Connect with us

Lajme nga vendi

Taravari njofton: Nga e hëna ilaçet e listës pozitive në farmaci

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se që nga dita e hënë qytetarët do të mund t’i gjejnë barnat nga lista pozitive nëpër farmaci. Taravari tha se çdo 3-4 muaj lista pozitive do të zgjerohet me nga një ilaç, ndërsa sipas tij se do të ulet edhe përqindja e shpenzimeve të qytetarëve për barna.

“Nga 16 shtatori pacientët mundet qe 9 barnat e reja ti gjejnë nëpër barnatore pa pagesë, pra që janë të vendosura si shtesë, pra, do hyjë në fuqi që nga e hëna. Ne jemi duke përgatitur platformë së bashku me OBSH-në, e cila do të sigurojë transparencë në të gjithë procesin, gjatë zgjerimit të listës në të ardhmen”, deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë. /Alsat.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

NJTKZ – TETOVË, PRANON DONACION UNIFORMA NGA ZVICRA

Published

on

Dy mërgimtarë nga Tetova, të cilët jetojnë në Zvicër, njëri prej të cilëve ushtron profesionin e zjarrfikësit atje kanë sjellë donacion, uniforma, pajisje dhe tuba për zjarrfikësit e Tetovës. Harbin Jakupi shpreson që nëpërmjet këtij donacioni të ndihmohen zjarrfikësit e Tetovës të cilët për ç’do ditë përballen me flakët dhe zjarrin.

Udhëheqësi i Njësitit Territorial kundër Zjarrit në Tetovë, Avni Ameti theksoi se pajisje të tilla u kanë munguar zjarrfikësve të Tetovës dhe do të jenë një ndihmë e madhe për të gjithë zjarrfikësit. Ameti deklaron se kjo nuk është hera e parë që ky njësit pranon donacione të tilla të mbështetura nga mërgimtarët shqiptarë.

Përndryshe, Njësia Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë, është njësi e cila mbulon territorin e Komunës së Tetovës dhe pesë komunat rurale që gravitojnë në të. Njësiti është i pajisur me 13 automjete speciale kundër zjarrit dhe 75 zjarrfikës – shpëtimtarë./Tv Koha/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Zgjedhjet do të monitorohen nga mijëra vëzhgues të vendit dhe të huaj

Published

on

Këto zgjedhje do të mbahen pa miratimin e asnjë prej rekomandimeve të fundit të OSBE-ODIHR-së, organizatës që monitoron zbatimin e zgjedhjeve. Propozim-ndryshimet nga rekomandimet e ODIHR-së ngecën në Kuvend, bashkë me propozim-ndryshimet e tjera ligjore.

ODIHR-ja nisur monitorimin që në 5 shtator.  Misioni drejtohet nga Matteo Mecacci dhe përbëhet nga 13 ekspertë me seli në Shkup. 24 vëzhgues afatgjatë janë vendosur në të gjithë vendin nga 11 shtatori, dhe ODIHR ka njoftuar gjithashtu që 250 vëzhgues afatshkurtër do të mbërrijnë në vend një ditë para ditës së votimit. ODIHR-ja publikon raportin e parë ku evidentohen parregullsitë që detektojnë gjatë vëzhgimit dhe kërkojnë mënjanimin e tyre përmes raporteve të veçanta dhe rekomandimeve që u japin autoriteteve vendase.

Parregullsitë dhe shkeljet eventuale ndiqen edhe nga institucionet vendase.

Prokuroria dy javë më parë ka formuar Komisionin e përkohshëm për ndjekjen e veprimeve rreth shkeljeve dhe parregullsive eventuale zgjedhore të cilën e drejton Xhelal Bajrami kurse në të janë edhe 5 prokurorë të tjerë nga të gjithë prokuroritë e larta publike. Komisione të ngjashme në të kaluarën nuk kanë proceduar asnjë shkelje serioze zgjedhore e cila do të kishte rezultuar me dënime ose gjoba më serioze për shkelësit.

Aktivitete për ndjekjen e parregullsive eventuale zgjedhore ka ndërmarrë edhe Komisioni për parandalimin e korrupsionit.

Advertisement

Antikorrupsioni ndjek fushatën e filluar para kohë, financimet, keqpërdorimin e veturave zyrtare dhe institucioneve publike për përfitime të fushatës. Ky institucion njoftoi se nga 1514 institucione që janë të detyruara të dorëzojnë të dhëna per vëturat, të dhëna kanë dorëzuar vetëm 635 ose 42%. 66% e institucioneve raportuan më shumë ose më pak automjete sesa janë të regjistruara në të dhënat e MPB-së. Nga 879 institucionet që nuk dorëzuan informacione, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, Antikorrupsioni ka zbuluar se 192 institucione kanë 2,028 automjete, por nuk kanë dorëzuar asnjë informacion për to.

Kandidatët firmosën deklaratën për zgjedhje fer dhe demokratike, pa presione ndaj administratës, megjithatë retorika përkeqësohet gjithmonë me afrimin e zgjedhjeve. Nga gjuha e papërshtatshme në foltore ndaj kundërshtarit e deri te mesazhet me presione me urdhra për pjesëmarrje në aktivitete politike, qarkullojnë vazhdimisht në rrjetet sociale.

Edhe keqpërdorimi i fëmijëve nga kandidatët në fushatë tashmë është bërë praktikë, kurse OJQ-të dhe shoqatat për mbrojtjen e fëmijëve e kanë dënuar atë. / Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Rregullat e reja të komunikacionit/ 1 muaj paralajmërime, pas 1 muaji gjoba

Published

on

Kësaj kamere nuk i shpëton asgjë. E vendosur në uniformën e policit, ajo regjistron çdo moment; bisedën, reagimin si dhe sjelljen e qytetarit që ndalet nga zyrtarët policorë për shkak të përdorimit të telefonit apo dëgjueseve në të dy veshët, gjë që tashmë është në kundërshtim me ndryshimet e reja ligjore.

Në këto pamje shihet një nga patrullat e policisë rrugore në Shkup që po ndalon qytetarët për t’i paralajmëruar për ndryshimet e reja ligjore për sigurinë e qarkullimit rrugor. Kushdo që gjatë kalimit të vijave të bardha përdor telefon, dëgjon muzikë me kufje në të dyja veshët, apo thjesht bën scroll nëpër rrjetet sociale, tanimë konsiderohet shkelës i ligjit.

“Siç mund të shihet mbrapa meje, njëri nga këmbësorët, tashmë po merr vërejtje me shkrim nga ana e zyrtarëve policorë”, raporton gazetarja e Alsat, Ajnur Bafqari.

Për momentin nuk ka gjoba. Policia thotë se për 1 muaj, deri në njoftimin e radhës, do të jepen vetëm vërejtje me shkrim, me qëllim që qytetarët të njihen dhe të ndërgjegjësohen me rregullat e rija dhe të ndryshojnë sjelljet në kohë.

Në terren gjatë xhirimeve tona, disa qytetarë u ndaluan dhe morën paralajmërime verbale dhe me shkrim. Por prezenca e policëve në rrugë e bëri të veten. Qytetarë të shumtë që tashmë e kanë bërë zakon të ecurit me telefon në dorë apo dëgjueset në vesh, shiheshin teksa i hiqnin shpejt e shpejt nga duart ose nga koka, në momentin që shihnin zyrtarët policorë në terren…. ( atmosferë)

Advertisement

Rregullat e reja hynë në fuqi më datë 26 të këtij muaji dhe përfshin të gjithë këmbësorët, drejtuesit e biçikletave, motoçikletave dhe trotineteve elektrik, të cilët do të gjobiten me 40 euro, nëse gjatë kalimit të rrugës ose korsisë së biçikletave përdorin dëgjuese në të dy veshët, telefona, tableta apo pajisje të ngjashme elektronike. Nëse pagesa e gjobës bëhet brenda 8 ditësh, atëherë qytetarët lirohen nga gjysma e gjobës dhe do të paguajnë vetëm 20 euro. / Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat