Lajme nga vendi
Ahmeti priti shefin e OSBE Wahl:BDI nuk dëshiron dhe nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie, por po zhvillon betejë për dinjitet kombëtar
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë u takua me kryesuesin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Vall.
Siç bëri të ditur BDI, Ahmeti dhe Ambasadori Vall diskutuan për shumë çështje në vend dhe rajon, përfshirë integrimin europian, prioritetet e BDI për vendin dhe qytetarët, legjitimitetin, situatën në Maqedoni të veriut dhe Kosovë, etj.
Ahmeti i tha Vall që BDI, pa asnjë mëdyshje dhe me të gjitha forcat e veta mbetet promovues i fuqishëm i frymës europiane dhe miqësisë me Amerikën në vendin tonë, prandaj, korniza negociuese me Bashkimin Europian duhet të zbatohet nga ne pa asnjë vonesë.
“Partnerët në qeverinë pa legjitimitet etnik premtuan që për 3 deri në 6 muaj, do ta ndryshojnë kushtetutën. BDI nuk do të lejojë devijim nga rrugëtimi europian dhe do të insistojë në ndryshimet kushtetuese sepse qytetarët janë të përcaktuar që të bëhemi pjesë e Bashkimit EVropian. BDI nuk dëshiron dhe nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie, por po zhvillon betejë për dinjitet kombëtar nga nëpërkëmbja e përditshme dhe për respektim të Marrëveshjes së Ohrit si dhe orientim euroatlantik të vendit. Pushteti nuk na intereson dhe me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë kjo betejë e jona dhe mllefi i shqiptarëve nuk është dhe nuk do të jetë epsh për pushtet. Nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit duhet të alarmohen për këto shkelje të rënda që po i bëhen marrëdhënieve ndëretnike dhe barazisë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
Ahmeti theksoi që Gjykata mbivoutese Kushtetuese me porosi politike fshiu përkatësinë etnike, të qenurit shqiptar, ndërsa rradhën e ka edhe gjuha shqipe.
“Këto vendime për ne, janë të papranueshme. Ndërsa në, rajon, pajtimi shqiptaro-serb me njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri dhe vetëm kjo do të sjellë paqe, stabilitet, siguri dhe rajon me perspektivë, ndërsa nevojitet edhe një marrëveshje e madhe historike në rajon për moscënim të integritetit teritorial të Maqedonisë së veriut nga fqinjtë e saj. Këto procese historike dhe vizionare duhet të garantohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian”, qëndron në kumtesën e BDI-së.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

