Connect with us

Lajme nga vendi

Ministrja e Arsimit: Asnjë shkollë nuk ka libra për gjuhë të huaja, do të kenë në shtator të vitit 2025

Published

on

Ministrja e Arsimit she Shkencës, Vesna Janevska pranoi se asnjë shkollë në vend nuk posedon libra për gjuhët e huaja, me të cilat furnizohen nxënësit, përcjell TV21. Janevska thotë se deri më tani nuk ka pasur mundësi që të realizohet furnizimi ndërsa premton se shkollat dhe nxënësit do të kenë libra pas gati një viti.

“Nuk kishte asnjë mundësi për furnizim me libra për gjuhë të huaja që nga qershori, deri më tani. Thirrja për libra për gjuhë të huaja do të bëhet në janar të vitit 2025, dhe në shtator të vitit 2025 do të kenë libra për gjuhë të huaja. Dmth jo në disa shkolla, në asnjë shkollë nuk ka libër për gjuhë të huaja”. tha Janeva.

Lajme nga vendi

VLEN: Është lansuar Masa 2.1, synohet hapja e vendeve të reja të punës

Published

on

VLEN njofton se është lansuar Masa 2.1, sipas të cilës synohet hapja e vendeve të reja të punës.

“Punësim dhe rritje e ndërmarrjeve, pjesë e Planit Operativ për Punësim, një nga iniciativat më konkrete, më të drejtpërdrejta dhe më të fuqishme për nxitjen e punësimeve të reja dhe zhvillimin e ndërmarrjeve në vendin tonë.

Kjo masë synon jo vetëm hapjen e vendeve të reja të punës, por edhe fuqizimin e bizneseve lokale, një hap i madh drejt një ekonomie më të fortë, më të drejtë dhe më përfshirëse!

Të drejtë aplikimi kanë: Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme; Organizatat qytetare të interesuara për krijimin e vendeve të reja të punës; Ndërmarrjet e reja të themeluara përmes Programit për Vetëpunësim në vitin 2024.

Mbështetja financiare për çdo të punësuar është si vijon: 250.000 denarë për të rinjtë deri në 29 vjeç; 220.000 denarë për gratë, romët dhe përfituesit e ndihmës minimale; 160.000 denarë për të punësuarit mbi 29 vjeç që nuk i përkasin kategorive të lartpërmendura.

Advertisement

Përfituesit duhet të lidhin kontratë pune me të punësuarin për një periudhë nga 9 deri në 15 muaj”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Besimtarët muslimanë nesër festojnë Kurban Bajramin, këto janë orët e faljes

Published

on

Besimtarët muslimanë nesër në Maqedoninë e Veriut dhe mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, festë, e cila vijon pas dy muaj pas Fitër Bajramit, i cili nis me mbarimin e agjërimit të Muajit të Ramazanit.

Në ora 04.24 besimtarët në Shkup në RMV do të falin namazin e sabahut, më pas në midis orës 04.40 – 05.39 vijon programi fetar, ndërsa në orën 05.39 falet namazi i Bajramit.

Midis orës 05.45 – 06.05 do të zhvillohet hutbeja e Reis Ulema dhe në fund duaja.

Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në TVM2.

Pas faljes së namazit, muslimanët zakonisht urojnë njëri tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie dhe respekti.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira.

Pasdite në disa pjesë të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri 16, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 26 deri 25 gradë celsius.

Continue Reading

Më të lexuarat