Connect with us

Lajme nga vendi

Kallëzim penal ndaj 12 policëve dhe gjashtë punonjës të Rrugëve Shtetërore në RMV

Published

on

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve ka paraqitur kallëzim penal kundër 18 zyrtarëve (12 – dymbëdhjetë janë policë – pjesëtarë të Njësisë mobile për siguri në komunikacionin rrugor, ndërsa gjashtë të tjerët janë të punësuar si zyrtarë në aksin e pagesës Romanov në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore) për të dyshimit se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe kompetencave zyrtare”.

Pas marrjes së masave, u konstatua se gjashtë zyrtarë nga kabina e pagesës së Romanov, me listë të përgatitur paraprakisht të targave të automjeteve private, kanë lejuar 959 herë të kalojnë pa pagesë 12 punonjës policie në periudhën nga 01.01.2024 deri më 15.08.2024. d.m.th., kanë shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare si policë dhe kanë përfituar përfitime materiale duke mos paguar biletë për kalimin e autostradës Romanov në autostradën Kumanovë – Milladinovci dhe anasjelltas.

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale, në përputhje me kompetencat e tij, kundër punonjësve të policisë do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në datën përfundimin e procedurës disiplinore.

Advertisement

Lajme nga vendi

Arrestohet polici nga Gostivari, dyshohet se ka vjedhur 25,000 € dhe ar në vlerë të 50,000 € nga Stacioni Policor

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një zyrtar policor nga Gostivari, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur ar dhe para që ishin sekuestruar gjatë bastisjeve të Policisë. Nga MPB thonë se është arrestuar edhe një person, i cili dyshohet se e ka blerë arin.

“Më 03.07.2025, në orën 17:50, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar kanë arrestuar zyrtarin policor D.S. (51) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale sipas nenit 353 dhe 354 – “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga Kodi Penal. Ai nga dollapi në Stacionin e Policisë, ku ruheshin gjësendet e marra nga bastisjet, në të cilat kishte marrë pjesë si i punësuar në krim-teknikë në SP Gostivar, ka vjedhur rreth 25.000 euro dhe stoli ari në vlerë prej rreth 50.000 euro. Kontrolli në objektin e Stacionit Policor të Gostivarit u krye nga një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar, në prani të ekipit hetimor dhe udhëheqësisë së SPB Gostivar. Po ashtu, në orën 20:30 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar arrestuan I.Sh. (32) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “fshehje”, përkatësisht se ka blerë stolitë e arit të vjedhura”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: 100 trotinetë të rinj elektrik në Tetovë

Published

on

Kreu i komunës së Tetovë, Bilall Kasami ka njoftuar që nga sot në qytet do të operojnë 100 trotinetë elektrikë, të cilët qytetarët mund t’i marrin me qira për relacione të shkurtra. Kasami tha se minuti do të kushtojë 6 denarë, ndërsa përdoruesit duhet të jenë mbi moshën 13 vjeçe, ndërsa shpejtësia është e kufizuar në 25 km/h.

“Me vetëm një aplikacion në dorë, ti lëviz lirshëm në qytet, vetëm 6 denarë për minut. Përdoruesi duhet të jetë mbi 13 vjeç. Helmetë dhe jelek reflektues të detyrueshëm në kushte të caktuara. Shpejtësia e kufizuar në 25km/h, sepse siguria është mbi të gjitha. Ndalohen: vozitja nga më shumë se një person, heqja e duarve nga timoni si dhe transporti i sendeve!”, ka shkruar Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski paralajmëron tatim shtesë për të pamartuarit në Maqedoni

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në debatin në qeveri, me temë “Trende demografike, sfida dhe zgjidhje të mundshme” – Zhvillimi i dokumenteve strategjike për rezistencë demografike, njoftoi se po mendojnë për vendosje të tatimit shtesë për personat e pamartuar. Mickoski tha se kjo mund të bëhet për të stimuluar rritjen e popullsisë.

“Këtu seriozisht mendojmë për vendosjen e tatimeve shtesë për të pamartuarit. Të nderuar, nuk ka asgjë më të shenjtë se jeta, dhe nuk ka asgjë më të trishtë nga ajo që sot shteti ynë ngadalë po zbrazet. Por gjithashtu, nuk ka asgjë më të guximshëm sesa populli që zgjohet. Për këtë themi, koha është për të ardhmen, për shtetin ku do të lindin më tepër fëmijë. Këtë e kemi imperativ kryesor, më shumë të rinj të hyjnë në martesë dhe të lindin më tepër fëmijë”, deklaroi Mickoski.

Continue Reading

Më të lexuarat