Connect with us

Lajme nga vendi

VOLEJBOLL: FITON SHKËNDIJA, HUMBIN UNIVERSITETI TETOVËS DHE LIRIA

Published

on

Në mesjavë u zhvilluan ndeshjet e javës së tretë të kampionatit në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve ku edhe kësaj radhe  nuk ndodhi asnjë befasi meqë ekipet favorite nuk e lejuan këtë.

 Klubi i volejbollit Shkëndija  që drejtohet nga trajneri  Durim Luma në ndeshjen  e  zhvilluar në cilësinë e mysafirit kundër Skopjes në Tetovë  shënoi fitore  maksimale  0-3  në sete 20-25, 13-25 dhe 24-26 .

 Në  Veles ndeshja mes Borecit dhe Universitetit të Tetovës ka  përfunduar  me fitoren e vendasve   3-1  në sete edhe  skuadra  studentore  ishte  në epërsi  në setin e parë.

Universiteti Goce  Dellçev  i Shtipi  shënoi  fitore  të pritura  ndaj ekipit Liria të Zherovjani  me rezultatin 3-0 në sete. Fitore në xhiron e tretë ka  regjistruar edhe  Rabotniçki kundër Vesna Probishtipit 3-0  dhe Makedonija  Xhio kundër Sushevës.  Ndeshja  Vardari – Janta Volej është anuluar. Java e  katërt zhvillohet  të shtunën

 

Advertisement

Rezulattet  e  javës së tretë

Boreci – Universiteti Tetovës   3-1   (24-26, 26-24, 25-19 dhe 25-22)

Vardari – Janta Volej  e anuluar

UGD Shtipi – Liria   3-0  (25-17, 25 -10 dhe 25-13)

Vesna Probishtip –Rabotniçki  0-3 (13-25,  23-25 dhe 18-25)

Advertisement

Skopje – Shkëndija    0-3   20-25, 13-25 dhe 24-26

Makedonija Xhio – Susheva  3-2 (21-25, 25-21, 26-24, 23-25 dhe 15-8)

 

Java e 4-të, takohen

Janta Volej – UGD Shtipi

Advertisement

Strumica – Vardari

Shkëndija – Makedonija  Xhio

Universiteti Tetovës – Skopje

Rabotniçki  – Boreci

Liria – Vesna Probishtip

Advertisement

Susheva  është e lirë  

/  TV KOHA / Shaban Sinani

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat