Connect with us

Lajme nga vendi

LSDM: 100 ditët e qeverisjes së Mickoskit 100 ditë justifikime, skandale dhe zhgënjime

Published

on

100 ditët e qeverisjes së Hristijan Mickoskit dhe VMRO-së janë periudhë arsyetimesh, skandalesh, zhgënjimesh, premtimesh të mbytura dhe ngecje, akuzojnë nga LSDM

Partia thotë se nuk ka pasur kurrë një qeveri me një fillim kaq të keq të mbretërimit.

“Nëse dita dihet deri në mëngjes, edhe më keq i pret qytetarët dhe shteti me Mickoskin dhe VMRO. Kjo është qeveria më e paaftë që nga pavarësia e vendit e deri më sot. Qeveria tradhtoi dhe zhgënjeu qytetarët, më së shumti duke i zëvendësuar të gjitha premtimet para zgjedhjeve me justifikimet se pse nuk mund t’i përmbushë ato.

Premtonin paga më të larta, paga mesatare u zvogëlua për 1000 denarë, nuk kishte rritje as në pagën minimale, as në pagat e arsimtarëve dhe punëtorëve tjerë. Premtuan pensione më të mëdha për 5.000 denarë dhe as gjysmën nuk mund ta dorëzojnë.

Ata premtuan uljen e huamarrjes dhe rritjen e borxhit të qytetarëve me mbi 60%. Vunën 500 milionë euro mbi kurrizin e qytetarëve, të dyshimtë për paratë kineze, për t’i kthyer brez pas brezi.

Advertisement

Në vend të masave reale për uljen e çmimeve, fërkojnë sytë duke rrezikuar standardin e qytetarëve”, thuhet në deklaratën e LSDM.

Lajme nga vendi

E hëna ditë pushimi, fundjavë e zgjatur për qytetarët

Published

on

Meqë 2 Gushti bie të dielën, në përputhje me Ligjin për Festat, e hëna, 3 gusht, do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Kështu, të punësuarit do të kenë tri ditë radhazi pushim – të shtunën, të dielën dhe të hënën, që për shumë prej tyre do të jetë mundësi për një pushim të shkurtër ose udhëtim.

Ilindeni është një nga festat më të rëndësishme shtetërore, me të cilën shënohen Kryengritja e Ilindenit e vitit 1903 dhe Mbledhja e Parë e ASNOM-it në vitin 1944, dy ngjarje historike me rëndësi të veçantë në historinë maqedonase.

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ministria e Energjisë: Subvencione prej 30.000 denarësh për kyçje në gaz

Published

on

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para vazhdon me zbatimin e masave që sigurojnë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për qytetarët dhe nxisin investimet në mënyra më ekonomike, më efikase dhe më të pastra të ngrohjes.

Aktualisht është i hapur thirrja publike për ndarjen e subvencioneve për kyçje në gaz natyror dhe për blerjen e kaldajës me gaz, përmes së cilës amvisëritë mund të përfitojnë mbështetje financiare deri në 30.000 denarë, respektivisht deri në 70% të shpenzimeve të kryera.

Ministria rikujton se afati për dorëzimin e kërkesave është 31 tetor 2026, dhe të gjithë qytetarët e interesuar që i plotësojnë kushtet kanë mjaftueshëm kohë për ta shfrytëzuar këtë mundësi.

Me këtë masë, shteti jo vetëm që u ndihmon familjeve të ulin shpenzimet e investimit, por kontribuon edhe në rritjen e efikasitetit energjetik, përdorimin e energjensave më të pastër dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor.

Të drejtë për mbështetje financiare kanë amvisëritë që gjatë vitit 2026 do të realizojnë kyçje shtëpiake në sistemin e shpërndarjes së gazit natyror, si dhe amvisëritë që do të blejnë kaldajë me gaz natyror për objekt që ka qenë i kyçur në sistem deri më 1 janar 2026. Për një amvisëri mund të dorëzohet vetëm një kërkesë.

Advertisement

Për këtë masë janë siguruar 3 milionë denarë, ndërsa mjetet do të ndahen sipas kushteve të përcaktuara në thirrjen publike. Ndarja e mjeteve do të bëhet sipas parimit “i pari vjen – i pari shërbehet”, deri në shterimin e buxhetit të paraparë.

Më shumë informacione janë të disponueshme në faqen zyrtare të ministrisë:
energy.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/javni-oglasi/javen-oglas-za-nadomestuvanje-na-del-od-trosocite-za-izvedba-na-priklucok-na-sistemot-za-distribucija-na-gas-vo-rsm-ili-za-nabavka-na-kotel-na-gas-na-izvrsen-priklucok-na-sistemot-za-distribucija-na-gas-oktomvri

Pas përfundimit të afatit, komisioni i formuar nga Ministria do t’i shqyrtojë aplikimet e dorëzuara, ndërsa mbështetja financiare do t’u paguhet të gjithë përfituesve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara.

Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që planifikojnë kyçje në gaz natyror ose blerje të kaldajës me gaz të mos e humbin mundësinë për mbështetje shtetërore dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në kohë.

Mbështetja e qytetarëve mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para. Përmes masave konkrete dhe subvencioneve, Ministria vazhdon të zbatojë politika që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për amvisëritë, ulin kostot e energjisë dhe përshpejtojnë kalimin drejt zgjidhjeve më efikase dhe më të qëndrueshme të ngrohjes.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kolona në kufi: Më kritike në pikën kufitare “Bogorodicë”

Published

on

Raportet e mëngjesit për gjendjen në rrugë tregojnë qarkullim të shtuar të automjeteve në të gjithë rrjetin rrugor të vendit, ndërsa migrimi veror drejt destinacioneve turistike ka arritur kulmin. Pritjet më të mëdha dhe kolonat këtë mëngjes janë regjistruar në kufirin jugor, ku udhëtarët që dalin nga vendi përballen me pritje më të gjata.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njoftojnë se intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është rritur ndjeshëm, gjë që është e zakonshme për këtë periudhë të vitit, kur shumë qytetarë udhëtojnë drejt pushimoreve.

Pika më kritike aktualisht është vendkalimi kufitar Bogorodicë, ku ka pritje për dalje nga vendi.

Nga LAMM kanë bërë të ditura të dhënat për pritjet në vendkalimet kufitare:

“Frekuenca më e madhe e automjeteve është regjistruar në vendkalimin kufitar Bogorodicë, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, për momentin nuk ka pritje më të gjata, as për hyrje dhe as për dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM.

Advertisement

Për shkak të numrit të shtuar të automjeteve në drejtimet rrugore drejt jugut, shërbimet kompetente u bëjnë apel të gjithë shoferëve për kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjetit.

Nga LAMM rikujtojnë rëndësinë e respektimit të rregullave të komunikacionit dhe u bëjnë thirrje shoferëve të ndjekin gjendjen aktuale në rrugë dhe ta përshtatin mënyrën e drejtimit me kushtet në trafik.

Continue Reading

Më të lexuarat