Lajme nga vendi
Ahmeti: VLEN le të tërhiqen nga uzurpimi i institucioneve, ne nuk bëhemi pjesë e Qeverisë

Kreu i BDI-së kërkon që VLEN të tërhiqet nga qeveria Mickoski, ndërsa premton që Fronti Europian nuk do të bëhet pjesë e kësaj qeverie. Ahmeti fton VLEN-in që bashkë ta ndalojnë, siç shkruan ai “poshtërimin që po ju bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera”.
“Për ta la turpin e tyre nga mosrespektimi i vullnetit të shqiptarëve në zgjedhje, Vlen le të tërhiqen nga uzurpimi i institucioneve pa legjimitetin e votuesve, ndërsa ne, e përsëris, nuk bëhemi pjesë e Qeverisë, por i ftoj që bashkë ta ndalojmë këtë poshtërsim që po ju bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera”, shkruan mes tjerash Ahmeti.
Postimi i plotë i Ali Ahmetit:
Të dashur qytetarë, dua të përsëris edhe një herë që prioritetet tona përfshijnë
– Integrimin europian pa asnjë vonesë dhe pa asnjë hamendje si alternativa e vetme për vendin tonë.
– Vetingun për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët dhe bartësit e funksioneve publike me monitorim ndërkombëtar.
– Verifikimin dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e përgjegjësive publike në 33 vitet e fundit.
– Hetim për procesin e privatizimit dhe tranzicionit bashkë me oligarkinë e krijuar nga ai proces.
– Respektim të legjitimitetit etnik të procesit zgjedhor dhe karakterit ndëretnik të institucioneve në përputhje me vullnetin e zgjedhësve dhe komuniteteve.
P.S. Për ta la turpin e tyre nga mosrespektimi i vullnetit të shqiptarëve në zgjedhje, Vlen le të tërhiqen nga uzurpimi i institucioneve pa legjimitetin e votuesve, ndërsa ne, e përsëris, nuk bëhemi pjesë e Qeverisë, por i ftoj që bashkë ta ndalojmë këtë poshtërsim që po ju bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera.
Lajme nga vendi
Tre persona të vdekur, policia jep detaje nga aksidenti në rrugën Tetovë – Shkup

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dhënë informacionet e para në lidhje me aksidentin në rrugën Tetovë – Shkup.
Siç thonë nga SPB, në aksidentin në mes një autobusi dhe një makine kanë ndërruar jetë tre persona.
“Informacionet fillestare lidhur me aksidentin në autostradën Tetovë-Shkup, në dalje të Tetovës, në mes të veturës Opel me targa të Tetovës dhe një autobusi. Në vend ngjarje kanë ndërruar jetë dy persona një burrë dhe një grua, kurse një grua ka ndërruar jetë në Spitalin klinik të Tetovës, ku gjithashtu është dërguar edhe një fëmijë i lënduar të cilit i ofrohet ndihma mjekësore”.
“Prokurori publik, ekipet e zjarrfikësve dhe policia janë më vendin e ngjarjes për të kryer hetimet. Për detaje tjera më të hollësishme pasi të dokumentohet rasti”, thonë nga SPB Tetovë.
Lajme nga vendi
Kasami: Iniciativa për parkun përkujtimor në Spitalin Modular është në koordinim me familjarët e viktimave

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka folur për iniciativën për të vendosur pllakë përkujtimore për nder të viktimave në zjarrin tragjik në Spitalin e Tetovës, ndërsa tha se kjo iniciativë sot ka kaluar në Këshillin e Komunës së Tetovës.
Kasami theksoi se iniciativa formalisht ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të jem pjesë e kësaj iniciative. Është e përbashkët nga Komuna e Tetovës, Spitalit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Formalisht është dërguar në komunë nga Ministria e Shëndetësisë dhe sot kaloi dhe u miratua nga këshilli komunal”.
“Ministria e Shëndetësisë iniciativën për parkun e ka bërë në bashkëpunim me familjarët. Komunikimi ynë me Ministrinë e Shëndetësisë është se ideja ka qenë në koordinim me familjarët”, tha mes tjerash Kasami.
Ai gjithashtu theksoi se duhet përfundimisht organet e hetuesisë të vendosin drejtësi për zjarrin tragjik më 8 shtator të vitit 2021.
“Organet e hetuesisë të tejkalojnë presionet politike që mund të kenë qenë në të kaluarën, dhe procesi për spitalin modular të vazhdojë në drejtim të zbardhjes së fajtorëve të vërtetë të tragjedisë, e cila nuk duhet të përsëritet. Nëse drejtësia nuk vjen në vend, rrezikojmë që këto raste të na përsëriten”, tha Kasami.
Lajme nga vendi
Gashi: Zgjedhjet do të shpallen në afatin e fundit, duhet të mbërrijmë afatet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kreut të Anti-korrupsionit

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot ka folur për afatet për shpalljen e zgjedhjeve lokale, si dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kryetarin e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.
Ai tha se pret që zgjedhjet lokale të shpallen në afatin e fundit ligjor.
Jemi në afat të ngushtë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kryetarit të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, kështu që do të shohim që të shpallim zgjedhjet në afatin e fundit ligjor”.
““Për shkak të kësaj që e tash pak më herët në lidhje me afatet që zgjasin për Avokatin e Popullit dhe kryetarit të Anti-korrupsionit, po mundohemi që t’i mbërrijmë të gjitha afatet, të mos biem ndesh me afatin e shpalljes së zgjedhjeve , prandaj ende nuk e kemi definuar saktë datën, po kjo do të jetë me siguri në pjesën e parë të muajit gusht, që të arrihet afati për zgjedhjet”, u shpreh Gashi.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve