Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të shiut

Published

on

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të shiut, posaçërisht në orët e pasdites, kur priten reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 27 deri në 34 gradë Celsiusë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, posaçërisht në orët e pasdites kur priten reshje të rrëmbyeshme të shiut, erë e përforcuar dhe breshër. Temperatura minimale do të ulet në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 32 gradë Celsiusë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Konsiderohet si dita më e nxehtë e vitit – temperatura deri në 43 gradë Celsisu

Published

on

Moti sot në vend do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende madje e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Siç kumton DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 37 deri në 43 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 43 gradë Celsius.

Edhe nesër do të mbajë mot shum i nxehtë me temperatura të cilat në disa vende do të arrijnë deri 43°C.

Prej të dielës dhe në ditët në vijim, temperaturat do të jenë në rënie dhe do të ketë kushte për paaraqitje të paqendrueshme lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kush do garojë përballë Osmanit në Çair? Mexhiti: Vendimi, ditëve në vijim!

Published

on

Kandidimi i Bujar Osmanit për kryetar komune të Çairit, nën llogon e Frontit Europian, ka bërë që në këtë komunë të jetë garë e nxehtë mes tij dhe kandidatit të Vlen-it, i cili ende nuk dihet se kush do të jetë përball Osmanit, ndonëse situata në terren është bërë më interesante, pasi zërat në opinion flasin se zv/kryeministri Izet Mexhiti, do ti hyjë kësaj gare, dhe do të kërkon mandatin e 4 nga banorët e kësaj zone.
Në lidhje me këtë çështje, Mexhiti, as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi një gjë të tillë. Ai tha se si koalicion janë duke bërë analizat e fundit dhe ditëve në vijim do të dalin me qëndrim zyrtarë për të gjitha komunat, duke përfshirë edhe kandidatin e tyre për qytetin e Shkupit.
“Po bëjmë biseda, analizat e fundit brenda VLEN-it, besoj se ditëve të vijim, javëve të ardhshme do ti shpalosim kandidatët në të gjitha komunat, përveç Strugës që e kemi shpalosur”, ka deklaruar Mexhiti, raporton SHENJA.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB do ta shpërblejë policin që parandaloi vetëvrasjen e një vajze në Tetovë

Published

on

Pas ngjarjes së djeshme në Tetovë, ku oficerët e policisë parandaluan një tragjedi dhe shpëtuan një jetë të re, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski sot priti dhe bisedoi me kolegun e tij Bekim Ismani, i cili me guxim dhe qetësi të jashtëzakonshme e pengoi vajzën të hidhej dhe t’i merrte jetën vetes, ndërsa vet u plagos nga thika që mbante në dorë.

“Bëhet fjalë për një vajzë të re, viktimë e një situate të vështirë jetësore dhe krize psikologjike. Falë ndërhyrjes në kohë dhe vendimtare të oficerëve tanë të policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, ajo është gjallë dhe jashtë rrezikut sot”.
“Ky nuk është vetëm një veprim zyrtar, ky është një akt sakrifice, humanizmi dhe përkushtimi të thellë ndaj misionit për të mbrojtur çdo jetë njerëzore. Brenda kuadrit të mundësive ligjore, do ta shpërblej kolegun tim Bekim Ismani në shenjë mirënjohjeje për guximin, profesionalizmin dhe veprimin e tij vetëmohues”, theksoi ministri Toshkovski.

Toshkovski theksoi se forca e vërtetë e profesionit të policisë shihet në momentet më të vështira.

Ndryshe, ngjarja ndodhi dje në një objekt hotelerik, në të cilin vajza donte të vetëvritej.

Continue Reading

Më të lexuarat