Connect with us

Lajme nga vendi

Rokas: Përfshirja e bullgarëve në kushtetutë, kusht për negociatat

Published

on

Ambasadori i BE-së Mikalis Rokas nga konferenca e përbashkët me ministrin për Çështje Evropiane Orhan Murtezani theksoi edhe një herë se BE-ja rekomandon të merren seriozisht reformat që përfshin grup kapitullin “Themeloret”, besimi në sistemin gjyqësor duhet të përforcohet dhe duhet të ketë dënime të rasteve të korrupsionit të lartë. Rokas tha se BE-ja do t’i mbeshtesë institucionet në ndërtimin e kapaciteteve të tyre për hapjen e negociatave. Rreth ndryshimeve kushtetuese më afat të prolonguar, Rokas përsëriti qëndrimin e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Fon Der Lejen.

“Është e pamundur të spekuloj për hipoteza, por ajo që është e qartë si kristali dhe që do të doja ta them është se kur kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Fon Der Leyen ishte këtu, në të njejtën foltore ajo dha porosi të qartë dhe do të doja ta citoj. E para kishte diskutim për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ajo gjithsesi ju faleminderua Maqedonisë së Veriut për këtë, dhe më pas citoj ’Kemi qëllim të qartë, që të hapet grup kapitulli I parë “themeloret”, sa më shpejtë të jetë e mundur. Pothuajse kemi arritur deri atje, e dimë se bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese që vendi juaj detyrohet t’I zbatojë. Tani na nevojiten përpjekje, bashkëpunim dhe dialog të përbashkët dhe shpresoj se të gjitha palët politike në vend do të bashkohen dhe do ta ndërmarrin këtë hap vendimtarë përpara’ dhe më tej vazhdoi se është e bindur, njësoj siç tha kryeministri se mund të tejkalohen pengesat që ekzistojnë akoma ”, deklaroi Mihalis Rokas Ambasadori I BE-së në Shkup. /Alsat.mk

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat