Connect with us

Lajme nga vendi

Dy pacientë në Maqedoni shpëtuan nga dializa! Morën veshka nga një i ndjerë, familja e të cilit dha pëlqim për dhurim të organeve

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se në Klinikën e Kirurgjisë është bërë transplantimi i veshkave te dy pacientë, pasi familja e një të ndjeri dha pëlqim për dhurim të organeve.

“Dy pacientë morën veshka nga një dhurues i ndjerë – u realizua edhe një transplantim në klinikat kirurgjikale. Ju informojmë se gjatë ditës së djeshme në klinikat kirurgjikale u realizua edhe një transplantim i organeve nga një dhurues i ndjerë. Falë aktit human, guximit dhe empatisë së një familjeje që vendosi të japë pëlqimin për dhurimin e organeve të një të afërmi të tyre, dy pacientë me grup të rrallë të gjakut morën një veshkë dhe do të vazhdojnë të jetojnë një jetë normale, pa nevojën për dializë”, ka shkruar Taravari.

Advertisement

Lajme nga vendi

VLEN i reagon Janevskës: Mosnjohja e gjuhës shqipe nuk duhet të kalojë në frustrim

Published

on

VLEN ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme në Tetovë, në një paraqitje të përbashkët para mediave në mes Bilall Kasamit dhe Vesna Janevskës, kjo e fundit disa herë kërkoi që Kasami të flet në gjuhën maqedonase.
Nga VLEN thonë se qëndrimi i Janevskës bie ndesh me frymën e respektit dhe bashkëjetesës që sipas tyre, duhet ta mishërojë çdo përfaqësues i institucioneve shtetërore.
“Dje, gjatë një paraqitjeje publike, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, në dy-tri raste shfaqi pakënaqësi nga komunikimi në gjuhën shqipe i kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, me gazetarët e mediave në gjuhën shqipe. Në vend që të ndjehet keq që z. Kasami flet edhe maqedonisht njësoj si në gjuhën shqipe, ndërsa ajo – ndonëse jeton në një mjedis multigjuhësor – nuk di asnjë fjalë në gjuhën shqipe, ministrja Janevska reagoi për shkak se nuk e kuptonte gjuhën shqipe”.
“Për këtë arsye VLEN shpreh keqardhje për këtë qasje të ministres Janevska ndaj gjuhës shqipe dhe me këtë rast theksojmë se një qëndrim i tillë bie ndesh me frymën e respektit dhe bashkëjetesës që duhet ta mishërojë çdo përfaqësues i institucioneve shtetërore”.
“Në një shoqëri demokratike dhe multietnike, kur edhe diplomatët e huaj, që qëndrojnë në vendin tonë dy-tri vite, i mësojnë disa fjalë edhe në gjuhën shqipe, të jesh ministër, madje ministër i Arsimit, e të mos dish asnjë fjalë të gjuhës së bashkëqytetarëve shqiptarë e të reagosh ndaj përdorimit të gjuhës shqipe, kjo është vështirë e përkthyeshme në terma të bashkëjetesës, qytetarisë dhe respektimit të tjetrit në një shoqëri multigjuhësore. Ndërkaq respekti ndaj gjuhëve që fliten në këtë vend është respekt ndaj qytetarëve dhe ndaj vetë shtetit që i bashkon ata”, thonë nga VLEN.
Në fund thonë se ata angazhohen për një kulturë institucionale që promovon bashkëjetesën përmes respektit ndërgjuhësor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut

Published

on

Moti sot kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Vende vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme (mbi 30l/m2) dhe me bubullima.

Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 18 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17 gradë Celsiusë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB me mesazh të rëndësishëm për qytetarët: Nëse ju vjen ky mesazh, mos e hapni!

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin mesazhe elektronike në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike.

Në njoftimin e MPB-së mes tjerash thuhet se, deri tek disa qytetarët, nga ana e disa personave të cilët rrejshëm paraqiten në emër të drejtorit të BSP-së, janë dërguar porosi të rrejshme për gjoja ndonjë hetim.
Në mesazhin jepen drejtime për 24 orë të shkohet në stacion policor ose të kthehet mejli, sepse, gjoja pranuesi është pjesë e hetimit penal për disa vepra, sic janë pornografi të fëmijëve, pedofili ose tregti me drogë.

MPB njofton se bëhet fjalë për mesazhe të rrejshme të cilët nuk janë dërguar nga ana e Byros për Siguri Publike.

“Këto mesazhe elektronike janë tentim klasik për manipulim ku qëllimi i mashtruesve është që të arrijnë deri tek të dhënat personale të qytetarëve me qëllim keqpërdorimin e mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Më të lexuarat