Lajme nga vendi
Mbi 67 përqind e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet në termocentrale, vetëm 5 përqind në panele solare
Maqedonia e Veriut gjatë muajit gusht ka arritur të prodhon aq energji elektrike sa edhe shpenzon, por shumica e saj prodhohet në termocentrale.
“Në gusht 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 414 178 МËh energji elektrike, 33.041 mil. nm3 gaz natyror, 320 639 ton qymyr dhe 101 862 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Gati krejt sasia e qymyrit, 99.9 përqind shpenzohet për prodhimin qymyrit në termocentrale.
Maqedonia e Veriut në termocentrale prodhon 35.9 përqind e rrymës, te termocentralet e kombinuara 31.5 përqind, te hidrocentralet 23.7 %, panelet solare 5.4 përqind, turbinat e erës 2.6 përqind dhe një përqind te bimët me biogaz.
Maqedonia e Veriut është në mes të rrugës drejt integrimit të plotë energjetik me BE-në. Pika jonë e fortë është sektori i energjisë elektrike, por nevojiten përmirësime në fushën e gazit dhe dekarbonizimit dhe këto janë dy elementë që kërkojnë më shumë përpjekje. Qeveria pritet të dorëzojë në Sekretariat një strategji të vitit 2030 dhe të sqarojë se cila do të jetë strategjia e dekarbonizimit, cili është kapaciteti i burimeve të ripërtërishme, cili është vizioni për integrimin e tregut rajonal, cilat janë objektet e ardhshme të prodhimit me bazë thëngjilli. Këto janë disa nga porositë që i ka shprehur drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike, Artur Llorkovski në muajin korrik.
Sipas kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e drejta e mjedisit të shëndetshëm jetësor është një e drejtë themelore qytetare dhe njerëzore dhe është e lidhur drejtpërdrejtë me menaxhimin e shëndetit të qytetarëve dhe me detyrime ligjore të nënshkruara për ruajtjen e mjedisit jetësor. Portalb.mk.
Lajme nga vendi
“GOCA E KAÇANIKUT”: SHKUPI SKENË E KULTURËS SHQIPTARE!
Për nder të Pavarësisë së Kosovës, mbrëmë në Shkup, në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar, u dha premierë opera “Goca e Kaçanikut” opera e parë kosovare e kompozitorit të njohur Rauf Dhomi, duke u shndërruar në një ngjarje të madhe kulturore dhe thellësisht emocionale.
“Goca e Kaçanikut” u prit me interes të madh nga publiku, duke dëshmuar se arti mbetet një nga mënyrat më të forta për ta ruajtur dhe për ta përcjellë historinë tonë.
Kjo premierë në Shkup ishte edhe një dëshmi e lidhjes së gjallë kulturore mes shqiptarëve si dhe një urë e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve artistike.
Salla u mbush me emocion, ndërsa publiku ndoqi një vepër që nuk ishte thjesht art, por një rrëfim i gjallë për historinë, qëndresën dhe identitetin kombëtar.
“Goca e Kaçanikut” solli në skenë frymën e Kaçanikut dhe jetën e shqiptarëve ndër breza, duke e kthyer muzikën në kujtesë kolektive dhe skenën në një dëshmi të gjallë të asaj që jemi dhe çfarë kemi kaluar.
Lajme nga vendi
Ekskluzive: Qeveria formon grup pune për provimin e jurispudencës në gjuhën shqipe
Agjencia e lajmeve INA mëson se mbrëmë në Qeveri ka pasur takim të përfaqësuesve të studentëve të peticionit për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe me Kryeministrin Mickoski dhe Zëvendës-Kryeministrin Sali ku mes tjerash është rënë dakord që të formohet një grup pune i ekspertëve të së drejtës kushtetuese për hartimin e zgjidhjes juridike të kësaj çështjeje.
INA ekskluzivisht i mëson dy emrat e profesorëve që do të jenë pjesë e këtij grupi të punës: Jeton Shasivari profesor i së drejtës kushtetuese në UEJL dhe Denis Preshova profesor i së drejtës kushtetuese në UKIM.
Përndryshe profesor Shasivari njihet në opinion si “thyes i barrierave gjuhësore” sepse siç kemi raportuar më herët, në shtator të vitit të kaluar e “theu akullin” para Gjykatës Kushtetuese duke folur për herë të parë në histori plotësisht në gjuhën shqipe duke treguar se shqipja e ka vendin e merituar para gardianit të kushtetutës.
Kujtojmë se më parë, politikani si Talat Xhaferi kishte filluar fjalimin shqip në këtë institucion, por për mungesë të përkthimit kishte vazhduar në maqedonisht.
Lajme nga vendi
Sindikata e hotelerisë mbështet ligjin e ri për duhanin, por kërkon masa për ruajtjen e vendeve të punës
Ligji i ri për duhanin sërish hap debatin për balancën mes shëndetit publik dhe efekteve ekonomike mbi hotelierinë, gastronominë dhe turizmin.
Sindikata e punëtorëve të këtyre sektorëve paralajmëron vërejtje ndaj ndryshimeve të propozuara, por nuk është kundër Ligjit. Ata duan të parandalojnë zvogëlimin shtesë të kuadrit tashmë deficitare në sektor.
Nga Sindikata e hotelieri-turizmit porosisin se e mbështesin miratimin e Ligjit, por paralajmërojnë se zbatimi i tij mund të ketë pasoja ekonomike nëse nuk parashihen mekanizma mbrojtës për vendet e punës.
“Duhet të gjenden mënyra dhe masa që i njëjti të mos kontribuojë në uljen e numrit të punëtorëve në këtë sektor. E dimë se këta dy sektorë janë deficitare me kuadër, përveç pagave të ulëta, një pjesë e punëtorëve po largohen jashtë vendit. Kështu që konsiderojmë se edhe kjo do të jetë një lloj goditjeje e vogël për po ashtu uljen e numrit të punëtorëve në këta dy sektorë”, tha Stojançe Kashikovski.
Sipas Sindikatës, hotelieria dhe turizmi edhe tani përballen me mungesë fuqie punëtore. Një pjesë e punëtorëve largohen jashtë vendit për shkak të pagave të ulëta, ndërsa çdo restriksion shtesë që do të ndikonte në qarkullimin e objekteve mund të nënkuptojë edhe goditje të re ndaj punësimit. Pikërisht për këtë arsye, propozimi i tyre shkon në drejtim të një zgjidhjeje të ngjashme me zgjidhjen e mëparshme ligjore.
“E dimë se edhe në Ligjin e deritanishëm që parashihte hapësira të caktuara për duhanpirësit ose të ashtuquajturat veranda, parashihte pra një pjesë të tillë ku duhanpirësit do të jenë në mundësi të gëzojnë thjesht atë kënaqësinë e tyre”, deklaroi Stojançe Kashikovski.
Nga sindikata theksojnë se verandat ose pjesët e veçanta për duhanpirës janë pjesë kyçe për biznesin, por kyç është edhe zbatimi i qëndrueshëm dhe kontrollet e shtuara inspektuese.
Mesazhi i sindikatës është mbështetje për një ligj që do ta mbrojë shëndetin publik, por me zgjidhje të dizajnuara me kujdes që nuk do të shkaktojnë largim shtesë të kuadrit dhe mbyllje të vendeve të punës në një sektor që edhe ashtu përballet me sfida serioze. /tv21

