Lajme nga rajoni
Komisioni Evropian “i ashpër” me Serbinë dhe BiH, ja vërejtjet për dy shtetet problematike
Serbia nuk vendosi sanksione kundër Rusisë, mbajti marrëdhënie të nivelit të lartë me atë vend dhe intensifikoi marrëdhëniet me Kinën, gjë që ngre pikëpyetje për drejtimin e saj strategjik, sipas draft raportit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Serbia ende nuk ka respektuar asnjë nga masat kufizuese kundër Federatës Ruse, as me shumicën e deklaratave të përfaqësuesit të lartë për këtë çështje. Ajo ka mbajtur marrëdhënie të nivelit të lartë me Federatën Ruse dhe ka intensifikuar marrëdhëniet me Kinën, gjë që shtron çështjen e drejtimit strategjik të Serbisë”, thuhet në draft raportin për Serbinë, në të cilin Hina kishte akses.
Përveç Rusisë, Serbia nuk pranoi edhe një sërë deklaratash të tjera të përfaqësueses së lartë në emër të BE-së dhe masa kufizuese ndaj Kinës, Bjellorusisë, Iranit, Koresë së Veriut dhe Venezuelës. Përveç kësaj, fluturimet për në Rusi janë bërë më të shpeshta, thuhet aty. Marrëdhëniet me Bosnjën dhe Hercegovinën janë të mira dhe përgjithësisht të qëndrueshme, megjithëse rezoluta e OKB-së për Srebrenicën ka çuar në tensione politike, thuhet në draft-raport.
Në raportin e tij, Komisioni Evropian do t’i bëjë thirrje edhe një herë Bosnjë-Hercegovinës që “të zbatojë menjëherë reformën kushtetuese dhe zgjedhore në mënyrë që të sigurojë që të gjithë qytetarët të mund të ushtrojnë efektivisht të drejtat e tyre politike”, veçanërisht për të harmonizuar kushtetutën e saj me vendimin e Gjykatës Evropiane. për të Drejtat e Njeriut në rastin Sejdiç.
Ashtu si Serbia, Bosnja dhe Hercegovina nuk është në përputhje me politikën e vizave të BE-së.
Gjithashtu, situata me median është shumë shqetësuese.
Lajme nga rajoni
SHOKON RAMA: PROKURORËT E HAGËS KËRCËNUAN PRESIDENTEN E KOSOVËS
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shokuar opinionin me një deklaratë gjatë promovimit të një libri kushtuar ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, kur tha se prokurorët e special kanë kërcënuar edhe Presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Rama dënoi ashpër kërkesën e Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Deklarat – Edi Rama – Kryeministër i Shqipërsië
Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dënoi procesin në Hagë, teksa u shpreh se po gjykohen padrejtësisht edhe proceset tona jetike, liria, pavarësia.
DEKLARAT – VJOSA OSMANI – Presidente e Kosovës
Ndërkaq Rama sot po qëndron në Prishtinë, në një vizitë zyrtare ku i prit nga homologu i tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kjo vizitë ndodhë një ditë para përvjetorit të pavarësisë dhe protestës së madhe që organizohet në Prishtinë, në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, me moton “DREJTËSI, JO POLITIKË”Procesi i gjykimit të ish 4 krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është në fazën përfundimtare.
Lajme nga rajoni
VUÇIQ: ALEANCA KROACI-SHQIPËRI-KOSOVË KËRCËNIM PËR SERBINË!
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas një takimi me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në Turqi, për mediat serbe ka shtruar pyetjen se përse Kosova, Kroacia dhe Shqipëria formojnë aleancë ushtarake duke shtuar se Serbia nuk do të sulmojë askend, por do të përforcojë kapacitetet ushtarake.
“Çdo aleancë ushtarake, për dikend paraqet kërcënim dhe është e drejtuar kundër dikujt. Unë ju pyes –çfarë ju duhet aleanca ushtarake kur dy shtetet Shqipëria dhe Kroacia janë anëtare të NATO-s? Duhej ta inkuadronin edhe Prishtinën që të gjithëve t`ua bëni të qartë se këtë e krijoni kundër Serbisë”
Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, gjatë ekspozesë së tij para deputetëve, premtoi edhe një investim prej 1 miliard eurosh në sektorin e mbrojtjes.
“Në katër vjetët e ardhshëm do t’i forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishopjmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë Made in Kosova”,
Kosova dhe dy shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia, nënshkruan para gati një viti një deklaratë për thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Ministrat e Mbrojtjes të tri shteteve thanë se do të rrisin ndërveprueshmërinë e ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, si dhe do të angazhohen në luftimin e kërcënimeve hibride, por edhe do të koordinojnë politikat për integrime euroatlantike.
Serbia e pa këtë si hap që “minon stabilitetin rajonal” dhe si kërcënim për “integritetin territorial” të saj.
Lajme nga rajoni
Mes lotësh e dhimbjes, përcillen për në banesën e fundit katër anëtarët e familjes Kola
Mes dhimbjes e lotëve të afërmit e familjes së Arti Kolës, kanë hapur dyert e mortit për të përcjellë drejt banesës së fundit të dashurit e tyre që humbën jetën tragjikisht në Itali.
Në fshatin Gryksh të Peqinit 4 arkëmortet e familjes Kola mbërritën në orën e para të ditës së sotme.
Qindra shqiptarë u bashkuan në një dhurim parash për të bërë të mundur ardhjen e trupave në Shqipëri.
Familjarët më të afërt, nëna e Arti Kolës dhe vëllai i tij e familjarë të tjerë do të presin ngushëllimet për vdekjen tragjike të 4 personave nga e njëjta familje.
Qindra njerëz të pranishëm në përcjelljen e fundit të familjes Kola, mes heshtjes e zisë që ka kapluar këtë fshat sot.

