Lajme nga vendi
MPPS: Pensionistët në RMV nga sot do të marrin pensione më të larta për 2500 denarë
Pensionistët në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sot do të kenë rritje të pensioneve për 2500 denarë. Sipas Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, rreth 340 mijë pensionistë që kanë fituar të drejtën e sigurimit pensional nga 31 gushti, janë të mbuluar nga rritja lineare e pensioneve, njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politika Sociale.
“Këto ndryshime ligjore parashikojnë një rritje lineare të pensioneve në m. shtator dhe m. mars. Më konkretisht, me 01.09.2024, të gjitha llojet e pensioneve të realizuara në përputhje me këtë ligj nga 31.08.2024, rriten për 2.500 denarë dhe më 1 mars 2025, të gjitha llojet e pensioneve të realizuara në pajtim me këtë ligj nga dt. 28 shkurt 2025 rriten për 2.500 denarë.
Qëllimi i ndryshimeve në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor është që pensionistët të sigurojnë rritje të standardit jetësor dhe cilësi më të mirë të jetës.
Rritja lineare e pensioneve është një nga premtimet kyçe të realizuara parazgjedhore të kësaj Qeverie, e cila ka në fokus përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve dhe gjendjes ekonomike të vendit në përgjithësi. Rritja lineare e pensioneve është një nga premtimet kyçe të realizuara parazgjedhore të kësaj Qeverie, e cila ka në fokus përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve dhe gjendjes ekonomike të vendit në përgjithësi”, thuhet në njoftim.
Lajme nga vendi
Filantropi tetovar Lazim Destani dhuron shqiponjën për Kukësin (VIDEO)
Lajme nga vendi
Raundi i dytë zgjedhor, KSHZ-ja hedh poshtë të gjitha ankesat
Qeveria do të emërojë të besuarit e saj në komunat ku nuk u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Kjo do të bëhet menjëherë pasi KSHZ zyrtarisht t’i mbyllë zgjedhjet dhe do të informojë Qeverinë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk kanë mbajtur asnjë bisedim me partnerët e koalicionit për atë se kush do të përzgjidhet si ushtrues detyre.
“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ ti përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën e ardhshme. Më pas Qeveria ka afat prej 15 ditëve të veprojë dhe ta informoj KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi në afat prej 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në ato komuna ku ishin të pa suksesshme… Kështu që unë pres gjatë javës së ardhshme kur ti marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe ti propozojmë emrat se cilët do të jenë të besueshmit e qeverisë në ato komuna ku zgjedhjet ishin të pa suksesshme”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Të pa suksesshme zgjedhjet lokale ishin në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë. Në zgjedhjet që do të përsëriten në këto komuna, nuk do të vlejë censusi dhe nuk do të kenë mundësi që përsëri të dështojnë. Ndërkohë nga KSHZ refuzuan të gjitha 16 ankesat për procesin e votimit të rrethit të dytë dhe presin nëse dorëzuesit e ankesave do të ankohen edhe në Gjykatën Administrative. Ankesa pati për komunat Karposh, Shuto Orizare dhe Bërvenicë. Në Shuto Orizare u dorëzuan 13 ankesa prej të cilave dhjetë nga koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së dhe tre nga “Lidhja e Romëve”. Dy ankesa pati nga koalicioni “Përvoja për sukses” në Karposh dhe një ankesë pati kandidati i VLEN në Bërvenicë, Haqim Ramadani. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Mela merrë pozitën e “krye-timonierit” të Dibrës
Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka, Fisnik Mela mori sot zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës.
Në fjalën e tij, Mela e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një emocion të veçantë, duke theksuar se mandati që i është dhënë nga qytetarët përfaqëson më shumë se një detyrë politike – një angazhim moral për të shërbyer me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim.
“Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë”, deklaroi Mela.
Në fund, kryetari i ri i Dibrës uroi: “Zoti e bekoftë Dibrën dhe qytetarët e saj.”
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

