Connect with us

Lajme nga vendi

Konfirmohet rasti i dytë i gripit të shpezëve në Maqedoni

Published

on

Me rezultate laboratorike nga Instituti kombëtar për ushqim dhe veterinari pranë Fakultetit për mjekësi veterinere – Shkup (FMV) nga data 28:10.2024, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), ka konfirmuar rats të ri të sëmundjes influenca aviare, ndryshe e njohur si H5N1 (gripi i shpendëve) tek një zog i egër i ngordhur – patë, në kompleksin rezidencial Shën Jovani në fshatin Zllokuqan të Shkupit.

Siç njoftuan sot nga AUV, është kryer testim laboratorik i dy shpendëve të gjallë (mjellma), tek të cilat nuk është vërtetuar prani e virusit. Sot ndërmerren masa për kapjen e shendëve tjera në kompleks, tek të cilat do të kryhen testime laboratorike për vërtetimin e pranisë së sëmundjes.

“AUV ka marrë vendim për shpalljen e sëmundjes dhe urdhëroi zbatimin e masave mbrojtëse dhe kontrolluese, me qëllim parandalimin e përhapjes dhe shtypjes së kësaj zoonoze – vrasjen dhe asgjësimin e padëmshëm të shpendëve të egër të gjetur në vend, me përjashtim të shpendëve që mbahen në një hapësirë ​​të mbyllur dhe nga të cilat janë marrë mostrat për testim laboratorik për të përcaktuar praninë e gripit të shpendëve, urdhërohet dezinfektimi i fermës, ndalohet lëvizja e shpendëve të tjerë brenda dhe jashtë fermës pa miratimin e një veterineri zyrtar”, thuhet në njoftim.

Krahas këtyre masave, urdhërohet edhe mbyllja e shpendëve/zogjve në mjediset e tyre të shumimit, marrja e mostrave nga shpendët e ngordhur për të përcaktuar praninë e virusit, ndalimi i mbajtjes së panaireve, ekspozitave, tregjeve dhe tubimeve të tjera të shpendëve apo shpendëve nga zona epizootologjike të specifikuar.

Është i detyrueshëm raportimi i ndryshimeve në gjendjen shëndetësore dhe rritja e vdekshmërisë së shpendëve të egër tek veterineri zyrtar kompetent, si dhe aplikimi i masave të biosigurisë gjatë zbatimit të të gjitha aktiviteteve në fermë.

Advertisement

Sqarohet se sëmundja përhapet më së shumti përmes shpendëve shtegtarë të cilët konsiderohen si rezervuari i saj. Bëhet fjalë për një zoonozë që prek kryesisht shpendët, por edhe njerëzit, prandaj AUV apelon për vigjilencë dhe marrjen e masave mbrojtëse për kategoritë e personave në rrezik (kontakti i ngushtë me shpendët e infektuar ose në mjedise shumë të kontaminuara).

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat