Lajme nga vendi
Mos-mbledhja e tatimeve – Komunat në humbje nga 100-120 milionë euro në vit!

Komunat humbin 100-120 milionë euro në vit nga mos vjelja e tatimeve.
Ministri i Pushtetit Lokal Zllatko Perinski iu bëri thirrje krerëve të komunave që sa më mirë t’i mbledhin të ardhurat e veta, e që janë tatimi i pronës, dhe taksat komunale.
“Paramendoni ne me masë intervente do kapim rreth 274 projekte me 100 milionë euro, e paramendoni nëse këto do mblidheshin si duhet, do të kishte gjithnjë cikle e cikle të reja të investimesh”, tha Zllatko Perinski, Ministër i Pushtetit Lokal.
Perinski përsëriti se komunat që nuk arritën të përfitojnë nga thirrja e qeverisë për financimin e projekteve kapitale mund të aplikojnë deri më 15 nëntor.
“Nga komuna e Tearcës, kryetari më informoi se do e kompletojë dokumentacionin dhe do hyjë në fazë financimi që në këtë thirrje. Të gjitha komunat kanë aplikuar përveç njërës e cila ka aplikuar me projekt tashmë të filluar dhe që nuk mund të futet për financim. Shpresoj në thirrjen e ardhshme, të vitit të ardhshëm, edhe kjo komunë do merr pjesë nga këto mjete”, u shpreh Zllatko Perinski, Ministër i Pushtetit Lokal.
Perinski këto komente i bëri gjatë vizitës që sot bashkë me kryetarët e disa komunave të Pollogut, realizoi në komunën e Tearcës, ku edhe u bë promovimi i projektit të financuar nga Ambasada Zvicerane për poçe të mençura elektrike për ndriçim publik, për kursim të energjisë.
Lajme nga vendi
Doganat: Zbulohen mashtrime doganore me invertorë diellorë në vlerë prej 1.5 milion denarë

Inspektorët doganorë të Sektorit për Kontroll dhe Hetuesi, gjatë kontrollit të importit të pajisjeve diellore, zbuluan mashtrim doganor në vlerë prej 1.5 milion denarësh, njoftuan nga Doganat.
Agjentët-shpeditorë të licencuar, gjatë procedurës doganore, megjithëse morën fatura ku thuhej qartë se po importoheshin invertorë për sisteme diellore, i deklaruan ato si gjeneratorë me një normë doganore më të ulët. Kështu, në vend të 15%, taksa doganore u realizua me 10%.
“Parregullsitë u zbuluan pas kontrolleve pasuese dhe verifikimeve të dokumentacionit kontabël dhe komercial, gjatë të cilave u siguruan prova për kryerjen e një vepre penale mashtrim doganor, i dënueshëm sipas Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Doganave.
Nga atje shtojnë se vetëm në korrik, pas kontrolleve të origjinës dhe vlerës së mallrave të importuara, Drejtoria e Doganave mblodhi tre milion denarë në bazë të taksave të shmangura.
Lajme nga vendi
Janë shkarkuar dhe zgjedhur anëtarë të rinj të komisoneve komunale zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2025

Komisioni Shtetëtor i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë ka kryer shkarkime dhe zgjedhje të rastësishme të kryetarëve nënkryetarëve të rinj, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve në disa komisone komunale zgjedhore.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mbajti sot një seancë për të shkarkuar dhe zgjedhur rastësisht kryetarë dhe nënkryetarë të rinj, anëtarë dhe zëvendësanëtarë të disa komisioneve komunale zgjedhore.
Janë shkarkuar 42 persona të angazhuar në KKZ të cilët deri në KSHZ kanë paraqitur dokumentacion me të cilin vërtetohet se nuk mund t’i përmbushin detyrimet e tyre zgjedhore. Në vendin e tyre janë zgjedhur të rinj nga administrata.
Anëtarët e KSHZ-së pranuan propozimin e Ditmire Shehut që këta persona të kontaktohen menjëherë me telefon në mënyrë që KKZ-të të mund të përfundojnë dhe të fillojnë punën në pritje të zgjedhjeve lokale më 19 tetor 2026.
KSHZ-ja në seancën e sotme e miratoi edhe planin për punësim për vitin 2026.
Lajme nga vendi
Brohoritje raciste edhe në tribunat e stadiumit në Kavadar, ende pa u zbardhur rasti në Kumanovë

Thirrjet raciste në terrenet sportive në Republikën e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të përsëriten. Rasti i fundit u regjistrua në Kavadar në ndeshjen futbollistike Pelisteri – Shkupi. Njëjtë sikur një muaj më parë në Kumanovë edhe në Kavadar u dëgjua refreni i njohur tashmë “le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket”, shkruan Portalb.mk.
Nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut për rastin në fjalë kanë dalur me reagim.
“Pas raportit të delegatit të ndeshjes KF Pelister – KF Shkupi, Komisioni për ndeshjet e FFM-së e ka dërguar KF Pelister në Komisionin Disiplinor për procedurë të mëtejshme. Raporti ka të bëjë me brohoritje fyese nga disa tifozë në ndeshjen Pelister – Shkupi, të luajtur në kuadër të raundit të 3-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut,” thuhet në kumtesën e FFM-së.
Portalb kërkoi qëndrim edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme për këtë inicident të radhës.
Për këtë akt, deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim publik nga funksionarët, siç kishte për rastin kur në ndeshjen e parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë. Ky rast ende nuk është zbardhur.
Kujtojmë se i pari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dje i porositi institucionet kompetentet që t’i dënojnë përgjegjësit e shpërndarjes së urrejtjes.
“Institucionet duhet t’i gjejnë fajtorët dhe t’i dënojnë. Le ta dinë njerëzit se nuk mund të ketë thirrje të tilla, sepse siç e pamë shkaktuan shqetësime në publik”, tha Gashi duke komentuar vonimin e institucioneve në gjetjen e fajtorëve të cilët kënduan këngë raciste në tribunat e sallës sportive në Kumanovë.
Kujtojmë se, mosreagimi adekuat i MPB, prokurorisë dhe lëndëve të pakta me aktgjykim në gjykatë, e ushqejnë edhe më shumë gjuhën e urrejtjes. Këtë e vërtetuan edhe eskspertët e komunikimit politik si dhe organizatat që merren me gjuhën e urrejtjes në analizën e Portalb.mk rreth temës në fjalë.
Kronologjia e reagimit institucional
Më 3 gusht 2025, në ndeshjen e parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, u dëgjuan brohoritje me tone fyese ndaj shqiptarëve si “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”.
Më 5 gusht 2025 Policia dhe Prokuroria thanë se janë thirrë për intervistë zyrtare disa persona përderisa në të njejtën datë ndodhi incidenti në ndeshjen Shkendija-Karabak në arenën “Todor Proeski” në Shkup, kur brohoritja “Ilirida” dhe valëvitja e flamurit “Shqipëri e madhe” nga tifozët shqiptar u cilësua si gjuhë e urrjetjes.
Më 7 gusht 2025, Prokuroria njoftoi se e ka dënuar me kusht dhe dëbuar shtetasin e Gjermanisë që valviti flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, incident ky që ndodhi pas Kumanovës. Për këtë rast autoritetet vepruan me shpejtësinë e dritës.
Më 8 gusht 2025 për Portalb.mk nga policia thanë se “SPB – Kumanovë po merr masa për të zbardhur rastin”, duke u përgjigjur shkurt kështu nga ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut në pyetjen se deri ku është procedura e identifikimit të fajtorëve për thirrjet nacionaliste dhe raciste në Kumanovë.
Më 18 gusht 2025, sërish morëm përgjigjen e njejtë se policia, “po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.”
25 gusht 2025, nuk ka përgjigje nga autoritetet. Po të njëjtën ditë dëgjohet brohoritja e radhës, shqetësuese, por kësaj radhë në qytetin e Manastirit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve