Lajme nga vendi
Toshkovski: Do të ketë arrestime të reja
Rasti me ish nëpunësit policorë të përfshirë në aksionin në Gërçec hap prova edhe për lëndë të tjera. Ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se Prokuroria Publike punon në provat, të cilat, siç tha, janë të vëllimshme dhe së shpejti do të hapen raste të reja.“Në suazë të provave që do të analizohen nga ana e Prokurorisë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, ka një numër të madh provash. Të gjitha provat që do të analizohen janë siguruar nga aplikacioni SKAJ që na e dhanë partnerët ndërkombëtarë, kështu që mendoj se në të ardhmen do të ketë shumë raste interesante për opinion që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm .Toshkovski nuk precizoi nëse rastet që do të vijojnë janë me vepra të lidhura me këtë apo raste të tjera dhe nëse përsëri bëhet fjalë për nëpunës të Ministrisw sw Punwve tw Brendshme. Se fundmi u arrestuan tre persona prej të cilëve dy ish inspektorë kryesorë për tregti të paligjshme që i kanë bartur informacione grupeve të njohura si Duqanxhik dhe Gërçec.“Ky rast është i lidhur me dy nëpunës policor në periudhën kur e kanë kryer veprën penale për të cilat ngarkohen, që sot nuk janë më nëpunës policor, por në suaza të informacioneve që i kam bëhet fjalë për shumë prova në lidhje me veprat konkrete penale. Supozoj se në të ardhshme do të vijojnë shumë raste që janë në lidhje me materialin e dëshmive të siguruar nga aplikacioni SKAJ”, shtoi Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm .Inspektorët e pensionuar i kanë dorëzuar informacione grupit të Gërçecit që nga viti 2019 kur kanë informuar për zbatimin e masave të posaçme hetimore dhe se policia do të bëjë bastisje për çka ka dështuar aksioni policor kundër këtij grupi. Në periudhën e ardhshme edhe për vrasjen e dyfishtë në Çairin e Shkupit për çka ai është arrestuar dhe që ka dhënë deklaratë në stacion policor, ndërsa për gjithë këtë janë paguar mirë. Prokuroria pret që gjykata tu shqiptojë masë paraburgimi.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

