Connect with us

Lajme nga vendi

Raport i KE-së: Shëndetësia në Maqedoninë e Veriut është një nga shfrytëzuesit më të mëdhenj të buxhetit – shërbimet inspektuese të rrezikuara ndaj korrupsionit

Published

on

Shëndetësia është një nga shfrytëzuesit më të mëdhenj të buxhetit kombëtar, ndërsa shërbimet inspektuese janë të rrezikuara ndaj korrupsionit. Nuk ka kritere efektive për shënimin e çmimeve të shërbimeve shëndetësore apo ilaçeve. Procedurat për mjetkim jashtë vendit nuk janë as transparente as objektive. Shpenzimet për shëndetësir nga xhepi personal janë të lartë, gjë që është një pengesë për qasje të barabartë në shëndetësi, janë vetëm një pjesë e situatave në vend, të konstatuara në Raportin e Komisionit Evropian (KE) për përparimin në vitin 2024.

Edhe pse shëndetësira parësore në Maqedoninë e Veriut ofrohet pa pagesë, KE thekson se financimi i saj është dukshëm nën mesataren e Bashkimit Evropian. Vëllimi i shërbimeve shëndetësore dhe disponueshmëria e tyre, veçanërisht shërbimet mjekësore të specializuara dhe shpërndarja e tyre gjeografike, sipas raportit, janë të pamjaftueshme.

Nga KE-ja kujtojnë se punonjësit shëndetësorë vazhdojnë të largohen nga shëndetësira publike për sektorin privat ose për të punuar jashtë vendit. Gjithashtu theksohet se pavarësisht ekzistencës së aplikacionit “e-shëndetësia”, udhëzime akoma jepen në letër.

Legjislacioni kombëtar për kontrollin e duhanit në masë të madhe është harmonizuar me Bashkimin Evropian, por, siç u nënvizua, nuk është zbatuar sistematikisht. Pirja e duhanit në masë të madhe është ende e toleruar dhe pasanksionuar  në restorante dhe objekte të tjera të brendshme, konkludon KE, duke përfshirë zyrat publike dhe disa institucione mjekësore.

“Shkalla e vaksinimit është e ulët për disa sëmundje. Është rritur ndërgjegjësimi dhe numri i transplanteve të realizuara të gjakut, indeve, qelizave dhe organeve, megjithëse kuadri ligjor nuk është ende plotësisht i harmonizuar me Bashkimin Evropian dhe TI moduli për transplantimin e indeve ende nuk është vendosur. Harmonizimi me Bashkimin Evropian për të drejtat e pacientëve në kujdesin shëndetësor ndërkufitar nuk ka filluar ende”, shtohet në raportin.

Advertisement

Nuk ka pasur asnjë përparim kur bëhet fjalë për ilaçet për njerëz, as për ilaçet për përdorim veterinar. Me Bashkimin Evropian nuk është harmonizuar as legjislativa kombëtare kur bëhet fjalë për kozmetikën.

Është rritur financimi i sëmundjeve të ralla, por, sipas raportit të KE-së, pamjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet për trajtim mjekësor për të gjithë pacientët e regjistruar.

Përpjekjet për të luftuar pabarazitë në shëndetësi, veçanërisht për romët dhe njerëzit që jetojnë në varfëri dhe në zona të largëta, janë kryer kryesisht nga organizatat ndërkombëtare dhe sektori joqeveritar, jo nga autoritetet shëndetësore. 

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat