Lajme nga vendi
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e vlerëson me notën 1 arsimin në Maqedoninë e Veriut
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e vlerëson me notën 1 arsimin në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Janevska foli për parregullësitë e konstatuara për të cilat tha se vazhdon procesi i inspektimit, pas çka do të ndërmerren masa adekuate në pajtueshmëri me ligjin. E pyetur nëse do të mbyllet ndonjë universitet tha se në këtë momentin nuk mund ta thotë një gjë të tillë por nënvizoi se inspektimi do të tregojë se çfarë duhet të ndërmerret dhe kur.
“Kemi zgjedhje në mënyre joligjore të dy mësimdhënësve në Universitetin e Tetovës dhe atje inspektimi vazhdon akoma. Kemi probleme në Universitetin Apostoll Pavle, edhe aty janë konstatuar parregullsi. Kishte problem serioz në Universitetin e Strugës atje e mbyllëm degën për Shkenca Mjekësore. Këto megjithatë janë procese që zgjasin ende dhe janë në fazë analize, pasi edhe ligji për inspektim arsimor jep udhëzime të caktuara se si duhet të veprohet”, tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit.
Lajme nga vendi
RRITJA E PAGAVE: LSM-ja “BLLOKOI” ODAT EKONOMIKE!
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot bllokoi Odat Ekonomike, duke kërkuar që të ulen në tavolinë me punëdhënësit dhe të dakordihen që paga minimale të jetë 600 euro.
Në këtë protestë dolën vetëm 40 njerëz, respektivisht 21 para selisë së Odës Ekonomike të RMV-së dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, që gjenden në ndërtesën e njëjtë në Qendër të Shkupit.
21 është minimum që sipas Ligjit për tubime publike nevojitet për të bllokuar rrugët, kurse Kryetari I LSM-së, Slobodan Trendafilov tha se kanë vendosur për këtë hap pasi ishte publikuar një xhirim I tij dhe fëmijëve se si shfrytëzojnë veturën zyrtare, ditën kur punëtorët bllokuan Kuvendin.
“Punëdhënësit duhet të kuptojnë se miqtë e tyre janë punëtorët, por mund të kenë edhe armiq. Pronarët e njëjtë, nuk lejpojnë organizimin sindikalist në pjesën më të madhe të sektorit privat. Dua të jap një mesazh për punëtorët. Vetëm 1 nga 10 kolegët tuaj, po lufton për pagat tuaja. Mund ta paramendoni se nëse nga 540.000 vetëm 100.000 dalin në rrugë”
LSM-ja javën e ardhshme do ta bllokojë edhe Qeverinë, kurse udhëheqësia e sindikatave paralajmëroi një protestë tjetër të madhe në ditë jopune me transport të organizuar me qëllim që t`u jepet shansi të gjithë punëtorëve të dalin në rrugë.
Data e protestës nuk u saktësua.
Lajme nga vendi
Sadulla Izairi bëri deklaratë solemne si anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor
Pritjet e gjyqtarëve janë të njejta sikur edhe pritjet e qytetarëve ndaj Këshillit Gjyqësor, ndërsa kjo është të kemi një gjyqësor më efikas dhe më të pavarur. Qëllimi ynë i përbashkët, i këshillit Gjyqësor, së bashku me kolegët tjerë, do të përpiqemi të përmirësojmë gjendjet në gjyqësor dhe ta ngritim nivelin e besimit të qytetarëve ndaj gjyqësorit. Ky është qëllimi ynë, tha sot anëtari i ri i Këshillit Gjyqësor Sadulla Izairi, i cili dha deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi.
_L23BPNUIE/large.webp?use_watermark=1)
Izairi theksoi se është anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor me propozim të gjyqtarëve dhe i falënderoi kolegët që votuan për të.
_lHAPRQjeQ/large.webp?use_watermark=1)
Në deklaratën solemne morën pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit Marina Dimovska dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski, i cili ia uroi zgjedhjen Izairit, i falënderoi gjyqtarët që votuan për të, duke shtuar se e kanë bërë zgjedhjen e vërtetë.
_V985MFzjV/large.webp?use_watermark=1)
“Nuk jemi të kompletuar tërësisht. Na mungon edhe një anëtar, i cili duhet të zgjidhet nga Kuvendi. Jemi në pritje edhe të atij anëtari. Ne edhe tani funksionojmë, megjithatë kur të jemi në përbërje të plotë do të mund të funksionojmë ende më mirë. Në dritën e agjendave reformuese mendoj se Këshilli Gjyqësor paraprin nga të gjitha institucionet. Ajo që ishte si obligim, tashmë është bërë nga ana jonë dhe shpresojmë se do të arrijmë, jo vetëm ne por edhe gjithë vendi të lëvizë drejt atyre proceseve”, tha Kambovski.
Lajme nga vendi
Reagimet e BDI-së për provimin e jurisprudencës, Fillkov: Temat nacionalo-romantike, të rëndësishme për politikanët e shekullit të kaluar
Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov ka komentuar akuzat e BDI-së për shkelje penale dhe keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, në lidhje refuzimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, përcjell TV21. Fillkov e cilësoi këtë si temë “nacionalo-romantike”.
Në lidhje me: BDI akuzon ministrinë e Drejtësisë: “Pengimi i shqipes në provimin e jurisprudencës do ketë pasoja juridike”
“Si e komentoni paralajmërimin e BDI-së për përgjegjësi penale? Shikoni, shkurt. Vlerësoj se temat nacionalo-romantike janë…të rëndësishme për ata politikanë të shekullit të kaluar. Siç e thash, ne punojmë fuqishëm dhe me vendosmëri për stabilitet, prosperitet dhe sundim të së drejtës. Tema që i prekin të gjithë qytetarët tanë. Gjithçka tjetër do të mbetet në anën e dhimbshme të historisë”, deklaroi Fillkov.

