Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti i ftohtë në mëngjes dhe me kushte për mjegull në disa lugina. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 14 deri në 21 gradë.
Në Shkup moti do të jetë më i ftohët dhe me kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës kryesisht më diell dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 20 gradë Celsiusë.
Lajme nga vendi
VLEN uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet
VLEN uron nga zemra Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kryeministrin Albin Kurti për fitoren plebishitare në zgjedhjet në Kosovë, një fitore që nuk është thjesht numerike, por morale, historike dhe kombëtare.
Shqiptarët e Kosovës dëshmuan se NUK LËSHUAN PE për drejtësi, NUK LËSHUAN PE për sovranitet dhe NUK LËSHUAN PE për begati. Ata zgjodhën dinjitetin mbi pazaret, shtetin mbi kompromiset e dëmshme dhe të ardhmen mbi të kaluarën.
Kjo fitore u shtri cep më cep të Kosovës, si një dëshmi e qartë se populli e ka bërë zgjedhjen e tij pa mëdyshje: një shtet të drejtë, një qeverisje të ndershme dhe një vizion që nuk nënshtrohet.
Data 28 dhjetor 2025, bashkë me 14 shkurtin 2021, do të mbahen mend si dy nga datat më të rëndësishme të garave zgjedhore në historinë e politikëbërjes së Kosovës, momente kur qytetari u ngrit mbi presionet, mbi propagandën dhe mbi frikën, duke e vulosur kursin e pakthyeshëm të shtetit.
VLEN e sheh këtë fitore si fitore të vlerave që na bashkojnë si shqiptarë kudo që jemi: drejtësi, sovranitet, zhvillim dhe dinjitet kombëtar. Është një mesazh i fortë për gjithë rajonin se kur populli nuk lëshon pe, historia ndryshon.
Urime Kosovë!
Urime Albin Kurti!
Urime shqiptarëve cep më cep!
Lajme nga vendi
Moti sot në mëngjes shumë ftohtë
Në mëngjes kthjellët dhe shumë ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin -9 deri në -2, ndërsa maksimale do të arrijë nga 5 deri në 12 gradë.
Në Shkup, me diell me vranësira të lehta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në -6, ndërsa maksimale do të arrijë 6 gradë.
Lajme nga vendi
Deri më 30 nëntor të këtij viti, nga tatimet dhe kontributet janë mbledhur 3,97 miliardë euro
Deri më 30 nëntor të këtij viti, në buxhetin e shtetit nga tatimet dhe kontributet janë mbledhur 3,97 miliardë euro, që është për 268 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, deklaroi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova.
Siç informoi ajo, ka rritje të të ardhurave nga tatimet prej 6,5% dhe rritje të kontributeve prej 8,7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

