Connect with us

Lajme nga vendi

RMV, lista pozitive e barnave do të jetë funksionale nga 16 shtatori

Published

on

Lista pozitive e barnave do të jetë funksionale nga 16 shatotori, bëri të ditur drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Klekovski .

“Hapin e parë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore e bëmë me listën pozitive, e cila nuk është përditësuar që nga viti 2014 dhe i ishte shtua vetëm një medikament. Tani kemi miratuar nëntë gjenerikë që mund të çojnë në 56 brend barnave. Shpallja publike është në vazhdim, si furnizues të mundshëm janë paraqitur Alkaloid, Krka, Belupo dhe kompani të tjera. Presim që deri më 16 shtator barnat e reja të jenë të disponueshme në sistem dhe në barnatore dhe mjekët amë të fillojnë me lëshimin dhe përdorimin e tyre”, tha Klekovski pas takimit të sotëm me gazetarët në FSSh,

Ai tha se në dy muajt e fundit, FSSh ka punuar në identifikimin e të gjitha problemeve dhe ka komunikuar me të gjitha palët e interesuara për planifikimin e periudhës së ardhshme.

Nëntë barna, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, depresionin dhe demencën, janë pjesë e listës pozitive.

Ministri theksoi se në këtë proces janë angazhuar ekspertë të cilët kanë punuar për disa ndryshime ligjore, hartimin e një rregulloreje të re me praktika evropiane dhe një metodologji të re për vendosjen e barnave në listën pozitive.

Advertisement

Ndryshe, më 16 gusht, Taravari paralajmëroi se pas 6 muajsh do të rishikohen sërish mundësitë për një zgjerim të ri të listës pozitive për t’ua lehtësuar pacientëve.

“Pas 6 muajsh planifikojmë ta zgjerojmë listën plus me disa barna të tjera, megjithatë do të duhet të ulemi me drejtorin e Fondit, të shohim se cilat janë mundësitë që disa barna të tjera të jenë në listën pozitive dhe t’ua lehtësojmë kryesorëve në resorin tonë, dhe ata janë pacientët, ndërsa ne jemi të gjithë pacientë potencialë”, tha Taravari.Portalb.mk

Lajme nga vendi

Javën a ardhshme do të kryhet dezinsektim në qytetin e Tetovës

Published

on

Komuna e Tetovës njofton se do të kryhet dezinsektim në territorin e qytetit të Tetovës.

ju njoftojmë se më 13.06.2025, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me SH.T.P.SH “PRONTTO”, do të realizoj dezinsektimi nga toka në territorin e qytetit të Tetovës, për zhdukjen e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.

Dezinsektimi do të zhvillohet në orët e mbrëmjes pas orës 22:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, dhe do të kryhet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të favorshme.
Lusim qytetarët dhe veçanërisht bletarët të ndërmarrin masa mbrojtëse dhe të nevojshme për sigurinë e tyre dhe të bletëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Miratohet aktakuza për rastin “Onkologjia”

Published

on

Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën për keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku përfshihen ish-drejtorët e klinikës, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi. Akuza ka edhe kundër tre onkologëve.

Gjykata Penale informon se ankesa e mbrojtjes është refuzuar kurse aktakuza është miratuar, kështu që kjo çështje do t’i caktohet ndonjë gjykatësit përmes sistemit AKMIS për procedura të mëtejshme dhe do të caktohet datë për seancën e parë kryesore.

Vasev akuzohet për dy vepra penale – shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të shëndetit të pacientëve kurse akuzohen gjithashtu dy onkologë që u kanë ofruar terapi pacientëve pa bazë mjekësore.

Sipas aktakuzës së dytë, Vasev dhe Nuhi akuzohen për mashtrim, duke shkaktuar dëm prej 35 milionë euro në buxhetin e shtetit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vëllezërit nga Debreshi dënohen me nga 40 vite burg për vrasjen makabre të Resul Kahremanit

Published

on

Pas më shumë se 10 muaj hetimesh dhe procesi gjyqësor, Gjykata ka shpallur fajtorë tre vëllezërit nga fshati Debresh i Gostivarit për vrasjen brutale të Resul Kahremanit, 35 vjeç. Ata janë dënuar me nga 40 vite burgim secili, që është dënimi maksimal sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut për këtë vepër penale.

Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj viktimës u qëllua me armë zjarri nga një veturë tip “Volvo” me targa të Zvicrës, në pronësi të të dyshuarve. Vrasja u raportua në ora 17:15 në SPB Tetovë.

Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes u arrestua njëri nga autorët, B.B., dhe nga ai u sekuestrua edhe pushka automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Hetimet e mëvonshme vërtetuan përfshirjen edhe të vëllait të tij, J.B., si bashkëkryerës.

Continue Reading

Më të lexuarat