Connect with us

Lajme nga vendi

Ndërroi jetë foshnja katër muajshe në Strugë, arsyet do të përcaktohen

Published

on

Një foshnjë katër muajshe nga Struga pa shenja jete është sjellë mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë nga prindërit e tij, kumtoi sot SPB Ohër.

Zëdhënësi Stefan Dimoski informoi se në DPB Struhë dje në orën 22:43 minuta është raportuar se foshnja e vdekur është dërguar në Repartin e fëmijëve.

“Një djalë katër muajsh nga Struga është sjellë nga prindërit pa shenja jete në Repartin e fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë. Sipas njoftimit, paraprakisht kanë thirrur ekipin e Ndihmën e shpejtë mjekësore- Strugë, të cilit kanë bërë reanimacion në shtëpinë e familjes, pas së cilës foshnja është dërguar në spital, ku është konstatuar vdekje”, tha Dimoski.

Me urdhër të prokurorit publik në trupin e foshnjës do të bëhet autopsi, e cila duhet të tregojë se si është shkaktuar vdekja.

Advertisement

Lajme nga vendi

Qendra për Menaxhimin e Krizave: 4 zjarre aktive dhe një është nën kontrol

Published

on

Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 20 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat katër mbeten aktive dhe një është nën kontroll.

Zjarret janë aktive pranë fshatit Viniçe në zonën e quajtur Muraticë në komunën e Gazi Babës, pranë fshatit Petrovo në malin Kozhuf, pranë fshatit Nikushtak në komunën e Likovës dhe pranë fshatit Vrazhale në komunën e Zelenikovës.

Sipas njoftimit nga QMK, zjarri pranë fshatit Trubarevo në komunën e Gazi Babës është nën kontroll.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me re, më freskët dhe me erë me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë veriore (mbi 60 km/orë). Drejt fundit të ditës, vranësirat do të ulen.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 17 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 21 deri në 29 gradë.

Në Shkup, pjesërisht me vranësira me periudha me diell. Në disa pjesë të luginës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë veriore. Drejt fundit të ditës, vranësirat do të ulen. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 26 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qarkullimi nga shitja e shërbimeve është rritur për 3.5% në tremujorin e dytë krahasuar me vitin e kaluar

Published

on

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, u ndal tek të dhënat më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave lidhur me qarkullimin e shërbimeve dhe ndikimin e tij në ekonomi, ku deklaroi se ky është një nga parametrat dhe indikatorët që tregojnë se më në fund po fillojmë të zhvillohemi. Në tremujorin e dytë, në çerekun e dytë, kemi rritje në sektorin e shërbimeve prej 3,5%. Inkurajues është edhe fakti që në shtatë muajt e parë, nga janari deri në korrik, në fushën e turizmit kemi mbi 10% më shumë turistë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Kjo është një tjetër nga një sërë parametrash dhe indikatorësh që thonë se më në fund po fillojmë të zhvillohemi. Dhe kjo është arsyeja pse gjithë ato qendra pushteti, të cilëve nuk u përshtatet që Maqedonia të jetë sërish udhëheqëse si në ekonomi, ashtu edhe në paqe, stabilitet dhe marrëdhënie ndëretnike në rajon, të shkaktojnë atë që po bëjnë ditët e fundit.

Në tremujorin e dytë, në kuartalin e dytë, kemi rritje në pjesën e shërbimeve për 3,5%. Por, ajo që për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe inkurajuese është se në shtatë muajt e parë, nga janari deri në korrik, në turizëm kemi për 10% për 10,5% më shumë turistë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pres që kjo shifër deri në fund të vitit të arrijë deri në 15%, gjë që do të jetë rritja më e madhe në rajon, bindshëm.

Njëkohësisht, më lejoni të kujtoj se në shtatë muajt e parë numri i vizitorëve dhe turistëve të huaj, të cilët e përdorin Maqedoninë si vend pushimi, është rritur për 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pres që deri në fund të vitit kjo shifër të jetë rreth 25%”, informoi Kryeministri.

Ai theksoi se pikërisht këta indikatorë i shqetësojnë qendrat e pushtetit.

Advertisement

“Kështu që, të gjithë këta indikatorë i shqetësojnë këto qendra pushteti, të cilët nuk duan që kjo Qeveri të ketë sukses, që nuk duan që Maqedonia të jetë stabile, paqësore dhe e zhvilluar. Dhe ata përpiqen të funksionojnë me këtë lloj opurtunizmi të ulët dhe intriga. Por, do ta përsëris – ne do të luftojmë dhe do të fitojmë!”, theksoi Mickoski.

Continue Reading

Më të lexuarat