Connect with us

Lajme nga vendi

Shkupi dhe Sofja kanë rënë dakord për parametrat teknikë hekurudhor të korridorit 8

Published

on

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur marrëveshje për parametrat teknikë për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8, njoftoi mbrëmë Ministria bullgare e Transportit, raportojnë mediat bullgare.

Departamenti i atjeshëm saktësoi se në një takim pune në Sofje, përfaqësuesit e dy vendeve ranë dakord që tuneli ndërkufitar “Deve Bair” të ishte më i përshtatshëm për t’u ndërtuar nga një kontraktor.

Sipas njoftimit, për vendimin ka mbështetje nga përfaqësues të Bankës Evropiane për Investime, si dhe të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe gatishmëri për ndihmë në përgatitjen dhe zbatimin e procedurës së tenderit.

“Cila nga palët do të kryejë prokurimin publik për kontraktorin e objektit të tunelit, do të vendoset në bisedimet në vijim me institucionet potenciale financiare”, njoftojnë mediat bullgare.

Edhe nga ministria e Transportit në RMV konfirmojnë se në takim është pranuar nga të dyja palët që i gjithë projekti në seksionin e fazës 3 (seksioni Kriva Palankë – Deve Bair) të rishqyrtohet sepse çmimi aktual është shumë i lartë dhe i paarsyeshëm me synimin për uljen e tij.

Advertisement

Të dy delegacionet ranë dakord gjithashtu që të përdorin vendimin teknik të projektit për tunelin e dorëzuar nga NP Infrastruktura Hekurudhore.

Në takim, thonë nga Ministria e Transportit, u ra dakord që të dy vendet të formojnë grupe pune për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për tunelin.

Lajme nga vendi

Kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Gostivarit dhe tre komunave tjera, ja kur e parasheh Kodi Zgjedhor

Published

on

Sipas afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, përsëritja e zgjedhjeve për kryetarë të Komunës së Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë-Rostushës dhe Qendër Zhupës pritet të mbahet më së voni në janar 2026, shkruan Portalb.mk

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, komuna e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, nuk arritën pragun (cenzusin) e daljes prej 33,33%, me çka sipas Kodit Zgjedhor duhet të përsëriten zgjedhjet.

Procedurën dhe afatet se si realizohet përsëritja i zgjedhjeve kur nuk arrihet pragu na e sqaron Kodi Zgjedhor në Nenet 132, 132 (a) dhe 134, sipas të cilëve: 

Komisioni i Zgjedhjeve në afat prej 15 ditësh nga përfundimi i zgjedhjeve e njofton Qeverinë. Pas pranimit të njoftimit, Qeveria në afat prej 15 ditësh do të emërojë person të besuar për kryerjen e punëve që janë në kompetencë të kryetarit të komunës. Qeveria, më së voni në afat prej 15 ditësh pas ditës së emërimit të personit të besuar, e njofton kryetarin e Kuvendit për shpallje të zgjedhjeve për kryetar të komunës. 

Zgjedhjet e përsëritura mbahen jo më vonë se 60 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, me ç’rast nuk zbatohet kushti i parashikuar i daljes së një të tretës së numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën e votuesve për komunën përkatëse. 

Advertisement

Sipas afateve ligjore zgjedhjet pritet të mbahen më së voni në muajin janar 2026

Kryeministri Hristijan Mickoski javën e kaluar deklaroi se pret që gjatë kësaj jave KSHZ-ka zyrtarisht t’i përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë Qeverinë, që më pas ata të vazhdojnë me procedurat tjera.

Kujtojmë se në Gostivar, pjesëmarrja ishte 33.31 përqind, në Vrapçisht 25.18 përqind, në Mavrovë dhe Rostushë 30.31 përqind ndërsa në Qendër Zhupë 21.49 përqind.

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale 2025 mbajt më 19 tetor ndërsa rrethi i dytë më 2 nëntor.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN i reagon Janevskës: Mosnjohja e gjuhës shqipe nuk duhet të kalojë në frustrim

Published

on

VLEN ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme në Tetovë, në një paraqitje të përbashkët para mediave në mes Bilall Kasamit dhe Vesna Janevskës, kjo e fundit disa herë kërkoi që Kasami të flet në gjuhën maqedonase.
Nga VLEN thonë se qëndrimi i Janevskës bie ndesh me frymën e respektit dhe bashkëjetesës që sipas tyre, duhet ta mishërojë çdo përfaqësues i institucioneve shtetërore.
“Dje, gjatë një paraqitjeje publike, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, në dy-tri raste shfaqi pakënaqësi nga komunikimi në gjuhën shqipe i kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, me gazetarët e mediave në gjuhën shqipe. Në vend që të ndjehet keq që z. Kasami flet edhe maqedonisht njësoj si në gjuhën shqipe, ndërsa ajo – ndonëse jeton në një mjedis multigjuhësor – nuk di asnjë fjalë në gjuhën shqipe, ministrja Janevska reagoi për shkak se nuk e kuptonte gjuhën shqipe”.
“Për këtë arsye VLEN shpreh keqardhje për këtë qasje të ministres Janevska ndaj gjuhës shqipe dhe me këtë rast theksojmë se një qëndrim i tillë bie ndesh me frymën e respektit dhe bashkëjetesës që duhet ta mishërojë çdo përfaqësues i institucioneve shtetërore”.
“Në një shoqëri demokratike dhe multietnike, kur edhe diplomatët e huaj, që qëndrojnë në vendin tonë dy-tri vite, i mësojnë disa fjalë edhe në gjuhën shqipe, të jesh ministër, madje ministër i Arsimit, e të mos dish asnjë fjalë të gjuhës së bashkëqytetarëve shqiptarë e të reagosh ndaj përdorimit të gjuhës shqipe, kjo është vështirë e përkthyeshme në terma të bashkëjetesës, qytetarisë dhe respektimit të tjetrit në një shoqëri multigjuhësore. Ndërkaq respekti ndaj gjuhëve që fliten në këtë vend është respekt ndaj qytetarëve dhe ndaj vetë shtetit që i bashkon ata”, thonë nga VLEN.
Në fund thonë se ata angazhohen për një kulturë institucionale që promovon bashkëjetesën përmes respektit ndërgjuhësor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut

Published

on

Moti sot kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Vende vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme (mbi 30l/m2) dhe me bubullima.

Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 18 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17 gradë Celsiusë.

Continue Reading

Më të lexuarat