Lajme nga vendi
Ibrahimi: Orientimi i të rinjve në sektorin privat, ekonomia shqiptare dhe cilësia në arsim janë prioritetet e Alternativës
Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës në emisionin debativ Politica në TV Globi theksoi se orientimi i të rinjve në sektorin privat, ekonomia shqiptare dhe cilësia në arsim janë prioritetet e qeverisjes së Alternativës.
Dihet se në të kaluarën, theksoi midis tjerash Ibrahimi, që qeveritë e kaluara për arsye elektorale rininë e kanë orientuar tek sektori publik.\
“ Është mjaft e përgjithshme si pyetje që mund të spjegohet me një përgjigje shumë të shkurtër. Ajo që kam dashur ta them në Kongres e që e përsëris edhe këtu është se nuk mund të bëhet një komb pa arsim dhe pa ekonomi. Fatkeqësia e jonë si shqiptarë ka qenë që gjatë pushtetit të kaluar që tashmë është në opozitë është që nuk kanë ofruar diçka për mirëqenien ekonomike të shqiptarëve. Vecanërisht kanë ndikuar me politikat e tyre të gabuara në shkatërrimin e arsimit. Dhe unë gjykoj që pa i ndërtuar mirë këto dy shtylla të kombit, realisht nuk bëhet asnjë komb. Andaj, kam dashur të jap mesazhin se angazhimi ynë e mëtutjeshëm do të jetë për të ndërtuar një ekonomi shqiptare dhe një arsimim cilësor shqiptarë. Se cfarë është bërë gjatë kësaj kohe, është paksa një periudhë e shkurtër që ta përkthejmë në terma konkret. Por, mund të ju them që ndoshta është për herë të parë që një qeverisje vjen duke ofruar projekte infrastrukturore me të cilat e përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë. Dmth ju e dini që tashmë në këtë katër mujor të qeverisjes sonë janë ndarë shuma për zhvillimin e komunave ku në komunat shqiptare do të shkojnë diku mbi 20 milion euro dhe një shumë tjetër që akoma nuk është ndarë. Që nënkupton se mund të rritet si shumë. Gjithësesi që fokusi ynë mbetet jo vetëm në këto elementet e infrastrukturës të pushtetit lokal por do të donim që deri në fund të mandatit tonë të kemi edhe rezultate vecanërisht në fuqizimin e sektorit privat, për shkak se mendojmë që ajo është një aset shumë i rëndësishëm për tu zhvilluar si komb. Dhe për fat të keq gjatë viteve të kaluara orientimi i partive që kanë qenë në pushtet ka qenë që shqiptarët ti orientojnë me shumicë në sektorin publik. E nënkuptueshme është kjo që është bërë për arsye elektorale. Se ata që kanë qenë në sektorin publik në një mënyrë kanë qenë të angazhuar apo të detyruar mbase që t`u shërbejnë atyre që i kanë punësuar aty. Unë mendoj që shqiptarët duhet që vecanërisht të janë të fokusuar në sektorin privat për shkak se kjo jep edhe mundësi të karrierës edhe mundësi të rrogave të larta dhe mundësi të zhvillimit të secilit. Por edhe në përgjithësi të zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Meqë Alternativa në kuadër të qeverisjes nuk ka ndonjë resor që ka të bëjë me ekonominë, unë mund të ju them që kontaktet e mia janë më të kufizuara, por gjithsesi jam i angazhuar. Fjala bie, javën e kaluar kisha ca mysafir të Norvegjisë të cilët ishin pikërisht në funksion të kësaj se si ka mundësi që të rinjve të ju ndihmohet për të ngritur biznese, jo vetëm duke ndihmuar financiarisht por edhe duke i edukuar në mirëmbajtjen dhe qëndrueshmërinë e atyre bizneseve ”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.
Lajme nga vendi
Struga nuk heq dorë nga Korridori 8, Qyra: Projekt strategjik për zhvillimin e rajonit
Komuna e Strugës ka rikonfirmuar përkushtimin për realizimin e Korridorit VIII, duke e cilësuar këtë projekt si domosdoshmëri strategjike për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të qytetit, vendit dhe rajonit. Në një njoftim zyrtar, Komuna thekson se Korridori VIII nuk është çështje zgjedhjeje, por një projekt me ndikim të drejtpërdrejtë në ndërlidhjen infrastrukturore dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, raporton gazeta KOHA.
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, vlerëson se realizimi i segmentit Trebenishtë-Qafë Thanë është i domosdoshëm dhe duhet të vazhdojë pa ndërprerje. Sipas tij, institucionet duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe të përgjegjshme, duke gjetur një zgjidhje që balancon nevojat zhvillimore me rekomandimet e UNESCO.
Në këtë drejtim, nga Komuna rikujtojnë se çështja është trajtuar edhe në një takim të nivelit të lartë të mbajtur në Paris gjatë muajit shkurt, ku janë diskutuar mundësitë për harmonizimin e projektit me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë. Komuna e Strugës ka dhënë tashmë një mendim të qartë dhe pozitiv për realizimin e projektit, duke e konsideruar atë thelbësor për të ardhmen e rajonit. Ky qëndrim, sipas njoftimit, i është dorëzuar Ministrisë së Mjedisit Jetësor.
Në funksion të rritjes së transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në proces, Komuna ka mirëpritur iniciativën e kompanisë Bechtel Enka për organizimin e një takimi publik konsultativ. Takimi publik do të mbahet nesër (e martë) në ora 12:00, në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës, ku qytetarët dhe palët e interesuara do të kenë mundësi të informohen dhe të japin kontributin e tyre.
Autoritetet lokale theksojnë se mbeten të vendosura që projekti i Korridorit VIII të realizohet, duke e konsideruar atë jo vetëm si investim infrastrukturor, por si drejtim kyç për zhvillimin e ardhshëm të Strugës dhe rajonit përreth. (koha.mk)
Lajme nga vendi
Gjendet pa jetë 38-vjeçari që rezultonte i zhdukur, pranë tij u gjetë një pistoletë
MPB njofton se më datë 29.03.2026, në ora 16:47, në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Shkup është raportuar se në një objekt të braktisur në zonën e komunës së Aerodromit është gjetur i vdekur personi me iniciale M.K. (38 vjeç) nga Shkupi.
Sipas informacioneve të para nga policia, pranë trupit të pajetë është gjetur edhe një pistoletë. Vdekja është konstatuar në vendngjarje nga mjeku kompetent.
Viktima ishte denoncuar si i zhdukur që nga data 03.03.2026, pasi ishte larguar nga shtëpia e tij dhe nuk ishte kthyer më. Ekipet policore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion (autopsi) për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes.
Lajme nga vendi
Devijimi i Korridorit 8-të, Nikollovski: S’mund ta rrezikojmë anëtarësinë në UNESCO, po kërkojmë zgjidhje të re
Një rekomandim i UNESCO-s për Maqedoninë e Veriut për segmentin Trebenishtë-Qafë Thanë ka mjaftuar që shteti ta rishikojë këtë projekt.
Ministri i transportit Aleksandar Nikollovski thotë se nuk mund të rrezikohet përjashtimi nga UNESCO për lëshimet që janë bërë nga projektuesit në kohën e pushteti të kaluar.
“Ndërtohet aksi për momentin, kështu që nëse s’do të kishim qëllim për të punuar nuk do të bëhej! Por, gjithashtu ka rekomandim shumë të qartë nga UNESCO për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe të trashëgimisë kulturore, duke pasur parasysh se kjo zonë është e mbrojtur nga UNESCO, shkaku i relikteve të shumta arkeologjike që gjenden në këtë trase. Ne e kemi patjetër t’i përmbahemi rekomandimeve të UNESCO-s që për këtë trase nuk mund të merren vendime të pakthyeshme”, tha Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit.
“Kjo zgjidhje e sjellë nga pushteti i kaluar i LSDM-BDI nuk parasheh lidhje me Komunën e Strugës me këtë autostradë. Dikush mund të thotë se mund të bëhet lidhje e re, por në projektin aktual nuk është, unë e kam këtu. Nuk ka lidhshmëri as me aeroportin sepse kalon mbi vendndodhjen aktuale të aeroportit dhe është e pamundur të lidhet me aeroportin që do të thotë nëse jeni nga Struga ose Ohri e keni patjetër të përshkoni përmes rrugës tjetër Ohër-Kërçovë”, u shpreh Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit.
Këto rekomandime u diskutuan në një takim të autoriteteve tona me përfaqësuesit e UNESCO-s në Paris për mbrojtjen e statusit të kësaj zone në UNESCO dhe pas kësaj të punohet për një zgjidhje.
Ndryshe nga pjesa e Shqipërisë punimet po vazhdojnë për lidhjen e Korridorit 8 me autostradë drejtë vendkalimit kufitar Qafë Thanë, megjithëse fqinjit tonë UNESCO i ka bërë njësoj rekomandime për punimet në zonën e mbrojtur të Liqenit Ohrit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni4 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota4 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

