Lajme nga vendi
VMRO me thirrje për Prokurorinë: Të të hetojnë se në xhepin e kujt përfunduan tre milionë euro të parapara në MEPSO
LSDM dhe BDI janë simbol i krimit, korrupsionit, skandaleve, keqpërdorimeve të detyrave dhe kompetencave zyrtare për pasurim personal të individëve në radhët e tyre dhe personave të afërt me ta, thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.
“Qeverisja e LSDM-së dhe BDI-së është shënuar me skandale të shumta kriminale dhe korruptive, siç është ky i fundit në MEPSO, ku ka dyshime dhe indicie për keqpërdorim të tre milionë eurove të parave të qytetarëve. Kompania, nën udhëheqjen e njerëzve nga këto parti, lidhi një kontratë për blerjen e një pajisjeje për tre milionë euro më të shtrenjtë se Plani Zhvillimor i planifikuar, të cilin ata vetë e miratuan.
Nën udhëheqjen e Zudi Enuzit nga i ashtuquajturi front i BDI-së dhe i emëruar nga LSD, në qershor të këtij viti MEPSO lidhi marrëveshje me kompaninë shqiptare “Shansi Invest” për blerjen e një pajisjeje për korrigjimin e profilit të tensionit të një stacioni transformator.
Në Planin për Zhvillimin e Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të MEPSO-s 2021-2030, buxheti i paraparë për pajisjen korrigjuese është 2.8 milionë euro, ndërsa në kontratën e lidhur me këtë kompani, e njëjta pajisje është 5.864 milionë euro, që është tre milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO thonë se është shqetësues se kompania shqiptare Shansi Invest merr pjesë në këtë tender me “Dalekovod SHA Zagreb”, e cila është kompani e prodhimit të këtij lloji të pajisjeve dhe e cila shfaqet si partneri kryesor në konsorcium.
Nga atje i bëjnë thirrje Prokurorisë Publike që menjëherë të hapë rast dhe të hetojë se në xhepat e kujt ka përfunduar diferenca prej tre milionë eurosh./alsat.mk/
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

