Connect with us

Lajme nga vendi

FFM: MILEVSKI PUBLIKOI LISTËN ME FUTBOLLIST PËR NDESHJET E NËNTORIT  

Published

on

 Seleksionuesi Bllagoja Milevski sot ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet  e radhës  kundër Letonisë më 14 nëntor dhe Ishujve Faroe më 17  nëntor në Shkup

 Në listën e publikuar nga seleksionuesi Bllagoja Milevskit për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, janë përfshirë 27 futbollistët në mesin e të cilëve janë edhe  tre  emra  të ri, si Behar Feta , Marko Alçevskin dhe  Sefer Eminin. Blagoja Milevski  fillimisht para  gazetarëve të pranishëm u dëshiroj mirëseardhje futbollistëve të ri.

  ‘’ Dëshiroj t’i uroj mirëseardhjen dy fillestarëve, të cilët së bashku me Stojçevskin dhe Ilievskin, i cili tani nuk është me ne, i janë bashkuar gjeneratës së fundit të kombëtares nën 21 vjeç. Shpresoj që në të ardhmen të afirmohen dhe të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit që po ndërtohet” tha  Milevski

 Milevski më pas theksoi se ka probleme me futbollist të lënduar dhe nuk janë të sigurt se  a mund të inkuadrohen  në formacion duke  menduar te Visar Musliu, Trapanovski dhe Kostadinov

“Kemi probleme me lojtarë të lënduar dhe nuk do të llogarisim në Tycho Kostadinov, dhe Musliu dhe Trapanovski janë pikëpyetje edhe pse janë në listë. Shpresoj që në ditët në vijim të gjithë të tjerët të jenë të shëndetshëm dhe të aftë për ta vënë veten në funksion të skuadrës. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve dhe synimi ynë kryesor është të qëndrojmë në pozitën e parë. Gjithçka tjetër që do të na sjellin këto ndeshje do të jetë vetëm një plus nga ajo që u nxi në fillim të Ligës së Kombeve”,.deklaroi Milevski

Maqedonia e veriut  pas  katër ndeshjeve të zhvilluara  në grupin  4 të Ligës  C në kuadër të UEFA Liga Kombeve ka 3  fitore dhe 1 barazim dhe ka të sigurt  pozitën e parë. Ndeshja Maqedoni e Veriut – Letoni luhet  më 14 nëntor, ndërsa  Maqedoni e Veriut – Ishujt Farore më 17 nëntor. Të dyja  takimet  zhvillohen nëarenëbn ‘’Todor Proeski’’ në Shkup

Advertisement

LISTA E FUTBOLLISTËVE

PORTIERËT:

Stole DIMITRIEVSKI – Valencia (Spanjë)

Damjan SHISHKOVSKI – Borac Banja Luka (BiH)

Igor ALEKSOVSKI – Rabotniçki

Advertisement

Marko ALÇEVSKI – Hapoel Jerusalem (Izrael)

 

REPARTI I MBROJTJES:

Visar MUSLIU – Paderborn (Gjermani)

Nikola SERAFIMOV – Fehervar (Hungari)

Advertisement

Jovan MANEV – Adana Demirspor (Turqi)

Ezgjan ALIOSKI – Al Ahly (Arabia Saudite)

Bojan DIMOSKI – Akron Tolyatti (Rusi)

Stefan ASHKOVSKI – Sanliurfaspor (Turqi)

Gjoko ZAJKOV – Craiova (Rumani)

Advertisement

Andrej STOJÇEVSKI – Zhilina (Sllovaki)

Behar FETA – Domžale (Slloveni)

Darko VELKOVSKI

REPARTI I MESFUSHËS:

Enis BARDHI – Trabzonspor (Turqi)

Advertisement

Jani ATANASOV – Krakov (Poloni)

Elif ELMAS – Leipzig (Gjermani)

Isnik ALIMI – Sepsi (Rumani)

David BABUNSKI – Dundee United (Skoci)
Sefer EMINI (Sonderjyske (Danimarkë)

REPARTI I SULMIT:

Advertisement

Bojan MIOVSKI – Girona (Spanjë)
Milan RISTOVSKI – Bohemians 1905 (Republika Çeke)
Darko ÇURLINOV – Jagiellonia (Poloni)
Aleksandar TRAJKOVSKI – Hajduk (Kroaci)
Lirim QAMILI – Sonderjyske (Danimarkë)
Dimitar MITROVSKI (Varaždin, Kroaci)
Kristian TRAPANOVSKI (Dundee United, Skoci)

/ TV KOHA /  Shaban Sinani

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat