Lajme nga vendi
Pala maqedonase paralajmëron ndryshime në përbërjen e Komisionit për Çështje Historike me Bullgarinë
Në ekipin maqedonas ka pasur disa ndryshime nga Komisioni për Çështje Historike. Këtë e bën të ditur qeveria, por edhe bashkëpresidenti Gjorgiev thotë se ai personalisht nuk do ta merrte përsipër vazhdimin e mandatit të tij, i cili i skadon për më pak se një muaj.
Gjorgievit i vjen keq që në vend të akademikëve, ata punuan në një atmosferë të stuhishme politike dhe historia u përdor si mjet në marrëdhëniet politike. Mendim të ngjashëm e ka edhe bashkëpresidenti bullgar Dimitrov, i cili thotë se nuk duhet t’i kushtohet vëmendja Komisionit sepse problemi është politik, jo shkencor.
Më 18 dhe 19 shtator, në Shkup do të mbahet takimi i katërt për këtë vit i Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve Multidisiplinar për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Megjithatë, pyetja është nëse do të realizohet fare dhe në çfarë përbërje.
Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar disa herë se do të emërojnë historianë të rinj në ekipin maqedonas. Pavarësisht nëse Qeveria në Shkup do ta bëjë këtë apo jo, ndryshimet në përbërje janë të sigurta sepse vetë anëtarët paralajmërojnë tërheqje. Mandati i tyre skadon më 15 shtator dhe bashkëpresidenti nga pala maqedonase Dragi Gjorgiev thotë se nuk do të pranonte të nënshkruante kontratë të re.
“Unë personalisht nuk do ta zgjatja kontratën, por është e qartë se do të ketë ndryshime në Komision dhe se Qeveria do të emërojë anëtarë të rinj, sipas deklaratave të kryeministrit. Por sinqerisht, jemi pak të lodhur”, thotë Gjorgiev për Radion Evropa e Lirë (REL).
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

