Lajme nga vendi
Të enjten seanca e parë e KES, do të flitet edhe për rritjen e pagës minimale

Të enjten do të mbahet seanca e parë e Këshillit Ekonomiko-Social (KES) pas formimit të Qeverisë së re. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besir Durmishi deklaroi sot se me punëdhënësit dhe sindikatat do të diskutohen të gjitha kërkesat, idetë, kritikat dhe propozimet e tyre, si dhe kërkesa për rritje të pagës minimale.
“Së bashku dhe në mënyrë transparente do të marrim vendime. Do t’i shohim edhe mundësitë e Qeverisë, por do t’i dëgjojmë edhe punëdhënësit dhe sindikatat dhe do të marrim vendim të përbashkët”, tha Durmishi në përgjigjen e pyetjes në konferencën për shtyp të Qeverisë.
Lidhur me kërkesën e sindikatave për rritje të pagës minimale në 450 euro në 100 ditët e para të Qeverisë, Durmishi theksoi se sipas ligjit, rritja e pagës minimale duhet të ndodh në mars të vitit të ardhshëm.
“Konform ligjit, në mars të vitit të ardhshëm është planifikuar të rritet paga minimale. Kjo metodologji është në përputhje me sindikatat dhe punëdhënësit nga qeveria e mëparshme. Nëse nuk janë të kënaqur me atë që kanë rënë dakord dhe kanë nënshkruar, mund të thonë në seancën e parë të KES të enjten se duhet ndryshuar metodologjia dhe të shohim mundësitë që i kemi”, tha Durmishi.
Nëse duhet të rritet më herët paga minimale, siç tha ai, Ligji për ngritjen e pagës minimale dhe metodologjia duhet të ndryshohet.
“Në metodologji ka dy arsye për rritjen e pagës minimale. E para është 50 për qind e rritjes së standardit të jetesës së qytetarëve nga një vit më parë dhe e dyta është 50 për qind e pagës mesatare neto të paguar nga një vit më parë. Domethënë, kjo metodologji duhet të ndryshohet, në mënyrë që të rrisim pagën minimale para marsit të vitit të ardhshëm”, saktëson Durmishi.
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe nga Organizata e punëdhënësve më 1 tetor kur u shënuan 100 ditë të Qeverisë shprehën pritje se së shpejti do të konvokohet seanca e KES-së. Atëherë nga LSM-ja nuk kanë dashur t’i komentojnë 100 e para të Qeverisë së re duke shprehur shpresë se do të konvokohen seanca e KES-së, në ët cilën do t’u thuhet çka është punuar, ndërsa nga Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë theksuan se kanë pasur pritje të larta, por se deri më tani nuk është bërë asgjë.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve