Connect with us

Lajme nga vendi

LSDM: Me ne në pushtet pagat në arsim u rriten për 55%, me VMRO DPMNE 0%

Published

on

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se revolta e mësuesve është e madhe nga pushteti i VMRO-DPMNE-së. Nga LSDM thonë se mësimdhënësit nuk do ta marrin rritjen e pritshme të pagave prej 12% në shtator.

“VMRO-DPMNE e ka thyer premtimin për përmirësimin e arsimit. Të gjithë e dinë se nuk ka arsim cilësor pa investim në kuadrin arsimor. Investimi te mësuesit është një investim për të ardhmen e fëmijëve tanë, por edhe të gjithë vendit. Por Mickoski dhe Janevska nuk e kanë konceptin e arsimit dhe as synojnë rritjen e pagave të mësimdhënësve. Përsëri, VMRO-DPMNE i sheh të gjithë punëtorët si fuqi punëtore të lirë. Qeveria e LSDM-së i rriti pagat gjatë krizës më të madhe shëndetësore dhe ekonomike”.

“Me LSDM-në, çdo vit, në shtator, mësimdhënësit e nisnin vitin e ri shkollor me pagë më të lartë. Në shtator 2019 dhe 2020 ata morën një rritje prej 5 për qind secili, në shtator 2021, 10 për qind. Në shtator të vitit 2022 dhe 2023, LSDM dy herë i ngriti pagat e të arsimuarve në 15 për qind. LSDM ka rritur pagat në arsim për mbi 55 për qind”.
“LSDM edhe sot është në anën e mësimdhënësve. Kërkojmë që Qeveria e Mickoskit ta përmbushë premtimin dhe t’u rriten pagat. Ka para! Është çështje e përcaktimit të prioriteteve ku do të investohen ato para. Mësuesit meritojnë paga më të larta dhe është obligim i Mickoskit dhe qeverisë së tij që ta realizojnë atë rritje”, thonë nga LSDM.
Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat