Lajme nga vendi
Liga e parë: Shkupi – Shkëndija ndahen me barazim, Cake sërish shpëton ekipin nga disfata
Dy fitore të skuadrave vendase , tre barazime dhe një fitore e ekipit mysafirë me 19 gola të shënuar dhe 1 kartonë të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së pestë në Ligën e parë të futbollit vendor. Përkundë barazimit Shkëndija kryeson tabelën së bashku me Rabotniçkin me nga 11 pikë
Ndeshja e shumë pritur mes Shkupit dhe Shkëndijës që u zhvillua në Çair ku të pranishëm ishin mbi 3 mijë tifozë të denjësisht përkrahën ekipet e tyre përfundoi me barazim 1-1. Të parët në epërsi kaluan vendasit në minutat shtesë pjesës së parë e me autor Jumemi Kanda, ndësa tetovarët barazuan në minutën e 60-të me autor Klisman Cake . Marrë nëpërgjithësi epilogu I kësaj ndeshje është reale. Kët pas ndeshjes e ka pohuar edhe trajneri Jeton Beqiri
“ “Me paraqitjen që kishim, sigurisht se po! Nuk ishte paraqitja jonë më e mirë dhe është një fushë ku gjitha skuadrat me këtë mënyrë loje të Shkupit, që edhe një herë e komplimentoj, secila skuadër do ta ketë problem. Kur nuk bën paraqitjen maksimale dhe nuk humb, deri dikund mund të pranohet barazimi, pavarësisht se ambiciet tona janë që në gjitha ndeshjet të bëjmë maksimumin dhe të mundohemi ta fitojmë. Por ka edhe ndeshje ku nuk je në maksimumin e mundshëm, ndoshta edhe për shkak se një kohë të gjatë nuk kishim ekipin të kompletuar në stërvitje shkaku i disa dëmtimve dhe 5 tjerë që ishim me përfaqësuesen e Maqedonisë. Por këto nuk janë arsyetime për paraqitjen e sotme. Në përgjithësi nuk jam i kënaqur, por duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mundohemi në ndeshjet e ardhshme të bëjmë paraqitje më pozitive.” deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Në Manastir Pelisteri dhe Struga Trim Lum ndanë pikët duke luajtur me rezultatin 1-1. Po me barazim 1-1 ka përfunduar edhe ndeshja në Maxhari mes Gostivarit dhe Vardarit. AP Brera në Strumicë mundi Besën 3-2 ,Rabotniçki në mundi kundër Tikveshit 3-1. Fitoren e vetme në cilësinë e mysafirit e shënoi Sileksi në përballjen me Voska Sport në Ohri 3-0.
Liga e pare java e 5-të, rezultatet
Shkupi – Shkëndija 1-1
Gostivari – Vardari 1-1
Pelisteri – Struga Trim Lum 1-1
AP Brera – Besa Dobëerdoll 3-2
Voska Sport – Sileksi 0-3
Rabotniçki – Tikveshi 3-1
TABELA :
1.Shkëndija 11 pikë, 2.Rabotniçki 11, 3. Struga Trim Lum 10, 4.Sileksi 9, 5.Gostivatri 9, 6. AP Brera 6, 7.Shkupi 5, 8.Pelisteri 5, 9.Besa 4, 10. Tikveshi 4, 11.Voska sport 4, 12.Vardari 4 pikë
Në xhiron e 6-të më 22.shtator , me fillim në ora 15:00, takohen:
Besa 1976 – Pelisteri
Rabotniçki – AP Brera
Shkendija – Voska Sport
Sileksi – Gostivar
Struga Trim Lum – Shkupi
Tikveshi – Vardari
/ TV KOHA / Shaban Sinani
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

