Lajme nga vendi
Tetovë, 50 asisentë për 97 fëmijë me pengesa në zhvillim
Nëse në vitin shkollor 2021/2022 në nivel të shtetit ishin angazhuar 600 asistentë për nxënës me nevoja të posaçme, në vitin 202/23 ky numër ishte rritur në 720. Pra, nga viti në vit shtohet nevoja për angazhimin e asistentëve nëpër shkolla. Këtë vit ministria e Arsimit dhe shkencës planifikon që të angazhojë mbi 800 asistentë për këta nxënës.Tashmë kanë kaluar dy javë nga fillimi i procesit edukativo arsimor, ndërsa fëmijët me pengesa në zhvillim nuk kanë asisentë. Në 12 shkollat fillore të komunës së Tetovës, gjithnjë është në rritje numri i fëmijëve që shkojnë në shkollë dhe që kanë nevojë për asisent personal. Për 97 fëmijë ishin angazhuar 50 asistentë, bëjnë të ditur nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës“Për çdo vit nga ana e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, konkretisht nga ana e shkollës fillore “Zllate Stremec” në Shkup, e cila për çdo vit hap konkurs për angazhimin a asistentëve për fëmijët me nevoja të posaçme, ku këta persona konkurojnë dhe më pas ajo si qendër i shpërndan asistentët personal në nivel të republikës.Në bazë të dhënave që i kemi, si komunë e Tetovës për 12 shkolla, ne në kuadër të këtyre shkollave kemi pasur 97 fëmijë me nevoja të posaçme dhe kemi pasur të agazhuar 50 asistentë personal” deklaroi Nazmi Dauti nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për Televizionin Koha thonë se shpalljet për 815 asistentë arsimorë janë bërë nga shkollat fillore me qendrat përkatëse dhe pas nënshkrimit të kontratave në ditët në vijim do të punësohen.“Ju njoftojmë se këtë vit do të punësohen mbi 1000 asistentë arsimorë në shkollat fillore në të gjithë vendin, sipas kërkesave të prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve me aftësi të kufizuara. Kjo do të thotë se kërkesave për ndihmë arsimore do t`i përgjigjemi në mënyrë pozitive edhe në komunën e Tetovës. Shpalljet për 815 asistentë arsimorë janë bërë nga shkollat fillore me qendrat përkatëse dhe pas nënshkrimit të kontratave në ditët në vijim do të punësohen. Për 200 asistentët e mbetur janë siguruar mjete me ribalancim të buxhetit dhe njoftimet janë në vazhdim” u përgjigjen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.Nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës shpresojnë që asnjë fëmijë me pengesa të mos mbetet jashtë procesit mësimor dhe se do të angazhohen numër i mjaftueshëm i asistentëve.Në të kaluarën kur numri i asistentëve ka qenë i pamjaftueshëm, komuna e Tetovës vet ka angazhuar të njejtë.
“Është e paraparë që një asistent të mbulon një ose dy apo maksimum tre nxënës në një shkollë fillore. Ky numër për vitin që po e lëmë pas ka qenë i mjaftueshëm.mendojmë se edhe këtë vit do të ketë numër të mjaftueshëm të asistentëve për këta nxënës. Besoj se edhe këtë vit nuk do të kemi problem për sa i përket angazhimit dhe përkujdesit ndaj nxënësve me nevoja të posaçme” thotë Nazmi Dauti nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.Deri tek angazhimi i asistentëve ka ardhur pasi që me regjistrimin e nxënësve me nevoja të veçanta nëpër shkollat e rregullta arsimore dhe me kategorizimin e tyre nga profesionistët e fushave, ata gjithashtu sugjerojnë edhe asistentë që i njëjti nxënës procesin ta ndjek me asistent në shkollë të rregullt.Televizioni Koha i bashkangjitet iniciativës për rritjen e transparencës së institucioneve, të cilën Instituti për Studime të Komunikimit e realizon në kuadër të projektit “Përdor faktet”./Tv Koha/
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

