Lajme nga vendi
Deputetja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska kërkoi nga MPB që ta mbrojë nga ndjekja dhe kërcënimet
Kërcënimet për jetën dhe fyerje në rrjetet sociale me pseudonim janë publikuar dje pasi ish-ministrja e Mbrojtjes, tash deputete e LSDM-së, Slavjanka Petrovska pyeti publikisht nëse vrasësit që qëlluan një person dy ditë më parë para “Mavrovasjas” në Shkup ishin kriminelë të rrezikshëm të liruar së fundmi nga burgu. Prandaj, ajo dje ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) që ta mbrojë nga ata që e ndjekin, e fotografojnë dhe e kërcënojnë, transmeton Portalb.mk.
Në rrjetin social X, dikur Twitter, u postuan foto të Petrovskës duke shëtitur qenin e saj pranë shtëpisë së saj me komente se herën tjetër do ta hidhnin nga shkallët.
Nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe MPB-ja nuk i përgjigjen pyetjes së deputetes nëse vrasësit janë ata që janë liruar apo të arratisur nga burgu, për të cilët është lëshuar urdhër. Nuk është bërë e ditur se cilët janë vrasësit e shkupjanit, të cilët tentuan të vrasin edhe gruan e tij dhe të cilët pas vrasjes kanë qëlluar në drejtim të policëve gjatë arratisjes.
“Më fotografoni, më ndiqni dhe më kërcënoni. Më parë nuk më keni kritikuar për punën time, por më keni nënçmuar, fyer dhe shpifur. Por unë kritikova dhe do të vazhdoj. Është detyra ime. Duke qenë se është detyrë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të kontrollojë se kush ndjek një deputet, deri pak kohë më parë ministre e Mbrojtjes, pra një grua teksa ajo është duke shëtitur kafshën e saj dhe mbi të gjitha poston foto në rrjetet sociale dhe e kërcënon”, iu drejtua mbrëmë ajo Ministrisë së Brendshme.
Petrovska, pas të shtënave të shpeshta në Shkup dhe në qytete të tjera, kryesisht në pjesën perëndimore të Maqedonisë, thotë se kryeqyteti nuk është i sigurt.
“Shkupi është qytet i pasigurt 7 muaj pasi Ministria e Punëve të Brendshme u mor nga DPMNE. Hristian, në vend që të më heshtin me presione të këtij lloji, përgjigjuni opinionit: A janë autorët e vrasjes së djeshme në mes të ditës në qendër të Shkupit dy kriminelë të dënuar të cilët në vend që të ishin në burg, ishin në liri dhe a është e vërtetë se është lëshuar një urdhër për ta para më shumë se 30 ditësh?”, pyet Petrovska kryeministrin dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
Ajo rikujton se përgjegjësinë për gjetjen dhe kthimin në burg e ka Ministria e Punëve të Brendshme.
“Po të ishin në burg, aty ku duhet të ishin, nuk do të kishin kryer vrasjen e djeshme. Pra, le të përsërisim pyetjen: A janë autorët e vrasjes së djeshme në mes të ditës, në qendër të Shkupit, dy kriminelë të dënuar, të cilët në vend që të ishin në burg, ishin të lirë dhe a është e vërtetë që për ta është lëshuar fletarrest për më shumë se 30 ditë më parë?”, pyet ajo me këmbëngulje.
“Do të dorëzoj denoncim në MPB dhe të shohim se çfarë qasje do të kenë MPB-ja-VMRO-ja në rast se po më ndjekin dhe më kërcënojnë”, tha deputetja Petrovska.
Ndryshe, më 20 gusht, gjatë orëve të para të mëngjesit ishte gjetur një trup i pajetë në parkingun pranë qendrës tregtare “Mavrovasja” në qendër të Shkupit.
Viktima është Vasil E. Ai thuhet se ishte me anëtarët e familjes për të kryer punët private aty pranë. Dëshmitarët okularë thonë se sulmuesit qëlluan viktimën, morën sende nga makina e tij, duke përfshirë një laptop-kompjuter dhe më pas u larguan me vrap. Si motiv po përmendet një formë zhvatjeje, megjithëse hetimet janë ende në një fazë shumë të hershme.
Për rastin u arrestua një person, ndërsa një tjetër u vetë-dorëzua në polici.
Lajme nga vendi
VLEN: BDI t’i kërkojë SPAK-ut të Shqipërisë ekstradimin e Grubit
Nisma e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair për krijimin e një “SPAK-u” lokal kundër korrupsionit ka nxitur reagime nga Koalicioni VLEN.
Nga VLEN-i thonë se iniciativa duhet të shoqërohet me veprime konkrete dhe jo të mbetet vetëm deklarative, duke e cilësuar si përpjekje propagandistike.
Sipas tyre, nëse synohet vërtet transparencë dhe përgjegjësi, hetimet duhet të nisin nga vetë drejtuesit e BDI-së, për të dëshmuar se bëhet fjalë për proces serioz dhe të paanshëm ndaj të gjithë zyrtarëve, pa përjashtim.
“BDI në Çair shpall me bujë formimin e një “SPAK-u” lokal, sikur të kishte zbuluar “Amerikën”. Por, pyetja që lind menjëherë është: a do ta kapë ky SPAK edhe kryesinë e vet? Apo është vetëm një teatër i radhës për të mashtruar qytetarët? VLEN-i e përshëndet këtë “SPAK” të BDI-së dhe i sugjeron që, nëse vërtet është për veprim dhe jo për spektakël, të fillojë hetimet pikërisht nga këta emra. Punën e parë që duhet ta bëjë është të vendosë komunikim me SPAK-un e Shqipërisë dhe të kërkojë ekstradimin e Artan Grubit.”, – thanë nga Koalicioni VLEN.
Ditë më parë, Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair themeloi një “SPAK” lokal si mekanizëm kundër korrupsionit. Sipas njoftimit, kjo strukturë do të monitorojë ndërtimet pa leje dhe punën e organeve komunale për shkelje urbanistike.
BDI u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo keqpërdorim të pushtetit. (Armend Murseli, TVM2)
Lajme nga vendi
Dega e BDI-së në Çair ka themeluar një strukturë kundër korrupsionit me emrin “SPAK”
Duke huazuar emrin e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë që ndjek krimin dhe korrupsionin e nivelit të lartë, dega e BDI-së në Çair ka themeluar një Sekretariat, akronimi i të cilit është i njëjtë me atë të Prokurorisë – SPAK.
“SPAK do të funksionojë si mekanizëm profesional monitorimi, i përbërë nga ekspertë vullnetarë – juristë, ekonomistë, urbanistë dhe profesionistë të fushave përkatëse – të cilët do të analizojnë çdo indikacion për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve publike”, deklaroi Enard Bakiu, BDI – Çair.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i koalicionit VLEN të cilët kërkojnë që SPAKU i BDI-së të kërkojë nga SPAKU i Shqipërisë ta ekstradojë Artan Grubin, funksionarin e BDI-së i cili pasi u fut në listë të Zezë u arratis nga shteti, ndërsa dyshimet janë se fshihet në Shqipëri. Plotësisht kërkojnë të hetohen dhe figura tjera të BDI-së.
“Korrupsioni nuk është thjesht ndërtim pa leje apo tender komunal. Ai ka fytyra të njohura: Faton Ahmeti, për dyshimet e keqpërdorimit të fondeve në FSSH, Arbër Ademi, si ministër i Arsimit me lëndë të hapura për abuzime, Bujar Osmani, për rastin famëkeq “Pacienti”, dhe shumë të tjerë që sot ulen në kryesinë e BDI-së si të paprekshëm”, thonë nga VLEN.
SPAKU i BDI-së, është ironizuar edhe për faktin që në periudhën e kaluar ishte në shënjestër të kritikave pasi dy funksionarët e saj Artan Grubi dhe Ramiz Merko u futën në Listë të Zezë për korrupsion, ndërsa u dorëzuan padi edhe kundër një sërë funksionarëve, duke përfshirë Blerim Bexhetin, Fatmir Deharin, Ramiz Merkon, Bujar Dardhishtën, Kreshnik Bekteshin, Bekim Maksutin, Ejup Rustemin e të tjerë. Mekanizmi SPAK, mbase duket si ide e huazuar nga LSDM, e cila e promovoi Qendrën Hulumtuese për Korrupsion dhe Krim të Organizuar me akronimin MICKO, një shkurtesë që përdoret në komunikimin jokonvencional dhe ironizues për Mickoskin. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
KEMM: 140 ANKESA PËR CEREMONINË MORTORE NË KOÇANË
Këshilli I Etikës në media të Maqedonisë, një ditë pas ceremonisë mortore të viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën e Koçanit, ka pranuar 140 ankesa lidhur me mënyrën e raportimit të mediave – ka njoftuar Drejtorja Ekzekutive, Biljana Georgievska.
Ajo ka shtuar se të gjitha vërrejtjet kanë ardhë nga e-maile të hapura për një përdorim nga numra telefonike që nuk ekzistojnë.
“Çdo minutë vinte nga një ankesë që për ne ishte një situatë jo e zakonshme që I gjasonte një sulmi të orkestruar digjital, jo vetëm ndaj KEMM-it, por edhe ndaj mediave, vecanërisht për përmbajtjet dhe mënyrës së raportimit për ceremoninë e varrimit. Ata kryesisht hynë në pakon e ankesave pa bazë, për shkak se kishin të bëjnë me mediat e huaja, nga rajoni, por edhe televizione nga India” – thotë Georgievska.
Në vitin 2025 në KEMM knë mbërritur shumë ankesa që lidhen me tragjedinë në Koçanë. Janë shqyrtuar 96 mha 244 ankesat.
Më së shpeshti është shkelur nëni 1 I Kodit të Gazetarëve – mungesa e burimeve dhe mungesa e palës së dytë të storjes.
Nga KEMM thonë se mediat online paraqiten si shkelësit më të mëdhenj të standardeve për informim etik.

