobilin e tij për grabitjen e vajzës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe ishin paraqitur të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat