Connect with us

Lajme nga vendi

MASH-i shpalli konkursin për ndarjen e 3000 bursave studentore, ja si duhet konkurruar!

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është shpallur konkursi për ndarjen e 3000 bursave studentore për vitin akademik 2024/2025 . Aplikimi është vetëm në formë elektronike përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa afati përundimtar është deri më datë 15.11.2024.
Gjithsej 1,470 bursa janë të dedikuara për studentë të rregullt të kategorisë sociale. Për studentët të fushave shkencore të shkencave tekniko-teknologjike, bioteknike, sociale dhe humane, të cilët kanë arritur sukses veçanarisht të lartë gjatë studimeve, janë paraparë 770 bursa, ndërsa 85 bursa për studentët e regjistruar në programet studimore në informatikë. Nga 15 bursa janë dedikuar për studentët të regjistruar në programet studimore në gjuhën maqedonase, letërsi maqedonase dhe letërsi të sllavëve të jugut programet: studimore historia e artit, arkeologji, art figurativ dhe etnologji dhe antropologj; programet studimore përkthim dhe interpretim, nga gjuha maqedonase në gjuhën
shqipe dhe anasjelltas. Janë paraparë 500 bursa për studentë të regjistruar në programet studimore në
fushat shkencore të shkencave matematiko-natyrore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe/ose shkencave të mjekësisë dhe të cilët kanë arritur sukses mesatar nga viti i I-rë deri në vitin vijues studimor të regjistruar së paku 7.65. Gjithsej 130 bursa do të shfrytëzohen nga studentët të regjistruar në programet studimore në kimi, fizikë dhe matematikë, shkencave të bujqësisë, veterinarisë dhe
pylltarisë, ndërsa 30 bursa janë të dedikuara për student të regjistruar në vitin e I në programet studimore në institucionet e arsimit të lartë për arsimimin e kuadrit mësimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm. /SHENJA/

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat